Lajmet për largimet e anëtarëve nga radhët e LSI-së duket se vijojnë edhe nga Kombinati. Vetëm ditët e fundit, mësohet se 7 degë dhe 120 anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kombinat e kanë braktisur partinë e Kryemadhit dhe i janë bashkuar Partisë Socialiste.
Vetë anëtarët e LSI-së së Kombinatit, të cilët tashmë i janë bashkuar PS-së, e cilësojnë atë si një parti klienteliste, e cila nuk i ka dhënë asnjë dobi vendit.
Të larguarit i kanë cilësuar largimet e tyre si të imponuar nga sjella politike e LSI dhe përfundimi i eksperimenteve politike të kësaj partie.
Krejt normale. Ju lumte ketyre njerezve te pergjegjshem. Kthehen ne shtepine e tyre dhe personalisht kjo me emocionon, pasi tregon se atyre u dhimbset partia e tyre te cilen cifti famekeq Meta-Kryemadhi , si sherbetore te felliqur te Berishes, arriten ta percanin te majten per interesa antikombetare.
Keta socialiste duhen pergezuar.
Une nuk do ndjejaasnje kenaqesi qe prane PS te afroheshin nga partite e djathta por veprimi i ketyre qe largohen nga LSI ka llogjike, ka moral. Eshte tjeter gje qe nje parti tjeter, ciladoqofte ben neser koalicion me PS. Do ishte nje akt normal sic ndodh kudo ne vendet demokratike.
Te gjith socialistet e mire duhet sa me shpejt ti bashkohen familjes se fuqishme socialiste..