Shqipëria në prag të suksesit historik, përballë serbëve e rusëve

7 Mars 2021, 14:07Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Shqipëria është në prag të suksesit të saj historik, të pritur në dy shekuj, gjatë një tmerri antishqiptar, që nga viti 1820. Kjo kuptohet edhe nga shqetësimi iracional edhe i serbëve, por edhe i rusëve. Politika ruse dhe ajo serbe, janë me korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri, në një kohë kur, ky korrupsion, po shkon drejt likuidimit.

l.Historia e së tashmes historike të çdo shteti apo çdo shoqërie analizohet gjithmonë duke u mbështetur në aspektet më të rëndësishëm të gjendjes, si aktualitet.

Këto aspekte janë të rëndësishëm atëhetë kur lidhen me njëri – tjetrin dhe mbajnë brenda kësaj lidhjeje thelbin e historisë së segmentit kohor aktual.

Duke i qëndruar këtij koncepti historik, në historinë e sotme të Shqipërisë, ne gjejmë katër aspekte qëndrorë që lidhen me njëri-tjetrin dhe mbajnë të fokusuar brenda vetes, historinë e momentit aktual.

Katër aspekte kryesorë të historisë së Shqipërisë se sotme janë:

Fitorja e çiftit të pakorruptuar e patriot në Kosovë, Kurti-Osmani.

Tensioni iracional i presidentit të Serbisë nga përbuzja e re e politikës amerikane kundrejt Serbisë.

Amullia e korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë.

Zgjedhjet e 25 prillit.

ll.Në këta katër aspekte kuptohet se po qëndron politika e re Amerikane. Janë dy nga aspektet e më sipërm që tregojnë presionin amerikan kundër Serbisë dhe,   edhe trajtimin e Serbisë nga amerikanët njëlloj si për Gjermaninë naziste të pasluftës së Dytë Botërore.

Në këtë rrjedhë vijnë dhe bashkohen të katër aspektet e mësipërm, sepse patriotizmi i bashkimit kombëtar në politikën Kurti-Osmani, dhe amullia e korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë, do të vijnë e do të përplasen me diskreditim në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti.

Shumë mirë. Por brenda këtij trajtimi shihet qartë se gjithçka po vihet brenda idesë se, interesi amerikan në Ballkanin Petëndimor, është i përqendruar te riafirmimi historik i shqiptarëve si mbajtësit e epiqendrës së historisë së Ballkanit Perëndimor. Në fakt, kjo është risia që po sjell koha jonë, duke filluar që nga lufta për çlirimin e Kosovës.

Por kjo ka krijuar dhe gjendjen acaruese të politikës serbe, dhe frikën që po shihet në sjelljen e të gjithë politikanëve ekstremistë të Serbisë.

Në fakt, këta po i tremb rishkrimi real i historisë në rrjedhën Iliri-Arbëri-Shqipëri.

Prandaj kuptohet se është pikërisht kjo që po e hedh në veprim të gjithë egërsinë serbe, por, edhe atë ruse. Këta gjithë tension nervor, rëndom po përmendin Shqipërinë e Madhe, a thua se krijimi i kësaj Shqipërie është pushtim. (!)

Kjo tregon se turpi i tyre historik po vijon si në 100 vjet: serbët, bashkimin e shqiptarëve të pushtuar prej tyre e quajnë një vepër “kriminale”, sepse Shqipëria bëhet një shtet i madh. Kuptohet se ky është një devijim që del jashtë arsyes normale, sepse ideja e tyre është kjo: meqë shqiptarët e bashkuar formojnë një Shqipëri të Madhe, ata nuk duhet të bashkohen kurrë. Por, këta hajvanë historikë nuk na thonë: pse nuk paskan të drejtë shqiptarët të krijojnë një Shqipëri ku do të bashkohen të gjithë shqiptarët? Nuk e thonë dot, se dalin qesharakë.

Por, sot këta po i tremb studimi i thellë i gjuhës shqipe në rrafsh akademik, i cili për serbët vërteton se janë të ardhur në Ballkan; kurse për shqiptarët vërteton që janë po ata, në rrjedhën mbi dymijë-vjeçare ilirë-arbër-shqiptarë.

Por, na duhet të theksojmë se, sidomos, ajo që i fundos në marrëzi serbët e sotëm, është fakti që po kuptohet se politika amerikane është për Shqipërinë natyrore, sipas hartës që ka paraqitur në Konferencën e Londrës ministri i jashtëm i Austro-Hungarinsë, Berthold, në vitin 1912.

Ja, kjo është situata, prandaj edhe shqiptatët duhet të jenë të vëmendshëm, dhe, në këtë kohë, likuidimi i korrupsionit, në Shqipëri dhe në Kosovë, duhet kuptuar se është domosdoshmëri historike.

42 komente në “Shqipëria në prag të suksesit historik, përballë serbëve e rusëve”

  1. Pordhe me rigone.... says:

    Nje psikiatro,gjendja eshte teper alarmante…..fenomeni/i tredhuri Gjel eshte jashte kontrollit, allah uakbar!

    1. Kalec Dega says:

      Kafsha inteligjente quajtur shqiptar kryesuar nga Avukat Taku..

      1. Lyhnidas says:

        Ore kalec dordolec ty pse te djeg prapanica cfar frike ke?

        1. xheJ eN Bi says:

          Kësaj i thonë të ëndërrosh me sy hapur. Nuk ka dhe nuk ka për të patur ndryshim kufijsh.
          Të gjitha shtetet kanë minoritete brënda tyre. Atëherë do kërkojnë që sejcili shtet të marë minoritrtin që ka në vëndin fqinj. Dhe Ballkani është më tipiku në këtë drejtim.
          Nuk j që në kaq naiv shtetet e mëdha që të lejojnë një gjë të tillë. PLAS LUFTA E TRRTË BOTËRORE dhe prap nga Ballkani.

          1. ca po thua says:

            Torrollak, mjafton te shohesh keto 30 vitet e fundit, qe po ndryshojne kufijte ne Evrope (ne bote po e po) dhe ti thua “nuk ndryshojne”. O Budall, kufijte kane ndryshuar, ndryshojne dhe do te ndryshojne gjithmone ne histori. Kush nuk kupton as kaq gje, eshte kokrra e gomarit!

    2. vang says:

      Z.Ngjela: Studimi i gjuhes shqipe ne rrafsh akademik,sic theksoni ju ,nuk ka pse nxjerr se serbet jane te ardhur sepse kjo e vertete eshte nje fakt historik.Historia njeh zbritjen e sllaveve rreth shek VI era e re. ne Ballkan.Studimi i gjuhes duhet te vertetoje pa diskutim vazhdimsine ILIRE-ARBERORE -SHQIPTARE, gje qe perpiqen ta hedhin poshte qarqe shoviniste,duke i konsideruar shqiptaret te ardhur dhe jo autoktone.Sa me perket mua kam nje pasiguri.E them kete se veshtire te formohen kufinj te rinj ne ballkan duke ”prishur” 2-3 shtete me perqindje te larte shqiptare per ti bashkuar shqiptaret mes vedi,sado te jene shtete pa identitet te qarte por te formuar tenikisht. Ne nje Europe te bashkuar biles kjo duket se nuk do kuptohet ashtu sic e kuptojme ne tani.Ne besoj,futemi si antare te BE ne fund te ketij 10 vjecari 2027-2028 dhe keto 7-8 vjet as me KOSOVEN QE ESHTE PAK A SHUME ME E MUNDURA PER TU BASHKUAR ME SHQIPERINE ,sic tregojne bathet,nuk do kete bashkim sepse edhe zhvillimet e marrdhenieve me BE ,jane ne faza te ndryshme.Perse AHTISARIN e lejuan te ndalonte bashkimin e Kosoves me tjeter shtet????Ketu eshte fillimi………

  2. Marko Bocari says:

    Ti pordha greke me rigon, mos te iku fiqiri dhe ty si serbet dhe ruset ? Ne te semes vafsh. Shqiperia do te behet ashtu si e ka bekuar i madhi Zot.

    1. Marko Bocari says:

      Pse perdor emra qe i perdor dikush tjeter!?

      1. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

        Arapi turk,shet nene e babe,nick-u per te nuk eshte gje fare….ky eshte turku i pabese!

        1. Marko Bocari says:

          Ik mor Orxanaqis Pamoukidis, funderrine grekomane, race e shpifur zvarranike …
          (Marko Bocari, ky i poshtmi)

  3. Kapterri says:

    Çifti i pakorruptuar – ende – Kurti/Osmani? Ja ke fut si kau pelës or avokat. Nëqoftë se ka minë me sahat për Kosovën, ai është radikali islam Kurti. Prit se do ja dëgjosh krismën.

    1. ana says:

      O kaptero, Kurti dhe te gjithe kurtet e tjere islamofob apo radikalog qofshin, do te bejne sic thote Amerika. Nuk kane asnje rruge tjeter – ja ke per ta pare!! Drejtuesit ne Kosove dhe Shqiperi jane si glasat e zogut per Ameriken qe me nje te fryre i pastron. Bashkimi i Shqiperise me Kosoven ne nje shtet te vetem, qofte edhe me ndonje kembim teritoresh ne Kosove mikdis saj dhe Serbise , eshte drejt finalizimit nese bota nuk do te shkaterohet tani shpejt.

  4. Ed says:

    DAKORT ME TE TJERAT PO
    JO ME ALBIN OSMSNIN E KE SHUME GABIM
    ATA NUK JANE SHQIPETARE
    KOHA E KA VERTETUAR KETE

  5. Dauti says:

    Kujtoni dhe mos harroni: ky Ngjela ishte nga te paret qe shkoi ne Serbi ne fillimin e viteve 90-te. Nuk flet per kete. Rama gjithashtu ka shkuar ne Serbi.
    Te dy, jo vetem kane shkuar, por jane takuar me politikane dhe pushtetare. Tani Ngjela perpiqet te beje emer dhe te fitoje para per sherbimet e tij. Lodhet kot. Rama nuk e pjerdh fare.

    1. heu bre says:

      Edhe Erdokari ka shkuar ne Serbi. E ca pastaj ?

  6. NSDAP says:

    Nuk ka idiot me te madh dhe sharlatan me te madh ne median shqiptare se Spartak Ngjala.

    Ky cope ka…ri mastrubohet ne nje imagjinate qe e ka vetem nje femije 5 vjec dhe per me teper eshte nje injorant i fushes se historise dhe nje bythlepires i paktahasueshem i Ameriqise.

    Te thuash qe paska filluar terrori i sllaveve ne 1820 kur serbia nuk ishte krijuar ende, kur ju dha autonimia ne 1831 dhe i be e pavarur ne 1878 kur hyri edhe per here te pare ne trojet Shqiptare , eshte te quhsh injorant.

    Na ke care trapin me kete imagjinaten per Ameriken dhe ceshtjen Shqiptare ne Ballkan.

    Po per faktin qe Amerika rrezoi Kurtin para 1 viti dhe qe qe.cdo gje kontrollohet nga Amerika ne Shqiperi?

    O plak matuf.

  7. ngjala says:

    Taku taku torrollaku qe ke nje dell me Al Binin kjo nuk ka diskutim!Te dy nostalgjike te Enver Hoxhes!Jo pa qellim ai vuri kandidate tek vendlindja e udheheqesit shpirteror te tij sh.Enver ku pa dyshim edhe nostalgjia jote eshte ne te njejtin kah!Ti nuk e sheh dot me sy politikberrjen e Edi Rames qe sot po sjell verdalle nje politike te jashteme ne rang Europian,pa permendur ketu zhvillimin galopan te infrastuktures shqipetare ku partia meme e Jotja (jo ajo e monizmit,por kjo e Salinizmit)jo vetem qe e shkateroi ate ne ate farre feje ku as pushtuesi nuk ia beri por shuajti çdo shprese Shqipetari qe ky vend mund te futej ne vathe e te behej!Do s’do ti apo kerkush tjeter Shqiperia e ka marre udhen pro Europiane pavaresisht se ti ke mbetur si ai tellalli ne Korçe!Ne fakt brenda tre ballafaqime me median brenda jo me shume se nje jave ti ke dale me tre qendrime te ndryshme,ku nga te treqind variantet e ketyre tridhjet viteve demografi njera do te te dale!Ndaj ore Taku taku …….ku kur truri tend nuk sherbeu keto trijet vite mos prit qe tete ndigjoje ndokush pordhet e nje plaku tashme qe ç’ka thote sot e pergenjeshtron neser e çka thote neser e pergenjeshtron pasneser!Lum kush te ndigjon per here te pare se i dukesh i besueshem por po te ndoqi per here te dyte do te te abandonoje pernjehere sepse je pa bosht ne analizat e tua!
    Se fundemi uroj qe te ta kete lexuar Al Bini kete analize dhe meqenese nuk e ka zhgjedhur akoma Ministrin e drejtesise se Kosoves te te ofroje kete vend se opinionin duhet ta kete te mire nga Sali Berisha pasi e ke spetuar nga burgu sepse nuk i gjete asnje dokument te firmosur per 97 dhe bombardimin e jugut!Ndaj mire do ishte qe kete artikull te mos e kishe botuar tek ne por ne Kosove se ndoshta nuk te njohin e te besojne.

  8. REALE says:

    O Spartak, ku e di ti se Kurti dhe Osmani s’jane te korruptuar materialisht dhe fizikisht? Mos keput proçka per ato qe as dreqi nuk hyne. Si e quan nje fakt ti qe kur ish i burgosur ne Beograd Albin Kurti, gjithe shqiptaret e tjere torturoheshin, ndersa Albini jepte intervista ne televezionet e Serbise ? Aman, veç mos u irrito! Qe te jeshe politikan sot ne demokraci pa parà te madhe s’te do njeri dhe s’ben dot se duhet te derdhesh, vetem reklamat sa te kushtojne qe partite politike s’pyesin; ku i gjejne , Sparatak? Dhe ne fund, per te mos i thene te gjitha: Vjosa Osmani nje mish me dy sy qe shkon e i shtrihet Saliut, Ilirit dhe Lulezimit e Monikes, Ndersa Albini nje koketrashe qe ne politiken e sotme stonon dhe s’ka per ta pasur te gjate. Bile Kosova dhe Shqiperia do kene telashe te medha se hasmeria midish shqiptareve dhe kosovareve eshte zgjeruar aq shume sa nuk duan te shikojne njeri tjetrin me sy dhe kjo eshte “merite” e idhujve te tu; ndoshta jo te gjithe, por midis regresit dhe progresit ka # shume te madhe. Me vjen keq si e percepton ti keshtu dhe kaq lehte; ne njerin krahe sulmon Saliun, Ilirin etj dhe ne krahun tjeter perkrah Albinin, Vjosen etj qe jane ne nje shtrat!! Gezuar diten e 7 Marsit!

  9. ilir says:

    Ly eshte me idiot se Luli i Halimit. Po pse thua mbrockulla mor avo…kat. Ti qe flete ne emer te mencurise mbeshtet antiamerikanin E Kosoves.
    Ke rrjedhur more zoterri, ke rrjedhur.

  10. Zapata says:

    Fjalet e tua avokat ne vesh te Perendise.
    Keta vrromjaret 300 evrosh mos i perrmjer fare, se nuk ja vlen. Keta jane te gjithe te perdhunuar edhe menderisht nga Janullat e Jorgaqet e Athines

  11. Lyhnidas says:

    Ore kalec dordolec ty pse te djeg prapanica cfar frike ke?

  12. Niku says:

    O Mero, deri kur do te botosh pallavrat e ketij trupjerdhuri…???!!!

  13. Shkodra says:

    Perse e shajne Avokatin? …jep nje mendim te arsyeshem…po ste pelqeu …nuk ke perse ofendon…apo do ju kete ….ndonje te shtepise?!

  14. Lik says:

    Ore…mire zerat antishqiptare greker dhe serbe qe terbohen nga artikuj te tille ,sado optimiste me shume seç duhet qe mund te jene, nuk kuptoj ca komente te tjera qe jane padyshim antikombetare.Dhe akuzohemi ne shqiptaret per nacionalizem ekstrem !!!

  15. Piro says:

    Emocional. Jashte realiteti.

  16. Shqiptari says:

    Te gjith komentusit pothuajse jan te terbuar se Spartak Ngjela flet per interesat tona komtare , sa shum dobiça shqipfoles paska ky vend mer zot , pisa qe kan urrejtie per sukseset e kombit shqiptar , o mero do i vesh fre ktyre antishqiptarve te piset neper komente or manall , a po jo , ndaloi kta pisa antishqiptar mos ja boto komentet , duhet pa tjeter te vihet ligj kush flet kunder interesave komtare ti bllokohet komenti , ose gazeta te mari 100 mij euro gjob , qe ta pysin bythen kto gazeta te ngritura me parat e asfalis greke dhe me parat e sherbimit serb , qe xhdo koment patriotik e bllokojn dhe komentet e ktyre zhulcave shqipfoles pa atdhe qe shajn kombin ton ter diten neper gazeta i botojn , them kombin ton se kata jan jevgj pa atdhe kta lefin aty ku han sa ne interes te grekut dhe ne interes te serbit . Rrespekte Spartak Ngjela per shkrimin , zoti ja boft Drit Albin Kurtit esht patriot i vertet , jon per patriot ka nevoj jo per bythshitur komentes qe jan pa atdhe.

  17. tori says:

    Taku te merkuren luhet ndeshja e kthimit midis Barces dhe PSG!A te kane thene gje Amerikanet se si del rezultati?Te lutem na jep ndonje reultat nga ata pertej Atlantikut se ke miq shume!

  18. shqiperia natyrale says:

    Vertetë që ju kam lexuar si kronikues dhe analist në media, por t’ju bësh elozhe Kurtit dhe Vjosës, të cilët vijnë në Shqiperi për ti transmetuar ndonjë mesazh të UDB-ës Sali Berishës, dhe duket sikur këta 2 persona, që ju z. Ngjela i kualifikoni si të pa-korruptuar, dhe po besojmë që janë të tillë, atëherë si spjegohet që kur vijnë në Shqiperi, shkojnë dhe marrin leksione dhe selfi me shkerdhaten, kriminelin, hajdutin, korruptuesin, anti-amerikanin dhe tradhëtarin më të madh të kombit Shqiptar Sali UDB-ash Berisha. Që të 2 këto kukulla qesharake anti-amerikanë, anti-Gjerman, nuk vijnë nga rradhët e luftëtarve heroik të UÇK-së, dhe si të tillë në kohën e tashme gjeostrategjike në ballkan, ky “çift” nuk e ka vendin në postet më të larta të Kosovës martire dhe të bekuar.

  19. xheJ eN Bi says:

    Kësaj i thonë të ëndërrosh me sy hapur. Nuk ka dhe nuk ka për të patur ndryshim kufijsh.
    Të gjitha shtetet kanë minoritete brënda tyre. Atëherë do kërkojnë që sejcili shtet të marë minoritrtin që ka në vëndin fqinj. Dhe Ballkani është më tipiku në këtë drejtim.
    Nuk j që në kaq naiv shtetet e mëdha që të lejojnë një gjë të tillë. PLAS LUFTA E TRRTË BOTËRORE dhe prap nga Ballkani.

    1. Bojkotoni celulen Greke Çani-Curri në TV-Klan says:

      J&B @
      Njatjeta Jej&Bej,
      Ejvallah dhe Marshallah të qoftë!
      Po nga je zotrote ore Beu ynë i mënçur?
      Po ku kullos e ngre dolli more mbrojtësi I balancave të gjeostrategjisë dhe paqes së globit?
      Mos je nga ata që u thonë “Hani bukën tuj’ e boni bedevanë e huj’ ”
      Të kam ndjekur në bllog me vëmëndje kur komentohet bashkimi kombëtar i shqiptarëve.
      Kërcen përpjetë sikur të pickon gjarpri sërb apo akrepi grek.
      Jo njëherë, por 2-3 herë brënda një shkrimi, si sot përshembull.
      Prandaj edhe je flakë e zjarr kundër Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.
      Sepse duke goditur për t’i përbaltur dhe rrëzuar ata, synon në fakt eliminimin e objektivit të tyre të bashkimit kombëtar të shqiptarëve.
      Përse fshihesh pas tezës se bota nuk lejon ndryshim kufijsh për të përfshirë minoritetet?

      Ne sot po flasim për bashkimin Shqipëri – Kosovë, që janë dy shtete të pavarura shqiptarë, jo për përfshirje minoritetesh. Apo t’i Xhej&Bej nuk e njeh ende Kosovën si shtet i pavarur dhe e konsideron Kosovën pjesë të Sërbisë dhe kosovarët minoritet në Shtetin sërb?
      Ti i dashur J&B je pjesë, sado e vockël, e Kollonës së Pestë të revanshizmit serbo-grek-panortodoks për të çbërë ndryshimet gjeostrategjike në Ballkan, shpërbërjen e Jugosllavisë dhe shkëputjen e Kosovës nga Sërbia nën bombardimet e Nato-s.
      Lexuesit e gazetës TemaA dhe komentuesit e bllogjeve të saj duhet të jenë syçelët për të dalluar helmin e gjarprinjëve dhe akrepave të tillë, për të sabotuar kauzën e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, të fshehur pas dënglave për rreziqet e Luftës së Tretë Botërore.

  20. Luli says:

    O shqiptari, e paske trurin fushe, pa rrudha. Avokati flet percart, o rrot manalli.

  21. taso kume says:

    JO dobiça ,sa shume qelbesira flasin gjuhen SHqipe,e po te shahesh me lloj- lloj epitetesh se thua te verteten,ne SERBI,GERQI,RUSI sposorizojne per te genjyer dhe si shan njeri perkundrazi i vene ne piedestal per fantazite e tyre antiSHQIPTARE , bashkekomentusat tane o jane te tredhur nga prifti ,ose jane dehur nga aroma e themjamit te kishes,Nuk te pelqen shkrimi ske pse shan se prezantohesh si rugaç pa dije e kulture.

  22. Lomy says:

    Mjaft me keto idiotizmat me ilire e arber se nuk xhiron politika nga perrallat por vetem i prodhon.
    Keto jane llloqe per t’i mbushur mendjen vetes ngjela qe eshte akoma mire me shendet nderkohe qe shendetin mendor e ka harruar ne burg…
    Amerika ka interesa ne rajon dhe nuk deshiron me te beje biznes me politikane te konsumuar a tejperdorur por po i djeg ata ne nje operacion imazhi publik dhe kaq eshte gjithe historia.

  23. gogo alb says:

    C ‘ far gomar komentuse, Shqiptaret jane ne tokat etyre ,nuk jane minoritete o kafshe te shitur, trualli kombetar shqiptar eshte i pa shkeputur eshte vazhdimesija etrojeve ku kane jetuare ejetoin ne shekuj qe ne kohen epellazgeve e me gjere se tani . Prandaj mos etregoni hapur se café ide kini ec’ far mostra jeni..?

  24. BUJAR KANAPARI says:

    Pse Kosova, shqiptaret ne Maqedoni jane pakice kombetare, qe na i paska cdo vend?
    Shqiperia e 1913, ka me shume territor jashte kufirit, vetem 1 te 3 e siperfaqes.
    Shqiperia eshte coptuar vetem per shkak te fese islame dhe kete e kupton kushdo qe ka 4 klase shkolle.
    Bashkimin e shqiptareve nuk e duan vetem politikanet ne Shqiperi dhe Kosove, sepse duan te ruajne pozicionin qe kane ne politike.
    Rasti i Shqiperise eshte i vecante, nuk ka lidhje me minoritetet, por Europa nuk pranon nje shtet edhe me te madh shqiptar me kulture islame dhe
    justifikohet me mos ndryshimin e kufijve me sebepin e efektit domino.
    Por dy shtete te pavarura, nuk i pengon askush te bashkohen ne rast se ka vullnet.
    Kjo eshte arsyeja pse ka hezitim qofte nga Beogradi, por dhe nga disa qarqe ne Bruksel.

  25. Likja says:

    Or Ngjel sumkapuçi!Kjo tregon qe Enveri nuk ju ka rene hakut fare ju Ngjaleve por ju ka peshuar tamam!Qe po i rrisni reputacionin Rames me keto idiotlleqe ose me kaqolelleqe siç ke qejf ti quash ndonjehere ,kjo as ka diskutim por pavaresisht se burgu ka bere te veten perseri bene nje gabim themelor sepse na jep te drejten qe edhe Enveri ka patur te drejte qe jo çoi ne te semes or sifilize te lindur!
    O “Avokat”ju bashkangjite nje here Saliut e ai te fshiu tashti tentove ti afrohesh Rames e ai te q…u,sot po i bene hyzmet Albin Kurtit por as ai s’ta vershellen se ka plot kaqola rreth e si del koha per te ty!Jam i sigurt qe neser do te dalesh me ndonje variant tjeter se do kesh ndegjuar ndonje gje nga vrima e çelsit te Ambasadores mike e do na dalesh sikur eshte ideja jote!

  26. Rruga e Elbasanit says:

    Avokati i mbetur ne tentative Take Spurdhjak Ngjala qe ne 3 gjygje ka humb 4 (sic thoshin per te tek “Portokallia”) i qendron me atyre klithmave te 2003 se “Rama i vodhi zgjedhjet” ?
    …dhe sa per kuriozitet – A ekziston me ajo particka e tij e fundit me ate emrin kilometrik qe as Takja vete nuk e mba mend?

  27. Ρrushi says:

    Dakort Avokat Taku!
    Në 3/4 e artikullit të mësipërm.
    Ke qënë njeriu i drejtësisë të shtetit në rangun më të lartë,
    Avokat, po se po sa të kanë zëvendësuar emrin e nënës, me këtë emër.
    Analist po se po. I ftuar në çdo portal e media pa mungesë. Non stop.
    Një evestigim korrupsioni të Ramës e të PS-së në këta 8 vjet qeverisjes nuk e ke deklaruar kurrë?
    Në asnjë rast , veçse si amëndlsi prej sharlatani, si çdo gurë shahut i pd-së që vihet në lëvizje nga plaku Mere.
    Por gjej një rast të vetëm, sepse nuk të pengon kush si në kohën e kolerës me emrin Sali ?!
    Shko në zyrat e shtetit dhe rrëmo çdo investim , çdo tender, edhe atë më të thjeshtë, të një shtëpie 1 katëshe nga mijëra të tilla që Rama e Veliaj po ndan çelsit e shtëpisë, korupsionin, vjedhjen në ndonjë shkollë të re, kopsht, çerdhe, janë me dhjetra mijë tendera që i gjen në portalet e qeverisë.?!
    E keni të vështirë sigurisht. Ose jeni koqe dembelësh që llomotisni dhe manipulonin këtë popull që jo se po gënjehet (mbi 50% votojnë Ramën).
    Kjo është demokracia Avokat. Mos Beso dhe invesigo dhe nxirrni të palarat e kësaj qeverisje.
    A,… juve doni që qeveria të mos punojë!?
    Por dhe zotrote kur ha bukë bën thërime .
    Pra mesiguri diku ka dhe ndonjë xhep që mer diçka, por je me shkollë dhe ke qënë dhe ministër i drejtësisë, për aq pak kohë, por e ke si përvojë. Prandaj veproj! E mos provoko e manipulo politikisht.

  28. komentuesi says:

    Do kauptoni shpjete se kush janë AL BINI – OS MANI nuk mund të vish në pshtet pa të përkrahje finciare, politike e mediale nga shërbimet sekrete dhe forcat e errta kriminale!?. Këta bënë çmos që krahun e luftës ta dërgojnë në HAG bashke Dik Martin, C. del Pontet, Vuççin, Putinin Surrojin Berishën etj. atyre që u duke kjo rastësi janë përtej kësaj bote. Ata u bugosen që Albini dhe Vjosa të fitojnë pozita dhe ti japin fund kundërshtimve serbo ruse. Do të dalin në shesh të gjitha tradhtit por frijkohem se do të jetë vonë dhe me pasoja të rënda.

  29. emigranti says:

    Avokati mund te kete 100 te meta, por ketu nuk e kuptoj irritimin e pavend te disa personave te mesiperm.
    A ka ndonje te keqe luftimi I korrupsionit, a jane te pakorruptuar e patriote cifti Kurti – Osmani, apo te pakten nese nuk beson ( si dikur pavaresine e Koßoves) nuk ka ndonje te keqe te enderrosh Shqiperine reale.
    Bashkimi I shqiptareve ne Europe eshte nje enderr me e larget dhe me pak e realizueshme se. bashkimi I tyre mes vete, pasi as Shqiperia as Kosova nuk duket ne nje te ardhme te afert 10-15 vjecare te futen ne Europe, pa folur qe a do te jete ne ate kohe kjo Europe e bashkuar apo jo.

  30. Erdogan says:

    Greqia feston sivjet 200 vjetorin e Revolucionit Greke
    kunder Osmaneve dhe Turkoallvanosave qe perbenin shumicen dermuese te ushtrise Osmane.
    Une menfoj se ky shtet (State) i quajture Albania nga Fuqite e Medha e ka detyrim moral dhe historik te marre pjese ne festimin dhe nderimin e kasaj lufte te perbashket kundrejt historise dhe Heroit kombetare Jeorgios Kastriotis.
    Une di qe ne 1820A.D ne Ballkan dikur i quajture Epir dhe popullsia Epirote zoti Spartak Ngjela ishte Perandori Osmane per 500 vjet.
    I vetmi Komb tjeter i perfaqesuar ne kete Perandori pervec Osmaneve ishin Greket Orthodhokse.
    Pse sipas jush keta qe nuk ishin turqizuar ishin “Shqiptare”?
    Mos te harrojme te ashtuquajturit Greke Orthodhokse kishin te drejte te shkolloheshin ne gjuhen e tyre,kishin Kishat e tyre ku perfaqesonin Identitetin dhe Kombesine e tyre.
    Ne harkun e 500 vjeteve qindra mijera Greke per fatin e keq Orthodhokse,me dhune u convertuan ne turq te ashtuquajture Geni-tsaros.
    Ku ishin keta Arnaute,Arvanosa,Arber te vetequajture Skiptaris ne kohen e Perandorise Greke te Bizantit?
    A nuk u krijua ky Pashallek i “pamvarur” i quajture Albania nga Turqia ne 1913en me ndihmen e armiqve te Kombit te Pirros dhe Kastriotit qe kane akoma te pushtuar Atdheun e tyre Magna Grecian?
    Dhe me Deputete te saj si Ismail bej Vlora,Frashellinjte,Hasanet Hamzate etj?
    Kush mendon se ky Shtet (State) si Albania qe dikur quhej Epiri dhe pjese e Civilizimit Greke eshte e “pavarur” nga Tur-qija eshte thjesht Idiot dhe nje fatkeqesi shume e Madhe.

    1. u dhime duke qesh says:

      Helenet jane zhdukur nga historia qe ne shek IV-t, atehere kur kristianizmi u shpall fe zyrtare e Perandorise Romane! Qe atehere nuk ekziston me asnje person i quajtur helen!
      Me greke nuk e di ke quan ti, me siguri turqit orthodhokse dhe zijoshe te quajtur karamanlinj ? ? ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje