Ka një ngurrim të shtuar të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit për të vendosur “kokat” e listave të kandidatëve për secilin qark, për zgjedhjet e 25 prillit.
Kur kanë mbetur vetëm tre muaj nga data e përballjes elektorale me kryeministrin Edi Rama, PD dhe LSI jo vetëm që nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për të dalë me një koalicion të përbashkët me një listë unike në zgjedhje, por kanë probleme dhe brenda vetes.
Basha ka rënë në hall me “mentorin” e tij politik Sali Berisha, i cili deklaron se ende nuk i është mbushur mendja se ku do të kandidojë, një formë presioni ky mbi liderin demokrat.
Por nga ana tjetër deklarata e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim ia ka “prerë” krahët Lulzim Bashës në lidhje me kandidimin e Sali Berishës për zgjedhjet e 25 prillit, duke e vënë në një pozitë shumë të vështirë, sa nuk di se ku duhet ta “mbytë” ish liderin e PD.
Por çfarë deklaroi ambasadorja Yuri Kim në takimin me kreun e KQZ Ilirjan Celibashi që e ka stopuar Bashën dhe detyruar të zvarrisë ecurinë e formatimit të listave të kandidatëve të PD.
Yuri Kim deklaroi publikisht se, pavarësisht ndryshimit të pushtetit në SHBA, një gjë nuk lëviz, “lista e zezë” për personat “non gratta” që ka shpallur qeveria amerikane dhe se këto përcaktime mbeten në fuqi.
“…duke kujtuar letrën e saj të 31 gushtit drejtuar kryetarëve të partive, ambasadorja kujtoi KQZ-në për përgjegjësinë e saj për t’u siguruar që kandidatët të jenë në përputhje me ligjin shqiptar. Ajo nënvizoi mbështetjen e SHBA për përmbushjen e kërkesave të popullit shqiptar për politikë më të pastër, duke filluar nga politikanë më të pastër.
Në këtë drejtim, ajo përmendi se Sekretari Amerikan i Shtetit ka përcaktuar publikisht individë të caktuar për korrupsion madhor.
Këto përcaktime mbeten në fuqi. Ata ranë dakord që KQZ-ja duhet të marrë të gjitha masat e mundshme, jo vetëm për të mundësuar ndjekjen penale të shkeljeve, por së pari për t’i parandaluar shkeljet, përfshirë duke zbatuar masa për të parandaluar blerjen e votave dhe manipulimin e votave.
Shtetet e Bashkuara mbeten një mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe popullit shqiptar ndërsa ata punojnë për një demokraci më të mirë, udhëheqës më të mirë dhe një të ardhme më të mirë” shkruan ambasada e SHBA-së në Tiranë”, thuhet në deklaratën e dalë nga ambasada amerikane dhe publikuar në adresën e saj në rrjetin social.
Dhe Basha është në dilemë, pasi ende nuk ka diçka publike për ish kryeministrin Sali Berisha, për të cilin akuzat janë se i është refuzuar viza për të udhëtuar në SHBA. Madje dhe familjarëve të tij, duke filluar nga djali.
Akuzat publike kanë ardhur nga kryeministri Edi Rama, i cili më se njëherë e ka sfiduar ish kryeministrin Berisha, nëse udhëton dot në SHBA apo jo. Po kështu dhe numri 2 i PS Taulant Balla e deri tek ish nënkryetari i KLD Kreshnik Spahiu, i cili shprehet i sigurtë se Sali Berisha është person non grata në SHBA dhe nuk mund të udhëtojë drejt këtij vendi.
Për hir të së vërtetës Sali Berisha ka shumë e shumë vite që nuk ka udhëtuar drejt SHBA-ve.
Nga ana e tij, ai thotë se nuk ka aplikuar për vizë amerikane dhe nuk beson se do aplikojë, duke krijuar kështu alibinë për mundësinë e refuzimit të vizës amerikane, siç është përfolur.
Në një emision televiziv, i pyetur për për këtë çështje, Berisha më shumë u përpoq të krijoje alibi përmes mos aplikimit për vizë, se sa të sqaroje atë që është thënë.
“Nuk kam aplikuar kurrë për vizë dhe nuk kam pasur në plan të shkoj. Unë mund të shkoj kur të dua si turist në SHBA, por turizmi nuk është një pasion i imi. Unë mund të shkoj kur të dua dhe sa herë të dua në SHBA, por unë nuk përfaqësoj askënd.
Nuk më është refuzuar viza sepse s’kam pasur asnjë refuzim sepse unë nuk kam aplikuar. Nuk besoj që do të aplikoj sepse unë jam tërhequr nga aktiviteti politik. Kjo është një shpikje e Edi Ramës”, ka thënë Berisha kohë më parë publikisht!
Por burime të besueshme brenda PD bëjnë me dije se kreu republikan Fatmir Mediu, vite më parë i kishte siguruar një ftesë Sali Berishës për të shkuar në “Mëngjesin e Lutjeve” në SHBA, por ambasada e njoftoi që të mos aplikojë sepse atij do t’i refuzohej viza.
Megjithëse deklarim zyrtar nga ana e ambasadës së SHBA në Tiranë nuk ka lidhje me këtë fakt, përpos një deklarate të disa kohëve më parë ku thoshte se Sali Berisha nuk bën pjesë në listën e 170 zyrtarëve shqiptarë të cilët janë shpallur “non grata” në SHBA. Po s’përmendi refuzim vize!
Por fakti që, Sali Berisha tani deklaron se nuk do udhëtojë më në SHBA e bën fare të qartë se udhëtimi drejt SHBA për të ka qënë dhe është i pamundur!.
Çka e ka vënë në një vështirësi të pazakonte liderin e PD Lulzim Basha në lidhje me përfshirjen e Berishës në listat e kandidatëve për deputetë në PD, pasi gjendet mes dy zjarreve: SHBA-së dhe “mentorit” të tij politik, të cilit ka frikë madje dhe t’ia thotë si ide ndalimin e kandidimit.
Ndërkohë që Monika Kryemadhi, nëse i qëndron strikte kërkesës së SHBA për të pasur lista me kandidatë të pastër, e ka më lehtë ta lërë jashtë garës së 25 prillit nënkryetarin e LSI Petrit Vasili.
Refuzimi i vizës për Vasilit gati është pranuar zyrtarisht, pasi ka qënë “Zëri i Amerikës” media që e ka vënë në dijeni kohë më parë Kryemadhin se nënkryetari i LSI është person i padëshirueshëm në SHBA.
Gazetarja e VOA i tha Kryemadhit se “sipas burimeve tona nënkryetarit të LSI-së, zotit Petrit Vasili i është refuzuar viza” por kryetarja e LSI mohoi. Ajo tha se nuk e beson dhe se nëse ka një njeri pa probleme është ai. Megjithatë Kryemadhi shtoi se nuk e vë dorën në zjarr.
“Gazetarja: Sipas burimeve tona, nënkryetari i LSI-së Z. Petrit Vasili është refuzuar viza, mund ta konfirmoni ju këtë gjë?
Kryemadhi: Jo, nuk besoj se i është refuzuar viza, z. Vasili, sepse në qoftë se ka njeri më me pa probleme është z. Vasili, megjithatë unë nuk e vendos dorën në zjarr as për fëmijët e mi dhe as për bashkëshortin tim.
Ajo që dua të them është që në çdo rast, çdo ndarje e informacionit në raste të tilla me ambasadën amerikane dhe me LSI-në ne do të jemi të gatshëm, por mos harrojmë vetëm një gjë që z. Vasili ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të mirë me z. Lu përsa i përket Reformës në Drejtësi dhe ka qenë një nga njerëzit, i cili ka nxitur dhe ka realizuar përfundimin e komisionit AD-HOC të Reformës në Drejtësi në Shqipëri”, ishte dialogu mes gazetares dhe Kryemadhit kohë më parë. Pra, as e pohoi dhe as e mohoi këtë fakt!
Tashmë si Basha ashtu dhe Kryemadhi gjenden para sfidës: të kandidojnë emrat e padëshirushëm nga partneri kryesor i Shqipërisë dhe të përballem me ftohtësinë e SHBA, apo të lënë jashtë listave emra të tillë si ish kryeministri Sali Berisha apo nënkryetari i LSI Petrit Vasili.
Dhe nuk e kanë këtë hall vetëm Basha dhe Kryemadhi! Janë dhe emra të tjërë që përfliten si “non grata” në SHBA. Madje dhe të shpallur zyrtarisht. Do hyjnë në garën e 25 prillit të gjithë këta emra të kontestuar nga partnerët tanë më të mëdhenj SHBA e BE. Të shohim./M.Nikaj-TemA
E ndalon Kodi Zgjedhor kete gje?! Po ik ore se na cate bythen me kete muhabet.
E ndritet me reformen ne drejtesi dhe tani po na cani trapin me listat e deputeteve.
O bace,mos u merzit per bacen tend kriminel,por gjej ndonje bace tjeter ti lepihesh…
Keta 2 pleq kriminel duhen fut ne burg per thirrjet vellavrasese qe bejne(si trump).
Salehu me cv e tij komunisto spiune qe para 90tes i ka aq shume borxhe e i ka sjell aq fatkeqesira popullit sa jo deputet por edhe i lire nuk duhet te jete.
Pas 90tes shkatrroi Shqiperine dhe besimin e popullit me cekun e bardhe,ndolli urrejtjen dhe percarjen me keq nga lufta klasave,beri 97ten me 3000 te vrare dhe mori pasurine e shqiptareve dhe nuk dihet kush e mori,gerdecin e vrasjet ne bulevard…
Thirrjet per lufte per 30 vjet me radhe si vampir….
Kushdo kriminel qe do futet ne liste ,para saliut eshte qelibar
Ambasada Amerikane nuk eshte Ligjevense e Shqiperise , ndaj nuk merren parasysh fare,
ato instiktet e punonjesve te Ambasades .
…
Shqiperia ka ligjet e saj ,dhe zgjedh ata njerez qe sipas Legjislacionit te Shqiperise nuk kane kryer krime ,
dhe jo sipas “Legjislacionit ” te Ambasades Amerikane
Ate “Legjislaconin” e saj,
Ambasada ta perdore kur hyjne ne teritorin e saj, jo ne teritorin Shqiptar, se na fyen inteletin
Baca! Nuk plasi njeri as per bythen tende e as per bythen e Saliut qe ti e ke lepir disa here.Saliu yt do shkoi ne p..n e Sheqeres qe e ka dhjere.
Ambasadorja ka thene per listen publike non grata qe nuk duhet te kandidojne, nderkohe qe ambasada ka thene berisha nuk eshte ne kete liste …. ku dihet qe jane tom doshi dhe gjushi qe te dy bashkepunetore te ngushte te edi rames. Mesa duket kjo i ka djegur shume rames qe ne menyre qesharake kerkon medoemos ta zgjeroje listen me kundershtare politike qe nuk jane aty.
????⚖️??⚖️??⚖️??⚖️??⚖️??⚖️??⚖️????⚖️??
Zoti vonon, por nuk harron.
Sali Kermes dhe Petrit Vasilir tani u han buken pulat nga duart.Si kriminel te ndyre qe jane nuk i ze gjumi nga SPAK-u dhe BKH=mit.Shpetimin nga burgu e shohin tu dal shpirti ne Palament,por KIM u ka bere mutin ne fytyre.Malsori Boston
Te dy keta e kane te hequr vizen nga shqiptaret, krshtu qe amerika e ka me te thjeshte. Le te bejne nje parti me vete, ketu ne shqiperi mjafton nje tavoline ne trotuar dhe tju kerkosh qytetareve qe kalojne, me hidh nje firme ketu se me duhet te krijoj nje parti. Vasili, berisha, Llalla ku do kete dhe te tjere, mund ta bejne nje parti. Vasili ka filluar te jape lajme çdo dite, ka te dhena per analist, keshtu qe te shkoje tek çani ta promovoje. Ku na mblodhe moj kasolle, nje loqe e tjetri bole.
Kujtojme qe Partia Demokratike ka shume mundesi te jete 1 hap larg, para se te futet ne listen e partive terroriste nga SHBA si hamas ne Palestine p.sh , ju kujtohet fillimi i djegieve te SHKOLLAVE ne prag te zgjedhjeve te 2017 ? !
?????? Anerikë mos na lerë në baltë .
Pa ty, lubija mund të na kthehet përsëri në pushtet .
Do te mjaftonte nje lajm i tille qe PD dheLSI te bojkotoheshin nga shqiptaret,ne se nuk nxjerrin nga lista kedo qe nuk mund te udhetoje ne SHBA.Po keshtu cdo parti qe guxon te fute ne liste persona me te kaluar kriminale,perfshi PS .Jo per servilizem ndaj amerikaneve ,por per respekt ndaj shqiptareve dhe te drejtes se tyre per te patur perfaqesues te denje.Ne se organet tona te drejtesise akoma nuk veprojne ,te pakten le tu besojme amerikaneve te cilet kane informacione te sakta nga organe te specializuara qe nuk mund te blihen dhe shiten si gjyqtaret apo prokuroret tane milionere..Eshte rasti qe te gjitha partite te bejne nje pastrim rrenjesor.Eshte rasti qe forca te reja sidomos ato qe nuk lidhen me berishizmin dhe Berishen te perfitojne nga momenti per te krijuar nje levizje liberale te qendres se djathte qe i mungon Shqiperise.Sepse nuk mund te pritet politike e paster nga figura te degjeneruara dhe korruptuara deri ne palce si Basha,Meta apo banditi Berisha.
Habitem pse USA nuk e ka shpallur akoma terroriste partine dem-o-kraturen,dhe Saliun kryeterrorist?!
O bace,mos u merzit per bacen tend kriminel,por gjej ndonje bace tjeter ti lepihesh…
Keta 2 pleq kriminel duhen fut ne burg per thirrjet vellavrasese qe bejne(si trump).
Salehu me cv e tij komunisto spiune qe para 90tes i ka aq shume borxhe e i ka sjell aq fatkeqesira popullit sa jo deputet por edhe i lire nuk duhet te jete.
Pas 90tes shkatrroi Shqiperine dhe besimin e popullit me cekun e bardhe,ndolli urrejtjen dhe percarjen me keq nga lufta klasave,beri 97ten me 3000 te vrare dhe mori pasurine e shqiptareve dhe nuk dihet kush e mori,gerdecin e vrasjet ne bulevard…
Thirrjet per lufte per 30 vjet me radhe si vampir….
Kushdo kriminel qe do futet ne liste ,para saliut eshte qelibar
Kur lexoi disa komente ketu mendoj se ai ose ajo qe vuajne per keta kriminel te mallkuar çfar Kane te perbashket,mos valle jane nga ata militantet e tyre qe kane vjedhur, plaqkitur,kultivuar hashash e droge e ndoshta edhe Kane vrare njerez, sidoqofte sot e ka te qarte edhe bota se e keqja me e madhe JO vetem per shqiperine por edhe rajonin eshte pikerisht sali berisha me tbijt bashen e fazlliqin dhe jashteqitjet e tij si vasilli, gazialem bardhi, palloka, salianji, alibeaj, braimllari e deri te ai zogu i magarit krriqi kelliqi te cilet shqiptaret duhet ti denojne me vote si deri me tash dhe kur amerika i fut ne liste te zeze ateher edhe drejtesia shqiptare duhet te vepron.
Baca! Nuk plasi njeri as per bythen tende e as per bythen e Saliut qe ti e ke lepir disa here.Saliu yt do shkoi ne p..n e Sheqeres qe e ka dhjere.
Ne këtë koment po ju bëj të njohur vetem një pjesë të letres time që ja kam derguar ambasades USA në tiranë. Unë Sudja e varrit të bamit, shikuese e nivelit të lartë e filxhanit të kafesë, kam qënë dje e ftuar në vilen e vjedhur nga Sali Berisha në lalz, dhe kam shikuar filxhanin e kafesë të disa kurvave dhe kurvarve të ndryshem që ndodheshin aty. Me deshiren time dhe pa qënë e shtyrë nga askush, dua t’ju tregoj çfarë kam parë në filxhanin e kafesë të Sali Mutit i cili as nuk më pagoj, por më tha që duhet të jem e nderuar që shikoj filxhanin e liderit të perjetshem të demokracisë shqiptare. Megjithse thonë që falli i fixhanit nuk tregon asgjë, unë ju them që shikimet e mija dalin në pergjithsi 99% të verteta. Publikut po i tregoj vetem disa nga gjërat që kam parë në filxhanin e Pshurranit : kam parë në filxhan që në vitet 90 – 92 Sali Berisha dhe Azem Hajdari kanë blerë votat me dollarë amerikan fallco, ku në Tropojë i shperndante Nurie Hajdari dhe një grua tjeter ( që tani është e vdekur ) shoqe e Nuries. Po ato vite, ka denuar drejtoreshen e bankes së Tropojes me burg, ngaqë nuk ju është bindur atyre 2 Pe-Derave për të abuzuar, vjedhur dhe shperdarë paratë e bankes militantave-zagarë që në atë kohë formonin turmen në mitingjet e tyre. Në ato vite e deri në vitin 1997 Sali Kurv-UDB-shi ka krijuar rrjetin e kalimit të Kurdëve nga Rinasi për evropë, e kryesisht për në Itali me ( gomonet ) varkat e shpejta të drejtuar dhe organizuar nga Sali Berisha, Azem Hajdari, Agron Musaraj (min. i brendshem ), Ferit Breçani (aeroporti rinas ) etj etj. Shumë drejtues të ketyre gomoneve për tju shpetuar rojeve Italiane i kanë hedhur në detë shumë kurd, ku shumë janë mbytur. Shumë nga keta Kurdë janë mashtruar dhe u janë vjedhur dollarët apo markat, nga gomonistat duke i ngarkuar ata në Vlorë e duke i zbarkuar në Durres apo Lezhë apo e kunderta , duke i mashtruar sikur janë në bari të italisë. Aeroporti i rinasit gjatë viteve të 2 qeverisjeve të berishes ka qënë shtabi qendrorë i trafikut të udhëtarve me dokumenta fallco, shqiptar, turq, afgan, arabë etj etj, si dhe i droges i dirigjuar nga zagarët e berishes ( kryesisht tropojanë ) dhe djalit tij Sh-berisha. Kam parë në filxhan që gjatë 2 qeverisjeve të Pe-Derit Berisha, shumë vajtje – ardhje me nga 2 – 3 kamiona çdo rrugëtim ,të mbushur me paketa cigaresh që vinin nga kufiri i Malit të zi – shkoder – tiranë -Durres me drejtim final Italinë, ku në vitin 1997 atokollonen e kamionave të kontrabandes së cigareve e ka drejtuar min. i brendshem Agron Musaraj ku në veturen e tij ishte si bodigard një tropojan (E.B ), të cilët janë ndaluar nga një post-bllok policie në rrethinat e shkodres dhe pas nderhyrjes së min. – brendshem, autokollona ka vazhduar rrugen. Kam parë në filxhan që Sali Berisha në vitin 1997 ka liruar nga burgu të gjithë kriminelat më të ulët me qellim që të shperndajë vemendjen e popullit nga ai, tek krimet e ulta që keta shkerdhata bënin në popull, ku një nga bandat Berishjane ishte banda e zones së Milot- Mirdites që qellonin pa paralajmerim mbi veturat që kalonin naten e vidhnin të vrarët në vetura deri edhe brekët, sytjenat e çorapet e najlonit të grave të vrara. E shikoj në filxhan që Sali Qelbesira në vitin 1997 abuzoj me mekaniken e shtetit dhe i pajisi me pashaporta diplomatike mbi 200 persona, zagarë, qelbesira, hajdutë, vrasës etj etj që kishin kryer krime në shqiperi per llogari të Berishes, për të ikur nga drejtesia legale dhe janë strehuar në shtete evropjane si azilanta politik. Kam parë në filxhan që trafikun e droges shqiperi – evropë drejtohej nga rrethi i ngushtë i Pe-Derit Berisha. Kam parë në filxhan të Berishes që është shumë i merzitur nga rezultati i provimit të parë në ushtrimin e profesionit të trafikantit të armëve të djalit tij Shkelzen faqekuqes, ku gjatë ketij provimi mbeten të vrarë mbi 30 persona, dhe mbi 10 – 15 shtepia të rrafshuara në fshatin Gerdec. Kam parë qartë në filxhan që Berish Pe-Deri është anti-amerikan i betuar dhe spihun i Serbisë, që kjo ( serbia ) e ka ndihmuar bashkë me rusinë në finanacim dhe keshilla per të qendruar sa më gjatë në politiken e shtetit shqipëtarë si agjent në sherbim të tyre etj etj etj. “”detajet per shumë vepra të tjera si vjedhje, drogë, trafik human, vrasje etj etj etj ja jap vetem ambasades amerikane, si dhe datat dhe emrat e qelbesirave që i kanë kryer keto akte me dijeninë dhe aprovimin e krye Pe-Derastit Sali pshurran Berisha””
Nuk e di se cdo te thuash ti me shikimin e filxhanit , nuk ta ka fajin as filxhani dhe as Salia , ta ka fajin populli shqiptar vari lesht , duke pere se cfare i beri ne 1997- Salia , populli bageti e solli prape ne qeverisje Salien ne 2005 , dhe perfundimet e kesaj llogjike dihen , vitet me te zymta te Shqiperise dhe shqiptareve ……..kulmi eee te sjellesh Sali Berishen ne 2005 ne krye te shtetit , keshtu qe nuk eshte nevoja te shikosh filxhanin , jo ti shikoje se mund ta kesh biznesin personal fitimprures , asnje problem , por me shqiptaret mos ve kure bast …….jane kahil te sjellin Saliun prap ne 20021 -shin , dhe te bejne Meten prap President …..lloji i bagetise ….
KQZ duhet të sigurojë listën e të ndaluarëve për të udhëtuar drejt SHBA dhe nga kjo listë të skualifikojë nga kandidimi për deputet të gjithë banditët, nga cilado anë qofshin, të majtë apo të djathtë.
Kjo do të jetë një punë shumë e mirë e stafit të KQZ dhe besoj, që ka mundësi të realizohet plotësisht, duke bashkëpunuar me Ambasadën amerikane në Tiranë.
Unë shpresoj!
Lodheni kot me hamendesime dhe me fjale boshe sepse Berishen as e ka gjet dhe as ka per ta gjet gje nga ju dhe nga askush sepse ne krahasim me rilindasit e juaj qe nga Rama,kryehajduti Ahmetaj,maskarai Gjiknuri 360 miljonshi Balla,Tom Doshi dhe kryemashtruesi Veliaj nuk eshte e nuk mund te krahasohet me pastertine e ndershmerine e Berishes.