Pa alternativë përballë Edi Ramës

16 Shkurt 2021, 01:52Politika TEMA
Pa alternativë përballë Edi Ramës

Nga Mimoza Dervishi

C’orientimi që shkaktoi një intervistë e Fatos Nanos, nuk erdhi pse aty u thanë gjëra të pathëna, të denja për të tronditur kaq shumë kampin opozitar. Intervista filloi me Fevziun, që patetikisht paralajmëroi turmën, se barra e rrëfimit i takon rrëfyesit, po kështu dhe përgjegjësia. Nard Ndoka nuk do ta kishte thënë më bukur! Vini re fjalët kyce; barrë, përgjegjësi. Menjëherë mendja ta thote se këtu do bëhet nami. Nano mbeti besnik i vetes dhe i asaj që të gjithë dimë për të. Mund të pish një gotë birrë me të. Po ta vesh re me kujdes, ai i fillonte mirë dhe i mbaronte mirë përgjigjet e pyetjeve. Pjesa tjetër, midis, ishte bisedë kafenesh, copëza historish dhe emrash tek tuk për të marr ndonjë hak, diku narcisist, diku nostalgjik.

E njejta gjë mund të thuhet për të gjithë karrierën e tij politike, e filloi mirë, e mbaroi mirë. Pjesa e brëndshme, histori batutash dhe baresh. Nano nuk është faktor sot në politikën shqiptare dhe sic e tha dhe vetë, herë pas here i jep ndonjë këshillë Ramës. Rama e konfirmoi. Pse kjo tronditje dhe pse u kap kaq në befasi opozita mediatike? Mund të dukej për një moment si një shenjë xhelozie e analistëve opozitarë, që kanë kohë, që nuk e këshillojnë dot Ramën. Ai ja ka hequr këtë barrë dhe përgjegjësi. Kjo në fakt është një nga arsyet themelore pse ata janë sot opozitarë. Shihni si ngazëllehen nëse diku, dikur, nëpër rrreshta fejsbukësh Rama i përmend ndonjëherë. Kjo i frymëzon për shkrimin e rradhës me shpresën se “AI” do ti përmendë sërish. Por, xhelozia ndaj Nanos si pëshpëritës në veshin e Ramës, nuk ishte arsyeja e shpërthimit të madh që pasoi intervista e tij.

Arsyeja themelore dhe ndoshta e vetme, i ka rrrënjet tek mungesa e alternativës përballë Ramës. Dhe sidomos, sidomos tek strategjia që i bashkangjitet mungesës. Eshtë strategjia e harresës. Strategjitë politike vijnë nga politikanët dhe përcohen nga analistët e atashuar pranë tyre. Kjo është kthyer përmbys. Analistët bëjnë strategjinë dhe përcojnë strategjinë. Strategjia ka kohë që është vetëm një; si të harrojmë kush janë politikanët që duam të sjellim në pushtet. Kjo është arsyeja pse Shqipëria për një kohë të gjatë mbeti në adoleshencë (po të perifrazojmë Nanon). Rrokada e pushtetit për 20 e ca vite kalonte sa nga Nano tek Berisha me Ilir Metën nëpër këmbë. Kur Berisha i vinte flakën zgjedhjeve dhe vendit, Nano ishte zgjidhja më e mirë. Kur Nano instalonte korrupsionin kudo dhe për të gjithë, Berishës i harroheshin mëkatet dhe na risillej si e vetmja shpresë. Bashkë kanë ardhur a kanë ikur dhe kanë bërë të njejtat dëme si herën e parë, të dytë e të tretë. E njejta gjë mund të thuhet për Ilir Metën dhe Lulzim Bashën.

Vetëm së fundmi në zhargonin politik shqiptar ështe futur fjala “vetting”. Dhe kjo i ngjitet hë për hë, vetëm sistemit të drejtësisë. Në fakt kudo ku ka demokraci, vetting ose verifikimi i kandidatëve, kush janë, nga vijnë, c’kanë bërë, është nja nga mjetet më elementare politike. Eshtë procesi fillestar për këdo që aspiron të futet në një garë. Për shkak të kushteve në të cilat Shqipëria hyri në demokraci, ku përmbysja e sistemeve nuk ta lejon luksin e madh të verifikosh cdo detaj të cdokujt që shfaqet në tribunë, për shkak edhe të faktit se të gjithë vinin nga i njejti pellg, Shqipëria hodhi zarat e fatit me c’kishte rrotull. Politikanët shqiptarë e bënë vettingun në detyrë e sipër. Rezulati ishte katastrofik për vendin. Për të gjithë ata që duan sot të rikthehen në pushtet, rezultati është alarmant. Fatos Nano, si dikush që nuk aspiron më karrierë politike, i dha të drejtën vetes, ti kujtonte shqiptarëve pikërisht bëmat e gjithësecilit, duke hequr veten nga ekuacioni. Nuk tha asgjë që nuk e dinim. Tha vetëm ato që shqiptarët i kanë provuar, prekur, parë e dëgjuar. Dhe këtu qëndron mëkati.

Ai kujtoi ato që s’duan të kujtojnë, ato që duan me cdo kush të harrojnë, ato qe “strategët” e opozitës, duan të mos egzistojnë. Nano u rrëzoi strategjinë prej rëre, jo se e kishte qëllim të intervistës, por thjesht se po tregonte kujtime. Eshtë një strategji e ngritur rreth Lulit, si njeriu që do ti sjellë mirëqënie shqiptarëve. Pikërisht njeriut të akuzuar për korrupsion galopant kur ishte ministër herën e parë, që ka mbi kurriz njerëz të vrarë kur ishte ministër herën e dytë, që la një Tiranë pa asnjë rrugë, shkollë, park a lulishte të ndërtuar. Nuk ka asgjë për të cilën mund të thuash sot; “këtë, këtu e ka bërë Luli”. Eshtë një strategji, që rrotullohet rreth ciftit të LSI-së, dy njerëz banalë deri në kufijtë e neverisë, që ndërtuan një parti me sloganin e korrupsion “me lsi-në hanë bukë të gjithë”.

Një parti, që po shkërmoqet dita ditës, pikërisht sepse manovrat për të qëndurar gjithë jetën në pushtet u dështuan, kur elektorati, tashmë i sofistikuar shqiptar, vendosi ti jepte mandatin vetëm Edi Ramës. Edhe për tja lanë barrën e pergjegjësisë vetëm atij, në rast dështimi. Strategjia e vjetëruar e opozitës me baza analitike të një epoke tjetër, rrotullohet rreth kufomës politike të Sali Berishës, për të cilin Nano tha, që është një kafshë. (Për të gjithë ata që kanë kafshë në shtëpi, ky është një ofendim). Por ofendimi më i madh për shqiptarët është të presësh Fatos Nanon të tregoje ca të vërteta, që analistët hakërrohen cdo ditë nëpër studio me synimin e vetëm për ti harruar.

Shikoni c’bëhet sa herë ka një fatkeqësi natyrore apo globale. Strategjia e vetme e opozitës është të fajësoi qeverinë. Në cdo vend të botës, drejtuesit e shteteve shkelqejnë në momente të tilla krizash, qofshin këto luftra, pandemi, tërmete apo rrugë me borë. Këto janë momentet e tyre. Këto janë vecanërisht momentet e Edi Ramës.

Në Shqipëri cirren kur vihen maskat, cirren kur hiqen maskat, revolohen kur vihen orare, ulërasin kur hiqen ato. Duan vaksina, por ankohne kur u vijnë, janë sqimatarë për llojin, modelin, ngjyrën, cmimin, etj. Imagjinoni për një cast ciftin Kryemadhi në krye të vendit. Ngarkuar me detyrën sublime të gjetjes, marrjes dhe shpërndarjes së vaksinave. A ka shqiptar të mos i shkojë mendja njëhere të vetme, që po të ishin ata të dy në krye, do ti shisnin vaksinat te tregu i zi, që kane ngritur aty tek bahcja e presidencës, dhe si batakcinj lekët do ti fusnin në xhepat e tyre? Po tërmeti? A ka shqiptar që ëndërron Lulin në krye të asaj pune? A mund ta thotë njeri sa shtëpi do ndërtonte Luli pas tërmetit, pikërisht ai, njeriu, që nuk ndërtoi dot as sheshin para bashkisë ku flinte gjumë për katër vite.

Harrimi është e vetmja rrugë shpëtimi. Harroni se kush jemi, është slogani i tyre. Kanë qenë të suksesshëm dekadën e shkuar, dhe një dekadë para dekadës së shkuar. Strategjia e harrimit nuk funskionon më. Sot, nuk ka alternativë përballë Edi Ramës.

48 komente në “Pa alternativë përballë Edi Ramës”

  1. Dorian says:

    Nje analize brilante e Mjeshtres se Madhe Mimoza Dervishi.
    Pse shkruan kaq rralle?

    1. Epirioti II says:

      Mimoza eshte vertete nje pene e mprehte dhe e bukur e gazetarise.
      Shkrimet e saj jane gjithmone kenaqesi ti lexosh per menyren se si e shtjellon argumentin dhe per ndjenjen e larte te pergjegjesise qytetare dhe patriotike.
      Dallon nga te gjithe gazetaret/opinionistet emigrante qe duke e humbur kontaktin me jeten e perditshme jane pak shterpe ne argumentin e tyre.

    1. sancho panca says:

      Krahaso Mimoza Dervishin me Flutura Acken ? Mos e dhente Zoti!

  2. pap says:

    Kenaqesi te lexosh shkrime te tilla dhe, pse jo, ndjehesh mire qe Shqiperia ka inteligjence,;po, po, inteligjence!!!! Pergezime!

  3. lori says:

    Nje Bravo te madhe per kete artikull znj.Dervishi!Respekt per penen dhe kiartesine e misionit te gazetarise.Ke ç’fare lexon,ç’fare kupton e ç’fare te analizosh,kundrejt nje tufe gomeresh qe per interesa te ngushta personale nennivelin e te menduarit mesatar sot perbejne ate qe publicisti i madh Rama e quan me plote goje “kazan meditik” .Nje merite te veçante ndoshta pa rezerve sot Rama ka se po emancipon njeriun e shtresave te ulta ku germadha Sali e perdorte per tritol,per perdhunim institucionesh,per snajpere ne raste nevoje duke i emertuar gjenerale,shembuj plot si Gazidede e Prendi e me pas i qeron nga kjo bote per mosdeshmi!Me te dytin ndoshta e ka zene belaja sepse edhe takati e ka lene dhe e dyta eshte se tash nuk para e degjon me njeri perveç atij llumi qe nepermjet deputetllekut kerkon te shpetoje pasurite e vena padrejtesisht duke u shendruar ne pasanik neper tere pa asnje aktivitet.Me falni per shprehjen por PS nepermjet kryetareve te radhes ne bashkine e Tiranes i hoqi qente nga kazanet e PD-ja i futi ne Parlamentin Shqipetare ose i beri kandidate apo profesore!
    Ndaj edhe alternative PD nuk ka ndaj edhe Luli duke mos patur nje program e vizion per te ardhmen merret me maska,bllokim aksesh nga fatkeqesi natyrore duke mos menduar qe eshte poshte nivelt mesatar te shoqerise sone tashme te hapur ndaj informacioneve e zhvillimeve ne vendet perendiore duke kuptuar perfundimisht qe njeriu ka nje jete e ate duhet tia dedikoje vetvehtes e me pas shoqerise e jo hajvanerise e makuterise.
    Ndaj dhe bindja e çdo qytetari sot eshte tek puna e madhe qe ka bere sot vizionari Rama duke hequr fjalet e treguar veprat qe ndoshta kete radhe mund e duhet te jete hera e fundit qe Berishizmi kerkon ti djege e shkateroje me çdo kusht si te vetmen pune qe di te beje gjate ketyre tridhjete viteve tranzicion demografik!
    E ndersa Rama, per aleate ka DSHA dhe BE opozita i ka varur shpresat tek ndonje aksion guerilas te Al Bin Kurtit e vv si dikur Saliu tek Bujar Bukoshi duke harruar qe sot çeçua ka piçak e ta pret derri ne rrenje !Deshtaket qe sot jane mbledhur rreth PD nxijne me shume se kurre kur sot ndihen pa prijes lexhendar ku “çka thoshte Salia e bente Partia” !
    PD sot eshte ne vitet ku mediokerrit si Mark Marku,Edi Paloqja,Agron Gjelmarket apo Flamur Noket e Grita Sumat,quhen elita qe nese Rama e koompani duan ta çojne vendin ne Europe ata me paaftesine e tyre dhe ligesine duan ta çojne Shqiperine ne grope ,ku pasketaj prijesi i tyre lexhendar te prehet i qete duke u ndare nga kjo bote me objektiva te realizuara 100%!Poshte diktatura e budallenjeve qe per fat te mire s vien e pakesohen!

  4. Bato says:

    Moza, sa i mungon shtypit te shkruar shqiptar?

  5. Illyria- Shqiperia says:

    Gjeniale Mimoza Dervishi! Shkruaj me shpesh! Pergezime per kete artikull!

  6. Ilirjan says:

    Thelbi i asaj qe duhet te kuptoje cdo shqiptar… ???

  7. Gezimi says:

    Kenaqesi te lexosh zonjen Dervishi, mungojne shkrimet e saja. Ne fund te fjalise se fundit do te shtoja: „ Sot, nuk ka alternative perballe Edi Rames, PER FAT TE KEQ“.

  8. atdheu says:

    Moza. Je fenomeni i gazetarise. Si ka mundesi te na mungosh kaq gjate. Ne kemi nevoje per fjalen tende.

  9. Taulant says:

    Sa per saktesi politikani me jetgjate ne pushtet eshte Rama.
    Eshte ne pushtet qe ne 1997 si minister kulture ne qeverin Nano.
    12 vjet si kryetar bashkie shkaterroj lulishte,kopshte,shkolla e kinema per te betonizuar ne cdo cep Tiranen.
    Ka 8 vjet kryeminister plotesisht i deshtuar.
    Shiti per nje lek tek miqt e tij te gjitha pasurit publike te Shqiperis.
    Solli ne SHQIPERI varferi,krim,mjerim e emigracion akoma me shume sesa paraardhesit e tij.

    1. Ilir says:

      Lexova emrin… Taulant dhe s’vazhdova me tej… dihet!

    2. Patriot says:

      Taulat, na jep ti nje alternative se na dukesh burke i mencem.

  10. Ciao says:

    Nje artikull një tender e keni bërë, shpejt e shpejt se po vjen 26 Prilli. Shpejt te kapni tenderat e fundit.

  11. Une says:

    Moza ti nuk zhgenjen kurre sepse gjithmone qellon ne shenje. Te lexoj me endje dhe me shume kujdes

  12. NAIMI says:

    krejt dakord me artikullin, po t’i shtosh qe edhe ky kastraveci nuk eshte alternative behet perfekt…

  13. NAIMI says:

    krejt dakord me artikullin, po t’i shtosh qe edhe ky kastraveci nuk eshte alternative behet perfekt…
    shyqyr qe ka ne liste edhe ndonje te paprovuar…

  14. Vjola says:

    MOZA TË LUMTE ! E ke prekur çeshtjen ne palce ! Ju pergezoj !

  15. mik says:

    Kjo zonje nuk sjell agje te re. Thjesht i shikon gjerat nga nje kendveshtrim tjeter te pa-dobishem per ne.
    Autorja kapet tek disa fjale te Nanos qe nuk kane peshe, por per ti dhane randesi ketyre fjaleve dhe vete Nanos, mundohet ti vesh keto fjale me nje uniforme pak si misterioze, gja qe nuk i hyn ne pune kurrkuj, veç me la m…t me sh…rr. Nano kurre nuk do mbahet mend, se paku si nje politikan i ndershem, por si nje hajdut ordiner, egzakt si paraardhesit dhe pasardhesit e tij, deri me sot.
    Shkruan per vaksinat ku turmat kundershtojne njera tjetren ne kerkesat e tyre ! Po ato prandaj jane turma moj zonje, sepse jane te pa-organizume. Kjo ndodh ne te gjithe boten, jo vetem tek ne.
    Asnje nga analistet tane nuk sjellin zgjidhje, por vetem konstatime, a thu se nuk i dim vete ato.
    Çdo kendveshtrim i pa-dobishem eshte humbje kohe.

    1. Epirioti II says:

      Nano do e mbehet mend si nje mendje brilante ne trupin e nje dembeli, lekisti, vesaxhiu dhe karagjozi.
      Por sikurse thuhej nga ministrat dhe stafi i tij, se kur ai ishte esell dhe e kapte delli per pune (dy here nga 2 jave ne vit), ishte i jashtezakonshem dhe i paperballueshem.
      Tek intervista e Fevziut ishte Nano esell dhe serioz. Degjoje me vemendje sa ke thene gjera shume te sakta ne menyre shume koncize.
      Mos e lidh me faktin se kush ka qene Nano kryeminister. Shikoje qe nje analist qe rri mbi te tjeret nga informacioni dhe inteligjenca qe ka.

      Ai ne thelb i tha tre arsyete se pse adoleshenca e tranzicionit zgjati fiks 30 vjet.
      1. Sepse jemi komb qe nuk dime as te ndertojme opozite dhe as te te kemi maxhoranca qe dine ta respektojne pozicionin e opozites ne shoqeri
      2. Sepe Berisha nguli hunjte e konfliktualietit ne cdo qelize te shoqerise shqiptare
      3. Sepse une (Nano) nuk qeverisa sipas nevojave te kohes dhe bera gabime. Ku gabimi me i madh ishte delegimi i pushtetit ne njerezit e gabuar, dhe me kete duhet te lexojme historine se kujt i referohet: Metes, Majkos, Berishes (pushtetin e drejtesise dhe te kontrollit e shtetit), Gjinushit dhe Mejdanit.

      Zgjidhja eshte ajo qe e dime te gjithe (dhe qe Nano e perseriti):
      Krijoni nje opozite te re, moderne dhe ulni frymen e konfliktualitetit ne politike dhe media.

  16. Tonini says:

    Te pershendes dhe te uroj gjithe te mirat,kur flitet hapur,pa u futur ne hollesi, ne fakte e ne ngjarje,se ato jane te shumta per keta qe perfaqsojne opoziten sot,keta mostra dalin nga kafazi dhe reagojne,sic reaguan per prononcimin e Nanos,keta eshte ajo qe theksoni dhe ju nuk kane alternative qeverisese,alternativa e vetme e tyre,per keto zgjedhje eshte destabilizimi,me idene e shkatrrimit te reformes ne drejtesi dhe pengimin e instuticioneve,par ti shpetuar hetimit dhe gjykimit per krimet e bera,me alternativen qe kane keta sot, nuk mund te bejne asgje,se iku ajo kohe qe keta ishin pronare te gjithckaje dhe benin c’te donin,tani ka zot hauri dhe c’do veprim ne kundershtim me ligjin eshte pergjegjesi penale per organizatoret dhe autoret,per te tjerat keta kane mbaru pune me kohe

  17. Tonini says:

    Te pershendes dhe te uroj gjithe te mirat,kur flitet hapur,pa u futur ne hollesi, ne fakte e ne ngjarje,se ato jane te shumta per keta qe perfaqsojne opoziten sot,keta mostra dalin nga kafazi dhe reagojne,sic reaguan per prononcimin e Nanos,keta eshte ajo qe theksoni dhe ju nuk kane alternative qeverisese,alternativa e vetme e tyre,per keto zgjedhje eshte destabilizimi,me idene e shkatrrimit te reformes ne drejtesi dhe pengimin e instuticioneve,par ti shpetuar hetimit dhe gjykimit per krimet e bera,me alternativen qe kane keta sot, nuk mund te bejne asgje,se iku ajo kohe qe keta ishin pronare te gjithckaje dhe benin c’te donin,tani ka zot hauri dhe c’do veprim ne kundershtim me ligjin eshte pergjegjesi penale per organizatoret dhe autoret,per te tjerat keta kane mbaru pune me kohe

  18. Julius Fucik:"Popull,ji vigjilent!" says:

    Te lumte dora dhe respekt per qartesine e mendimit e te gjykimit zonje e nderuar! I ke bere skanerin politikes shqiptare dhe politikaneve kryesore te ketij vendi,neqoftese mund te quhen politikane ne kuptimin e vertete te fjales,sepse une mendoj se me e aresyeshme eshte ti quash bandite me kollaro qe kane perqafuar teorine berishiane te pushtetit si qellim ne vetvete,duke shkelur edhe mbi te vdekurit.Dhe per kete ka prova e shembuj pa fund gjate ketij tranzicioni te zgjatur e te pafund.Dhe personat “politikane=bandite me kollaro” qe ju permendni jane pergjegjesit kryesore dhe protagoniste qofte per korrupsionin galopant te tyre,qofte me qendrimin e tyre anti-demokratik,duke shkelur te gjitha rregullat demokratike te sistemit e me vjedhjen e blerjen e votave apo mospranimin e rezultateve dhe qofte dhe me lidhjet e tyre me boten e nendheshme te krimit,nen shembullin e kryebanditit te pandeshkuar akoma ,marshallit Gebelsian vicidolas,perpara te cilit rrine gatitu qe nga Like Urjah Hipi e me poshte,pa llogaritur ushtarin e mire shvejk Shqiptaro-Hollandez,qe qendron ne shqiperi part-time per tu pasuruar,fjetur e per te gezuar imunitet,qe te mos e cojne perpara togave te zeza.
    Jam dakort dhe me konkluzionin tuaj se Edi Rama eshte e vetmja zgjedhje praktike e realwe per shumicen e shqiptareve,se pari,sepse nuk i ka duart me gjak si Berisho-Lyli ,nuk eshte kapur me bllok ne dore si me nder m… President apo akuzuar per vjedhjen “brilante” te floririt te krrabes (akuzuar nga d.v Banditi 24 karatesh Berishovic ne mes te parlamentit) dhe kush ka sy e mendje ne koke e sheh ne drite te diellit punen e palodhur te tij e te qeverise qofte per pasojat e termetit,qofte per pandemine e qofte per mbeshtetjen pa kursim te reformes ne drejtesi,pa folur per te tjerat.Eshte me shume vend pyetja juaj retorike qe te imagjinojme per nje momenrt qe te vijne ne pushtet cifti Metaj-Mona apo Lylushka me patericen te mbajtur nga briganti vicidolas e njerezit e tij nga pas se c’mund te behej ne kete vend!Prandaj shkrimi dhe analiza juaj brilante eshte e goditur,me vend dhe me shume se aktuale ,sidomos tani qe po pergatitemi per te votuar me 25 Prill!Populli duhet te jete me shume se vigjilent sepse djalli i misheruar ne figuren e Berishes e te Metes e dishepujt e tyre te bere stermullar prej kaq e kaq vitesh te me nder “opozites se bashkuar e te inkriminuar” te SHQUPIT nuk fle!Populli thote se kur me genjen nje here eshte faji yt,por kur me genjen per here te dyte e me tej,nuk eshte me faji yt por eshte faji im!

  19. Petrit says:

    Dhe propaganda vazhdon.
    Per çfare duhet qe shqiptarët te votojne Edi Ramën.
    Ka 8 vjet ne qeveri dhe sot nuk ka diçka per t’ju shqiptarëve.
    Si ai si kelyshi i tij Erion Veliaj mundohen vetem te denigrijne opoziten pa permendur nje arritje apo nje premtim te vertetë.
    Partia social-kriminale ka 18 vjet ne pushtet kundrejt 12 qe ka pd.
    Dhe çfare beri. ???
    Nje m……t te madh.
    E mbushi vendin me drogë.
    E mbushi parlamentin me kriminelë.
    E mbushi administraten me hadutë dhe njerëz te korruptuar.
    Partia social-kriminale dhe e’drama po i vjedhin shqiptarëve edhe qindarkën e fundit.
    25 prilli erdhi.
    Keta kelyshë komunistesh jo vetem qe do largohen nga pushteti por do perfundojne pas hekurave.

  20. komisar tepelene says:

    Moza je yll i gazetarise te befsha llape

    1. Pashai Turk says:

      Oreks te madh paske o komisar. Kesaj edhe qurret ti hedhesh shume e ka. Shikoje si e ka surratin dhe i merr vesh tabiatin. Shemti jashte e brenda.

  21. Tironci says:

    Artikull teper i vertet dhe brilant , gjerat kur thuhen siç jan thjesht bukur dhe pa lepirje majtas djathtas kan vler me shum se nje gazet e tera ne ditet e sotme , rrall lexojm artikuj qe i thon gjerat cop siç duhet , rrespekte per Mimoza Dervishin .

  22. Velo says:

    Artikull që të hap sytë. Bravo vajzës. Dokrrat e Gjekmarkajve, Bushatëve, Markmarkajve e kompani duken si ujë i pisët përballë kësaj logjike brilante. I lumtë vajzës.

  23. REALE says:

    Mimoza Dervishi paska çelesin e aresyes dhe logjikes; brilante ne mendim, fantastike ne analize, e forte ne perçaurjen e se vertetes. Doja ta dija ku gjendet kjo vajze? Dhe e fundit: me jep shprese se vendi im paska te rinje te talentuar, te pergjegjshem, te moralshem dhe transparent ne shtjellimin e problemeve dhe halleve te atij populli. Nuk ka njeri ti levize qofte edhe nje fjale e jo me fraze ne ato qe ka shkruar, pavaresishte se ata qe jane balte jo nga balta jone, do te tentojne qe te lerosin rruget e driteshme te aresyes se kesaj vajze. Nuk e di ne eshte vazhdimisht e tille se, e verteta, une per here te pare e lexoj dhe me befasoi me logjiken e hekurt te analizes se saj. Te faleminderit, Mimoza Dervishi, sepse me ngrohe shpirtin e ftohur ketu ne viset e largta te planetit te vuajtur nga gjithe keto bema. Shiko si ndjehet njeriu kur i thone, qofte edhe ja perserisin te verteten.

  24. raul says:

    Exelent. Artikull brilant. Bravo Mimoza, me le pa fjale. E paarriteshme je.
    Doktoresha horoskopike, sudja e perralles me 5 pika, ne vetmi dhe braktisje totale, shkermoqje masive. Me 25 prill shkon per skrap sekti naziskin i sharebajgave te Jales dhe ministrave dhe drejtoreve superhajdute te gjithe te pandehur.

  25. Din says:

    Zoje prite Petritin qe ka ardhe nga vicidoli e ka ble shpi ne lezhe e Taulanti qe ka dale nga shpella e ka marre lirine ne peme e tani ka zbritur nga pema e ka dale ne rruge

  26. Loni says:

    Pershendetje Mimoza,
    Shkrimi juaj, nje perle e gazetarise tone! Per te vertetat dhe stilin elegant qe i shtjellon ato.
    Nuk mendoja qe ka pena me te afta se ato te Minxhozit, Nanos, Bazes, etj.
    Urime,
    Loni

  27. ZIGUR QARRI ( i verteti ) says:

    Petrit, mooos Zigur Qarri qenka bere Perit i Partise.

  28. mond says:

    Mungesa e gjate e shkrimeve te z. Dervishi e theksojne me shume vleren e tyre , kur na mbytin cdo dite pacavuret e Bushatit, Lubonjes, Gjekes e sa e sa mediokerve te tjere dhe me banale se keta, si mund te duket ndryshe???
    Sepse e verteta vetem shkelqen para surogatove qe dhe te mbllaçiten nuk dine e jo me te flasin apo te shkruajne .

  29. Pashai Turk says:

    Oreks te madh paske o komisar. Kesaj edhe qurret ti hedhesh shume e ka. Shikoje si e ka surratin dhe i merr vesh tabiatin. Shemti jashte e brenda.

  30. Taulant says:

    Ciao, Taulant, ku je or maik ( ne shqip = mik )!
    Qe te tre vini era kalbesire prej salixhinjesh.
    Mumjet nuk behen me te gjalla, sado livando tu hedhesh.
    Fekalja nuk behet hallve – thote populli – sado sheqer tu hedhesh.

  31. REZI says:

    Kishim kohë që s’të lexonim, mirë se erdhe përsëri.
    Ajo që vlerësoj tek shkrimi juaj është pikërisht e vërteta pa bishta, urime për atikullin.

  32. Ani says:

    Nuk e kisha degjuar dhe as lexuar gje nga kjo gazetare, por, me pelqeu! Te lumte!

  33. Titi says:

    Shkrim i nje militanteje te denje te Rilindjes.Shqiperia e ka sot alternativen.Grupin e te rinjve te angazhuar tek opozita.Me sa duket zonja Dervishi nuk shikon nga ai sy dhe nuk degjon nga ai vesh si te gjithe militantet qe shkojne qorrazi mbas udheheqesit te lavdishem.

  34. joel shkodra says:

    Shume keq qe nuk ka alternative perballe Rames. Dhe me kete “gezim” perfundon zonja e nderuar. Kjo nuk eshte me demokraci. Kete e tha edhe Nano kur iu pergjigj pyetjes: “Cili ka qene difekti me i madh gjate ketyre 30 viteve demokraci” dhe tha: “Mungesa e nje opozite te forte per te dy krahet”. Madje, Nano e tha me keqardhje.

  35. Votuesi says:

    Një bravo për znj, Mimoza Dervishi. Artikull i shkelqyer, jo partizan, dhe i kuptueshem nga të gjithë. Ty komentuesit “TAULANT”, e kam vënë re që ti shkruan siç i thonë një fjale ” as mish as peshk “, që kritikon shumë Edi Ramen, por nuk e krahason me asnjë shkerdhatë, qelbësirë e pederast tjeter që ka qënë në pushtet përpara tij. Unë preferoj një tjeter për dirigjimin e shqiperisë në vend të Edi Ramës, por duke e krahasuar me ata që sot janë në garë me Edi Ramen, preferoj Edi Ramen 1000 herë më shumë. Imagjino birin e kurvës malazeze, shkerdhaten, vajzë qirin dhe shpellarin Sali Berisha perseri në pushtet !? Unë personalisht jam i djathtë, por dua t’ju them ju Taulanti i mamit, që nuk e jap as një thua të Edi Ramës për Sali kopil Berishen, për arsyen e thjeshtë, se Edi Rama është një shqiptar puro dhe ka shumë gabime, kurse Sali Pe-Deri është kopil serb dhe është anti-shqiptar i betuar. Atëherë, ti Tualant ballisti, nuk kemi rrugë tjeter veç të inkurajojmë brezin e ri që të marrin timonin e Shqiperisë në dorë. Ty Tualant reaksionari po ju them TUNG.

  36. Coli says:

    Kjo partia e leshit me 250 Petrita,po lodhet kot se nuk eshte me pune petritash,keta kriminele ordinier,qe e bene kete vend subjekt te krimit ne filmat e Hollivudit,aksion,qe vrane,vodhen,dogjen,trafikuan,prostituan,keta mostra qe ju ra shteti per 24 ore,keta qe shiten interesat kombetare,pretendojne te vijne ne pushtet me 25 prill,jo mik jo,ne partine tuaj eshte mbledhur rraca me e keqe e komunistave,anti-komuniste,me ne krye Sali Karaxhixhin,opozita me keta perfaqesues te krimit dhe tradhetise,do rrije gjate aty ku eshte

  37. Haxhi Qamili says:

    Ne, protogonistët, e 2 Korrikut të vitit 1990, menduam, se ky ishte fillimi u zhdukjes së së keqes së kombit shqipëtar!
    Por, qënkemi gabuar!
    E keqja mori përmasa shumë dimesionale! U shkatërruar gjithçka, e ndërtuar me mund dhe djersë.
    Në vend të “çakejve”, të vjetër, vëndin etyre e zunë “përbindësha e bajlozë”.
    Nëse një ditë do të shkruhet si duhet historia, ajo e 30 viteve të fundit, do jetë më famëkeqja dhe më e zeza.
    Do të shkruhet, për ata që e shkatërruan përfundimisht atë vend, dhe ëndrrat e fundit të aspiratave të njerëzve.
    Është një vënd, që do të ngelet vënd rënkimesh, vënd i shpresave të humbur përfundimisht.
    Ata që kanë në dorë, dhe qeverisin atë vend, janë ata të cilët ishin gati të na hanin të gjallë ne të 2 Korrikut.
    Kjo është shpresa e atyre që kanë ngelur! Të gjejnë mënyrën të ikin sa më parë nga ai vend , që për çdo njërin eshtë kthyernë skëterrë!
    Vazhdoni, shkruani dhe thurini lavde shkakëtarëve të sëkeqes!

  38. korab saraci says:

    Per Lulin e dime qe nuk ka alternativa,na thuaj nje alternative te Rames,pervec batutave???????

  39. Iii says:

    Kur njerez si Mimoza u kerkohet te behen presidente e Shqiperise fillon nji etape e re historike e Shqiperise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje