"Basha më 2017: Kurrë aleancë me LSI-në"! Tabaku zihet "ngushtë" nga moderatori: Epo 8 vite në opozitë! Na duhet vetëm për vota të majta

2 Mars 2021, 19:26Politika TEMA

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku e ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel e sheh bashkimin opozitar si një domosdoshmëri për të ardhmen e vendit.

Në vitin 2017, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se nuk do të bashkohet më më Lëvizjen Socialiste për Integrim. Por sot, pas 4 viteve Lulzim Basha në një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi u bashkuan në aleancë.

I gjithë fronti opozitar është bashkë, të gjitha partitë e djathta duke përfshirë dhe aletatët e Ramës sot janë në një listë të përbashkët.

LSI është pjesë e  koalicionit për të maksimizuar votat për koalicionin e majtë. Ishte i nevojshëm bashkimi i forcave kundër kapjes së shtetit, kundër korrupsionit dhe klientelizmit”.

Sipas saj, ky bashkim cënon pushtetin e Ramës. “Edi Rama dhe Veliaj kanë mbetur vetëm dhe sa herë që janë vetëm sulmojnë të gjithë. Ata shqetësohen që opozita është bashkë”.

Për 25 prillin thotë se “do të kemi një ditë zgjedhjesh ku do të festohet demokracia sepse qytetarët do të votojë masivisht”.

2 komente në ““Basha më 2017: Kurrë aleancë me LSI-në”! Tabaku zihet “ngushtë” nga moderatori: Epo 8 vite në opozitë! Na duhet vetëm për vota të majta”

  1. Franci says:

    Kjo dhe si shum si kjo, se kane per turp qe te lepijne ate qe peshtyjne. Zatem prandaj dhe nuk i beson kush, sepse kjo nuk e ka kurajon te thote qe; po o njerez keni te drejte, por ç’ti bej kryetarit qe lepin ai, lepijme dhe ne. Gjith urrejtja per LSI, do shkoje per PD, kjo shorehet nga qytetar qe jane te djathte. Do ishte e udhes qe PD ta fitonte kete raund me gjith spektrin e djatht, por ne asnje menyre me nje parti paterice ne zhdukje si LSI. Tabaku tabak, si puna tabakut qe benim balona me tabak.

  2. Zj Tabaku , histori e njohur kjo qe Ju po kerkoni te perseritet , apo keni deshire te perseritet .
    Nisur nga 2005 e djathta erdhi ne pushtet me vota te majta te PAA , plus kushtet qe vune nderkombetaret , zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe kalim paqesor i pushtetit , e thene troc rrotacion !
    2009 u perserit e njejta situate por me aleat te ri , LSI qe zhvilloi fushate majtas , duke e percare te majten , dhe e djathta qeverisi me vota te majta .
    Tashti sikur kane ndryshuar pak kushtet , LSI eshte pozicionuat djathtas dhe votat e majta pak veshtire te mblidhni , si c’prehesh me sinqeritet , plus qe nderkombetaret nuk kane ndonje preference per rrotacion , po ashtu dhe nga ana e juaj , aleatet tane strategjike jane shpallur armiq .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje