Çfarë mund të kuptojmë nga ecuria e deritanishme e procesit të vaksinimit për sëmundjen Covid-19?

24 Janar 2021, 11:13Blog TEMA

Nga Ilir Beqaj

U mbush një vit e bashkëjetesës me Covid 19. Deri më tani pasojat kanë qënë shumë të rënda. Jetësore, shëndetësore, ekonomike, sociale. Prej muajsh kemi krijuar pritshmëri të larta për vaksinimin. Duhet pranuar se kësaj here industria farmaceutike botërore arriti të bëjë në pak se 1 vit atë që zakonisht ishim mësuar se duheshin vite e vite.

Prej disa javësh vaksinimi ka filluar të zbatohet në vende të ndryshme. Disa vende, edhe pse në pak javë, ia kanë dalë të vaksinojnë një numur të konsiderueshëm banorësh të vendeve përkatëse. Spikasin Izrael, Mbretëri e Bashkuar, SHBA.

Të tjera vende të zhvilluara kanë deklaruar se do t’u duhet i gjithë 2021 të vaksinojnë të gjithë popullsinë. Por kjo vlen për vaksinimin e parë. Nëse po pranohet se imuniteti prej vaksinës zgjat 6 muaj, si do të përshtatemi me nevojën për t’u rivaksinuar? Po me mutacionet si psh ky i radhës i shfaqur fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut dhe tashmë prezent në 50 vende të ndryshme të botës si do të përshtatemi? Ka një lajm të mirë paraprak se zhvilluesit e vaksinave nuk e kanë të vështirë të përshtasin prodhimin e tyre ndaj mutacioneve por gjithmonë ka një dritare kohe nga evidentimi i mutacionit deri te prodhimi i vaksinës që e përfshin mutacionin e rradhës.

Përgjithësisht, vendet, nën këshillimin e ekspertëve të shëndetit publik, e kanë filluar vaksinimin me moshat më të mëdha duke konsideruar që organizmi i tyre është më i brishtë dhe të moshuarit kanë edhe sëmundje jongjitëse bashkëshoqëruese.

Deri në 22 janar 2021, Izraeli ka ekzekutuar rreth 3,6 milionë doza vaksinash apo sa 40 % e popullsisë. Nuk do të thotë se është vaksinuar 40 % e popullsisë pasi duhet të ketë jo pak persona që kanë marrë dy doza. Vetëm në intervalin kohor nga 11 janar në 22 janar 2021, Izraeli ka ekzekutuar 1,6 milionë doza vaksine. Në të njëjtën periudhë 11 ditore, Izraeli ka 88 mijë raste të reja pozitive apo rreth 15 % të të gjithë rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë në Izrael.

Deri në 22 janar 2021, Mbretëria e Bashkuar ka ekzekutuar rreth 6,350,000 doza vaksinash apo sa 14 % e popullsisë. Nuk do të thotë se është vaksinuar 14 % e popullsisë pasi duhet të ketë jo pak persona që kanë marrë dy doza. Vetëm në intervalin kohor nga 11 janar në 22 janar 2021, Mbretëria e Bashkuar ka ekzekutuar 3,5 milionë doza vaksine. Në të njëjtën periudhë 11 ditore, Mbretëria e Bashkuar ka 500 mijë raste të reja pozitive apo rreth 14 % të të gjithë rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Deri në 22 janar 2021, SHBA kanë ekzekutuar rreth 19 milionë doza vaksinash apo sa 5,8 % e popullsisë. Nuk do të thotë se është vaksinuar 5,8 % e popullsisë pasi duhet të ketë jo pak persona që kanë marrë dy doza. Vetëm në intervalin kohor nga 11 janar në 22 janar 2021, SHBAtë kanë ekzekutuar 9,85 milionë doza vaksine. Në të njëjtën periudhë 11 ditore, SHBAtë kanë 2,33 milionë raste të reja pozitive apo rreth 9,2 % të të gjithë rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë në SHBA.

Nga sa më sipër rezulton se në 11 ditët që ka ndodhur një vaksinim me ritëm të lartë ka edhe një numur rastesh të reja krahasimisht shumë të lartë. Sigurisht që jo menjëherë prej vaksinimit fitohen antitrupat. Nga dita e vaksinimit do të duhen disa ditë sa të fitohet imuniteti, qoftë 6 mujor. Për më tepër që imuniteti në nivele shumë të larta arrihet pas dozës së dytë të vaksinës e cila thuhet se duhet të merret dy javë pas së parës (vetëm Jonson&Jonson pritet të ofrojë vaksinim me vetëm një dozë).

Por dëshiroj të hap një parantezë lidhur me përparësitë e grupeve të ndryshme që do të vaksinohen. Përparësia është një funksion, sipas meje, me më shumë se një variabël. Një person me imunitet jo vetëm që mbron shëndetin e vet, por edhe nuk shërben si vektor përhapës i virusit. Një i moshuar mund të ketë shëndet më të brishtë, por është shumë më pak aktiv dhe për pasojë është më pak i rrezikshëm në përhapjen e virusit. Një tjetër element jo i parëndësishëm është edhe nevoja ekonomike e profesionistëve të caktuar për të vazhduar aktivitetin vetjak ekonomik qoftë si i punësuar, qoftë si i vetpunësuar. Dikush që e ka të domosdoshme punën për të (mbi)jetuar duhet t’i jepet përparësia për t’u vaksinuar. Është më e lehtë të imponosh kufizime në lëvizje dhe jetë aktive për të moshuarit sesa për një nxënës/student apo një person në moshë pune.

Vaksinimi ka një funksion të dyfishtë. Mbron shëndetin vetjak dhe ngadalëson përhapjen e virusit sepse ul numrin e personave që mund ta përhapin në njësinë e kohës.

Edhe pse vaksinimi është tashmë një realitet, mesa duket do të duhet të bashkëjetojmë edhe ca kohë me dy gjëra që janë në kundërshtim me njëra tjetrën. Përhapja e infeksionit dhe vaksinimi. Deri kur vaksinimi të mundë infeksionin plotësisht, do të duhet të bashkëjetojmë relativisht gjatë edhe me distancimin fizik edhe me mbajtjen e maskave.

1 komente në “Çfarë mund të kuptojmë nga ecuria e deritanishme e procesit të vaksinimit për sëmundjen Covid-19?”

  1. BARDI says:

    TE QANE SHPIRTI PER MJEKSIN ,SIGURISHTE SE TE PAME QE KE BERE HAPA GJIGANTI NE SHERBIM TE MJEKSIS.TI JE NJE NJERI QE ESHTE TURP QE KE PASUR BABA HAMIT BEQEN.AI ISHTE MISHERIMI I INTELEKTUALIT NE SHERBIM TE POPULLIT DHE ATDHEUT.ISHTE NGA NJERZIT QE I DHA SHUME SHQIPRIS ,POR TI MORE DJAL KE QENE DHE JE TURPRURSI I TIJE.SE BASHKU ME ATE QE TE BERI MINISTER PER SHENDETESIN,PER TE MARRE SA ME SHUME PREJ SAJE PER VEHTEN TUAJ.ISHE AI QE TU DHANE 400 MILION EURO TENDERa dhe si fillim perdore cekapin 35 milion euro me te cilen per turpin vetem vitin e pare u fituan 15 milion euro nga bashkepunimi i juaj me zzonjen vilma.ajo ska faje se ju gjetet xhami ku te faleshit dhe ti e di mire qe ne shume vende te botes madje dhe te komshijte tane nuk perdoret se ,sepse ti edi shume mire por tek ne ju e perdoret se kishit fitimet e juaja.NUK PO ZGJATEM ME KETE POR ME TENDERAT E TJERE PER TE FITUAR MILIONAT E TJERA .TI JE NJE PERBINDESH ZOTRI DHE JE NJERIU ME I KORRUPTUAR SE BASHKU ME MIKUN TENDE NDAJ DHE AMERIKA TE QUAN NJERI TE PA DESHERUAR DHE E KE DHE TI VENDIN SE BASHKU ME ATA VIPAT E TJER QE DO JU VIJE RADHA PER TE KALUAR JETEN NE BURG.E SHIKON TI QE ME GJITHE SE JE I TILLE MIKU YT TE KA VENDOSUR SI KOMISAR NE SHKODER PER FUSHATEN E LEKTORALE.TI SDUHET TE QASESH AS DERI NE BUNE TE KANE CUAR PER NUSERIM NE SHKODER.NUK PO ZGJATEM SE ESHTE DHE KOHE FUSHATE DHE E VERTETA POPULLI SKA KU VEJ GISHTIN POR NGA E KEQJA JU JENI ME TE MIRE SE SIPAT THENE I NDJERI KRYETAR I KUVENDIT TE SHQIPRIS PJETER ARBENORI JU SJENI SPCIALISTA POR JENI SPECIALISTA .SIGURISHTE QE SI THA KRYETARI JUAJ KUR CAKTOI GJENIUN PER MINISTER TE JASHTEM ,KUR KETE DETYRE E BERIALDO BUMCI SI TE MOS E BEJE GJENIUEDHE TI XOTROTE KUR U BE MINISTER SHENDETSIJE NARD NOKA SI TE MOS E BESHE TI E TE PERPUNOSHE PER SHENDETESIN 400 MILON TENDERA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje