FOTOT/ SKANDALI: Andi Lila i kthen zyrat e Sindikatës së futbollistëve në seli të PD-së

3 Shkurt 2021, 15:36Sport TEMA
FOTOT/ SKANDALI: Andi Lila i kthen zyrat e Sindikatës së

Ish futbollisti kavajas Andi Lila, prej kohësh është përfshirë në fushatën elektorale të PD-së, ku është dhe një ndër kandidatët për deputet të kësaj force politike.

Pas këtij angazhimi, Lila është vetshpallur dhe Ministër Sporti i PD-së.

Deri këtu ai është në të drejtën e tij, por ajo që nuk është legjitime në këtë aktivitet të Lilës, është marrja peng dhe politizimi që i ka bërë “Sindikatës së Futbollistëve shqiptar” ku ai është dhe kryetar.

Sindikata që të jetë e besueshme dhe të shërbeje realisht për të mbrojtur të drejtat e futbollistëve, duhet që mos të ketë asnjë ndikim politik. Aq më tepër siç e ka deklaruar dhe vetë Andi Lila, politika duhet të mbajë larg duart nga futbolli.

Për ta bërë dhe më jo legjitime tashmë Sindikatën, Lila ka vendosur që ta kthejë atë në një seli të Partisë Demokratike, ku sot ai ka zhvilluar një mbledhje me disa antarë kryesore të degës së PD Kavajë.

“Kënaqësi kur çunat e Kavajës mblidhen!

Ishin bashkë në rrëzimin e diktaturës,tani janë bashkë në fitoren e 25 prillit”, shkruan Andi Lila që ka postuar fotot e takimit nga zyrat e Sindikatës së Futbollistëve. (TemA)

3 komente në “FOTOT/ SKANDALI: Andi Lila i kthen zyrat e Sindikatës së futbollistëve në seli të PD-së”

  1. Nuk kuptoj says:

    Sa vjec eshte Andi Lila, bashke me ata cunat, qe kane mare pjese ne rrezimin e diktatures me 1990?

  2. Viola says:

    Po pse jo kur Duka ka kthyer federaten ne kamikaz kunder Rames.Ky Andi dikur ka bere edhe ndermjetesin me Duken per te hyre ne kombetare .

  3. veri says:

    Po MUMEN e vet e ka fut ne sindikate…. Ky eshte komplet RRK….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje