LETRA: Pacientja tek “Senatoriumi” tregon anën tjetër të spitalit që i ka shpëtuar jetën

3 Shkurt 2021, 21:04Sociale TEMA

 

Nga Julita Veleshnja

I nderuar Z. Kapisyzi,

Nisur nga situata mediatike e krijuar mbi sherbimin dhe trajtimin e pacienteve ne spitalin universitar ” Shefqet Ndroqi” e çmoj te arsyeshme te shprehem objektivisht si ish paciente e ketij spitali, tashme e rehabilituar duke tejkaluar cdo problematike shendetesore krijuar si pasoje e COVID -19. Prej afro 11 ditesh jam perpjekur te fitoj betej ndaj kesaj semundjeje ne ambjentet e shtepise por rezultuan te pasuksesshme duke renduar dhe perkeqesuar gjendjen time. 

Ne daten 27 nentor duke mos suportuar dot me veshtiresite ne frymemarrje, temperaturen prej 11 ditesh prezente dhe pafuqine rrenuese trupore jam gjenduar ne dyert e spitalit universitar ” Shefqet Ndroqi”, perpos shqetesimeve te mesiperme shtuar dhe gravidance ne javen e 26 asokohe. 

Sapo kam mberritur jam pyetur mbi shqetesimet qe ndjeja dhe kam marre ndihmen e pare ne urgjencen spitalore. Pas kesaj filluan ekzaminimet per te konkluduar saktesisht mbi gjendjen time. Rezultati i se gjithes ishte shtrim i domosdoshem dhe trajtim spitalor. Gjithe sa ndenjta, ekzaktesisht nga data 27 nentor deri me 4 dhjetor 2020, ne intervalin prej 9 ditesh jam trajtuar dhe sherbyer humanisht dhe denjesisht nga infermieret e spitalit. Kam ndare dhomen prej 8 ditesh me te ndjeren znj. Liljana Kalemi per te cilen ndjej thellesisht keqardhje per largim te parakohshem nga jeta. 

Mund te flas nen pergjegjesine time te plote juridike mbi gjendjen e saj, sesi sherbehej aty apo sesi trajtohej nga personeli mjekesor. Gjithcfare do te rendis jane situata te para objektivisht, refuzoj te keqinterpretohen apo lexohet mes rreshtash.

E ndjera znj. Kalemi ka mberritur ne spital me gjendje jo te mire shendetesore, gjendje qe u agravua me tej me kalimin e diteve. Kujtoj qe ne ditet e para kishte mundesine e bisedes, ushqehej dhe trajtoheshim njesoj me korrektesi. Ne asnje moment, edhe pse ne moshe shume here me te re, shtuar edhe vazhdimesine e nje gravidance te veshtire, une nuk kam paramenduar se jeta ime vlen me teper se e dikujt tjeter, perkundrazi te gjithe luftonim njesoj ndaj pabesise se semundjes. 

Znj. Kalemi mbikqyrej dhe kontrollohej me shpesh nga personeli mjekesor, shume me shpesh sesa une. Ne asnje moment nuk i ka munguar ndihma e kerkuar. Ndjej keqardhje per kaq shume aludime ne media se ne spital nuk paskesh patuar as termometer. Temperatura na matej disa here ne dite, fillimisht me mates elektronik dhe ne rast dyshimi mbi pasaktesi, me mates me zhive. Eshte e vertete se e ndjera ka kerkuar termometer nga familjaret e saj por une them me bindje se per intervalin prej 8 ditesh qe bashke kemi ndare te njejten dhome, asnjehere nuk i ka sherbyer ta perdorte. Ne spital shkohet t’na sherbejne pasi pretendohet se jemi te pamundur, por jo te vetesherbehemi. 

Nje tjeter moment i rendesishem ku duhet te ndalem eshte largimi i tavolines se saj te ushqimit. E thene ne kete trajte tingellon makabritet duke larguar apo stepur shume te semure te tjere te cilet tanime nuk do guxonin te pranonin sherbim te specializuar mjekesor sado ne nevoj qofshin! Organet kompetente duhet te hetojne saktesisht kohen kur dergoheshin mesazhet e saj drejtuar familjareve, nese nga datat derguese rezulton se deri brenda dates 4 dhjetor kur une kam lene ambjentet spitalore ka ndodhur,  kjo situate jo vetem eshte e pazakonte por mbi te gjitha eshte e pavertete. Nese ka ndodhur pertej kesaj date duhet hetuar saktesisht mbi ngjarjen. Ndermjet shtreterve eshte ndodhur vetem nje komodine per mungese hapesire, vend ku vendoseshin ushqimet qe na adresonin familjaret. Ne mungese te kesaj hapesire  znj.Liljana kerkoi ti shtohej nje karrike ku te vendoste ushqimet, kjo e beri te veshtire me kalimin e diteve nderhyrjen e infermiereve per tu kujdesur per te, madje as stativi i sorumeve s’po gjente me vendin e tij te qendrimit, duhej detyrimisht te tejkalohej karrikja e tejmbushur me pas te merrte e ndjera sherbimin sipas rendit te percaktuar orar. 

 Nisur nga kjo, u arsyetua se komodina do ishte e perbashket dhe karrikja do te zhvendosej. Keshtu ne ndam perbashket te njejten komodine ku e ndjera arrinte lehtesisht lengjet e saj per ti konsumuar apo mjete te tjera te domosdoshme, ndonese karrikja tanime ishte zhvendosur pa nje funksion tjeter brenda dhomes. Asnjehere nuk ka ndodhur qe t’mos jete ushqyer apo maltrajtuar si eshte paraqitur rasti ne media. Absolutisht flas per te gjithe intervalin e diteve qe bashke ndame te njejtin mjedis qendrimi. Ushqimi asnjehere nuk ka munguar apo eshte vonuar nga spitali, ketu duhet te merren edhe deshmi te paciente te tjere. Shperndahej cdo dite njesoj, ne te njejtat orare sipas regjimit spitalor. Znj. Kalemi shume pak ushqehej me ushqimet e ofruara nga spitali, preferonte ato te shtepise te sjelle nga familjaret, edhe ato here pas here i refuzonte se ishin ftohur apo s’ishin mjaftueshem likuide per tu kaperdire.

 I vetmi shqetesim qe dua te ngre me ze te larte eshte mospranimi i ushqimeve te sjella nga familjaret ose se paku kontrolli paraprak i tyre. Jo gjithmone te afermit tane kane kultuten e mjaftueshme mjekesore dhe here pas here ne vend te permiresimit si padashur demtojne shendetin e pacienteve te shtruar. Kete e them pasi zonjes Kalemi i mberrinin ne dhome te adresuara per te, lengje te konservuara frutash me embelsues  duke ditur se ajo vuante nga diabeti dhe ne nje prej diteve nga konsumi i tyre diabeti i saj arriti ne shifra te larta, gje qe e shqetesoi dhe u desh nderhyrja e menjehershme e mjekeve ti injektonin dozen e duhur te insulines per ta normalizuar. E ndjera ishte e oksigjenuar dhe si pasoj nuk i kryente nevojat fiziologjike ne tualet, ishte i detyrueshem per te defektimi ne pampers. Zotohem se asnjehere nuk i eshte vonuar sherbimi per ta pastruar dhe nderruar, askush nuk ka ngritur zerin ndaj saj ne asnje moment qofte edhe ne mbremjet vone kur infermieret dukeshin te drobitura. 

Ne i shihnim infermieret/infermieret sesi nuk gjendeshin neper korridoret e zbrazur pasi vraponin neper dhomat e pacienteve. Kujtojme se kohet kane qene te veshtira, ku numri i te infektuarve ishte i larte, ku vinin autoambulanca dhe ktheheshin serish pasi nuk kishte me shtreter dhe ne ishim aty, falenderues ndaj zotit qe e gezonim nje shtrat dhe merrnim nje sherbim. Nuk duhet te ligjerojme dhe te behemi puritan pa njohur dhe pare se afermi cfare ka ndodhur. Natyrisht qe askush nuk ndjehet mire kur sheh veten sesi semundja ia ka reduktuar fuqite, sesi s’po mundet dot te kryej aktivitetet utilitare te meparshme, por kjo eshte barra e te zenit nje shtrat spitalor dhe ku fjalet inkurajuese te mjekeve se ‘ keto jane vetem dite kalimtare’  te mbushnin me shprese! 

Ne daten 4 dhjetor, te fundit diteqendrim ne ambjentet spitalore kam pare vete infermieren Xhesi sesi e ushqente zonjen me doren e saj, me kujdes dhe pa nxitim. Mirenjohje dhe respekt i jashtezakonshem per durimin e saj dhe urtesine e shfaqur. Njesoj permendur dhe Bona, nje tjeter infermiere durimtare dhe e papertuar. Ndjese ju lutem per moskujtim te shume emrave te tjere qe realisht jane gjendur dhe sakrifikuar, djem dhe vajza te shkelqyer ne sherbim dhe inkurajues ne dialog. Pas dyerve te dhomave nuk di t’ju them ç’kompromise behen por nese zonja Kalemi do te ishte midis nesh do ti bashkangjitej optikes sime per sherbim human dhe durim te shfaqur! 

Gjate gjithe diteve te qendrimit tim aty, asnjehere nuk me eshte dashur te blej sherbimin me ndihmen e te  ardhurave. Me mua kjo jo, nuk ka ndodhur! As nuk kam ofruar dhe as nuk me eshte ofruar kush t’me kerkoi detyrimisht. Absolutisht edhe une ashtu sikurse gjithe opinioni publik kerkojme qe organet kompetente te vendosin ne pozitat e fajtorit sharlatanet, zhvatesit dhe hartuesit e skemave te mashtrimit. Ne optiken time eshte e mjergullt pergjigja se nese zonjes Kalemi i eshte mohuar ushqimi atehere perse nuk ia kerkonte infermiereve?! Perse ne asnje moment asnje infermier nuk ka dijeni mbi pangrenesine e saj, veç zonjes Alldervishi? Po, eshte e vertete se kjo e fundit vinte disa here ne dhomen tone dhe i sherbente te pakten per aq dite sa une isha aty. Sherbimi synonte qe nga veshja e corapeve deri ne ushqimin e saj apo nderrimin e rrobave te ndotura. Qe sapo u gjendem ne te njejten dhome, zonja Alldervishi u prezantua si sanitare, realisht nuk llogaris dot periudhen kohore kur kjo e fundit eshte kamufluar si infermiere, edhe vete zonja Liljana e dinte mirefilli se ishte nje sanitare madje jo ne pavionin ne te cilin ne ishim. Mbi ceshtje kaq te rendesishme qe prekin dhe ngrene peshe opinionin publik mendoj se duhet hetuar dhe investiguar mbi vertetesine e mesazheve te se ndjeres derguar familjareve te saj.

Jam absolutisht e pergjegjshme te deklaroj dhe te mbroj deshmine time se zonja ishte e perndjekur nga ankthi dhe frika e shtuar dhe ne ditet kur gjumi i saj i nates ishte tejet i qete. Ndoshta e gjithe kjo nga  presioni i jeteve te humbura apo kur ne korridor shfaqeshin barrela me paciente tashme te ndare nga jeta dhe permes hapesires se deres sone dukeshin trupat e tyre tashme te pajete. Gjithe ky presion mental ndikon ne frikesimin e pavetedijshem te njeriut dhe kur shprehet se gjithcka shkon mire! Me keqardhje them se sikur e ndjera te ishte midis nesh vertetesisht do pohonte se te gjithe infermieret i luteshin te mos stresohej, te qendronte e qete se gjithçka do te tejkalohej. Ashtu sikunder po jehon ne media per nje pafundesi mesazhes per mossherbim cilesor kundrejt spitalit drejtuar te bijes se saj, kjo paraqet mundesine e pacientes per te shkruar dhe shpjeguar poziten e saj por asnje shkrim i derguar jashte nuk e ushqente apo nderronte kur kishte nevoj, do te ishte shume me mire ti shpjegohej infermiereve qofte edhe me gjeste, gje te cilen e bente shpesh nese i duhej gjesend. Ne asnje moment nuk dyshoj se ato infermiere qe na sherbenin te dyja ne, do ta linin zonjen tashme ne nevoja utilitare te pasherbyer. Organet kompetente duhet te hetojne mbi kete ceshtje tashme te ndjere per mbare opinionin publik nese mesazhet e derguara paraqesin vertetesi apo jane te mveshura me frike, pasiguri, ankth te shtuar duke tjetersuar situatat. Le ti japim Cezarit ate qe i takon Cezarit! Te gotasim dhe gulfasim ndaj zhvatesve dhe joprofesionisteve te vertete por jo ndaj sakrifikuesve dhe te gjendurve per ne ne ditet tona te veshtira! Sakaq po perfundoj korrespodencen time, edhe pse ne ditet e fundit te gravidances dhe teper e veshtire per te paraqitur versionin tim objektiv mbi situaten pa u shqetesuar!

Mirenjohje dhe falenderime per heronjte te cilet luftojne ne frontin e pare te luftes kunder COVID-19, te cilet tregojne denjesisht se vlerat njerezore paraprijne ato te interesave personale dhe se ende vlen betimi madheshtor i Hipokratit ku profesioni ushtrohet me ndergjegje dhe vetesakrifikim, ku jeta e mjekut vendoset ne sherbim te humanitetit! Per aq kohe sa ju punoni denjesisht merrni respektin tone, e nese ndodh e kunderta, ne nuk duhet te heshtim, por te gjithe se bashku te bertasim se 

‘ mbreti eshte lakuriq’  !

E nenshkruara

Julita Veleshnja

28 komente në “LETRA: Pacientja tek “Senatoriumi” tregon anën tjetër të spitalit që i ka shpëtuar jetën”

  1. Gent says:

    Po mondoheni te mbuloni sherbimin makaber ne spitalet tona kot e keni nga mjeku tek Tirja te gjithe duan leke. Shkruani sa te doni dhe turp qe mbroni keta vrasesa.

  2. Ray says:

    Por kjo ne kete artikull eshte nje pakice, more.

    Aty perosneli mjekesor sillej me keq se naziskinet ne Kampet e Perqendrimit
    Aty lutej pacjentja per uje, dhe as infermier e as mjek nuk canin koken fare
    Ka plot raste te tilla qe tregohen nga familjaret e pacjenteve, po kushedi sa kane ndoshur ngarje te tilla ku sjellja e infermiereve dhe mjekve eshte kriminale dhe nuk dihen
    ..
    Aty kulmin e harrit ajo Doktoresh mortja Najada, qe genjente cupen e pacjentit qe ishte hedhur nga dritarja, sepse nuk i sherbente njeri atij te shkretit
    dhe Najada i thoshte vajzes se te ndjerit qe ” Kirurget po bejne te pamunduren ti shpetojne jeten”
    nderkaq trupi i te ndjerit ishte ne morg
    Mendo kur Doktoresha kryesore ka nje mentalitet te tille kriminal , prej Naziskineje,
    ca mund te presesh nga infermjeret e mjeket e thjeshte
    ..
    SPAK duhet ti hetoje te gjithe ata mejek e infermiere te atij spitali, se ata meritojne te ndeshkohen
    per sjelljet e tyre c’njerezore me te semuret

  3. Viola says:

    Gjendur ne situaten dhe permasat qe ka marre skandali duhet nje kurajo e forte per te shkruar nje leter te tille.Zonja ka guximin te dale me emer dhe mbiemer.Respekt per kurajon qytetare. Pjesa tjeter i takon organeve kopetente .

    1. korcari says:

      Zonja qe ka bere kete nuk gjendet,as figuron ne librat e shtetit shqiptar!

      1. Poshte diktatura says:

        Eshte qarte nje shkrim I porositur dhe i stisur, per te mbrojtur keqmenazhimin e spitalit . Po Te lexohet me kujdes ka momente qe bihen ne kundershtim me njeri tjetrin.

  4. Sufllaqe per te gjithe says:

    Plasen sufllaqet ketej.

  5. Vlora says:

    Nuk kam pse ve ne dyshim vertetesine e kesaj letre.profesionalizmi I prokurorve do nxjere ne pah te verteten.Gjithsejcilit ti jepet haku .Mesazhet kishin makrabitet dhe dukej se vinin nga kampet Nazis.Kjo e ben pak te pabesueshme kete histori

  6. MARCO says:

    Ti zonja Luljeta po me dukesh si nje gazetare me kohe te plote ne kazanin e kryeministrit dhe jo paciente e De zakonshme e spitalit,,,,.

    1. Zigur Qarri says:

      MARKO QENKE KAR ME ZILE. O ZOT NA MBYTEN HALETE DHE LEGENAT.

  7. Arbeni says:

    I nderuar lexued!
    Mar shkas nga shkrimi i z.Veleshnja , kam dashur disa here te shkruaj dicçka per punen që bejne infermieret ne spitalin Sh. nroqi , pasi kam qëne i shtruar per 2 javë në atë spital dhe kur dëgjoj tani per balten që hidhet mbi mjeket dhe ifermierët per shkak te nje pastruese ….. o Zot mbetet per të thënë!
    Une i falenderoj edhe njëherë personelin e spitalit ,
    Ju bëftë dita 1000.

  8. Ani says:

    Te lumte! Duhen thene edhe te ”zezat”, edhe ”te bardhat”!

  9. Tr says:

    ROMANI I SAPO TREGUAR, NUK MUND TE SHFAQESOJE PUNEN E DOBET, NEGLIZHENCEN E MADHE, QE TREGON AI STAF SPITALOR PER 90% TE PACIENTEVE TE TJERE. MJERE KUSH ESHTE I SEMURE DHE MBETET NE DOREN E ATYRE INFERMIEREVE DHE MJEKEVE.

  10. lomi says:

    Filloi propaganda te mbroje mjeket dhe infermieret kasape, pse nuk e dime ne kush jane keta monstra? Ne nuk jetojme ne hene dhe nuk hame bar

    1. Mondi says:

      Se si qenke gjalle ti o bastard nje zoti e di.

  11. Olaf says:

    Hahahahaha….ca jan kto fletrrufe o Mero….kush i ha kto….mos u bej pal kundra t vertetes per 2 lek,se nuk jetojm ne hene ne…ktu jemi dhe e dime situaten….turp per kto fletrrufe

    1. Mondi says:

      Ti ha ate qe shkarkon vete cdo mengjes prandaj nuk e kaperdin dot te ksaj.Te kuptojme prandaj fli I qete.

  12. stiv Bermema says:

    Ti je heroina e rames, qe do te krijosh nje imazh tjeter per sanatoriumin,por nuk pi uje me. Tirja me aktin e saj te shemtuar eshte simbol i punes misterioze qe behet ne ate spital. Nje pavion i tere ,sikur me qene te gjithe naziste si mjeket,ashtu dhe infermieret dhe sanitaret e lane te vdese te ndjeren,pa i ofruar asnje lloj sherbimi. Mire nje Tire qenka lojtur mendsh,po te tjeret ,ku ishin te tjeret. Po per tre paciente qe u hodhen nga ballkoni cfare mund te thuash e dashur. Cudi, akoma po aty qenka drejtori se nuk ia kemi ndjere me zerin? Lereni keto elozhe se ata ne fakt demaskojne me shume punen korruptive te ketij spitali

  13. korcari says:

    Ne fund te tregimit[peralla per femije]duhet te kishe vendosur pseudonimin e nenshtruara edhe jo e nenshkruara!Gazeta tema ka ne dore nje burim te ardhurash nga letra edhe duhet urgjentisht ta dergoje ne hollywood!eshte skenari me i mire per oscar te vitit2021 pas movie pandemic and corona virus,sikur ta kishte shkruar ismail kadare.Kini mundesine te beheni te pasur!Mero mos e anashkalo kete mundesi!

  14. REALE says:

    Bravo per gadishmerine, inteligjencen dhe seriozitetin e kesaj zonje ne shprehjet e saj qe mbeshtet ata heronj qe sot bejne gjitheçka per jeten e njeriut por urrehen nga te verberit e mediokrit e shqiptarizmes se sotme berishjane, te semuret e epokes.

  15. Julia says:

    Zonje, si injorant qe jam se ndoshta nuk e kam mesuar mire shqipen ne kohen e xhaxhit, c”domethene fjala “Suportuar”

  16. Besniku says:

    E uroj paraprakisht zonjen e cila me emer dhe mbiemer na thote nje te vertete qe si zakonisht te ne, nje pjese vazhdojne me teorite e tyre te te “pavertetave”. E uroj edhe njekohesisht per “detyren” private qe po perfundon: suksese. Sidoqofte ky eshte nje rast me te vertete per tu hetuar. Per arsyen e thjeshte se vete e ndjera dhe vajza e saj, te terrorizuara nga kjo psikologji totalisht negative e shume prej nesh vajten dhe u dorezuan tek nje pastruese pa e vrare mendjen dy here. Duke qene se kane pasur gjendje ekonomike nuk jane menduar fare se ku po i cojne leket. Dhe Tirja ka gjetur e ka bere te veten. Sic thote zonja, e ndjera paska refuzuar gjithcka ne spital, nga doktoret dhe gjithe personeli dhe i eshte dorezuar Tires, duke menduar se e kishte blere dhe ishte e sigurte. As e bija nuk e vrau mendjen shume po mendoi se po pagove e zgjidhe hallin. Dhe fundin e morem vesh. Per me keq, nje fund i shemtuar nga pastruesja. Per ju qe kini leke, kini parasysh qe edhe po bete ndonje muhabet, shkoni e flisni me doktore te pakten, mos e ulni kaq poshte interesimin deri te pastrueset.

  17. Velo says:

    Fantazia e mesazheve “të dërguara” nga pacientja e keqtrajtuar të krijon përshtypjen se ajo ka qenë e shtruar në shkretëtirë dhe nuk kalonte ndonjë njeri i gjallë, prandaj ajo o lutej Tires.
    Nuk kaloi njeri nga dhom
    A e saj? Vetëm ka qenë ajo në dhomë?
    Fantazi me budallallëqe për të hedhur baltë mbi punonjësit e shëndetësisë dhe për të diskretituar Rilindjen.

  18. roritota says:

    Sigurisht që mund të jetë edhe ajo që denoncoi ai emisioni investigativ, Saimiri,ai që vuri kandidaturën për deputet, dikur…por pse të mos besojmë dhe këtë tjetrën? Unë kam vëllanë që është rëndë, jo vetëm që e shohin, por dhe na telefonojnë duke na vënë në dijeni për situatën. Nuk kemi paguar gjë. Tani pse ta shpik se duan disa? Faleminderit Velo, vërtetë të vjen habi se ajo zonja kishte fuqi të shkruante dhe s’kish fuqi të ulërinte atje për t’ju thënë se Tirja po e ripte? E bija, kaq tutkune? Dhe një herë, dy herë, por jo miljona…vetëm një që i kanë larë trurin mund të bëjë kështu. duhen të verifikohen sms-të, kush i ka shkruar? Jemi bërë keqëdashës dhe mosbesues se vetë i japim hapësirë njerëzve si Tirja.

  19. marjani says:

    E verteta e paster do dale, uroj qe babalet te lene rehat e mos luajne me VUAJTJEN dhe AKUZEN,zonja kerkon 2 gjera shtellimin dhe kalimin ne site te faktit kur ka qene prezent,tronditje te tilla dritheruese do doja qe te shkuleshin me rrenje megjithse ka shume pabesueshmeri dhe absurtitet brenda kesaj drame,mezi pres kthjelltesine e kesajPERGJIGJEJE, cila do qofte ajo,dhe se fundemi sa do e keqe qofte babalja e rradhes njerzit nuk mbajne dot brenda vetes me TIRE,do kene kurajon ti rrine larg dhe mos ndoten nga te tilla mostra

  20. Babale says:

    Pasi mbaroi me “sukses” pune me ministrine e rendit publik, Babalja i eshte kthyer ministrise se shendetsise!

  21. Babale says:

    Pasi mbaroi me “sukses” pune me ministrine e rendit publik, Babalja i eshte kthyer ministrise se shendetsise! !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje