(Zh)vlerësimet me çmimet e fundvitit

29 Dhjetor 2015, 20:02Editorial TEMA

Nga Afrim Krasniqi

 

Nuk na duhen shifra dhe retorike, le te shohim nje aspekt tjeter me konkret, – çmimet e dhena gjate kesaj periudhe, cmimet vjetore dhe vleresuese ne disa kategori.

Nje grupim qe quhet “exelence” i dha cmim suksesi nje ministri qe nuk ka me shume se 90 dite ne detyre! Argumenti, – ka risi ne program e strategji, – dy gjera, te cilat mungojne edhe ne faqen zyrtare te vete ministrit! Ne kulmin e krizes se besimit midis biznesit dhe qeverise, dhoma e biznesit i dha cmim dhe nderoi as me pak dhe as me shume sesa numrin dy te qeverise, zv/kryeministrin! Ka mbeshtetur biznesin, – u tha, nje kompetence qe personi ne fjale as nuk e ka pasur dhe as nuk e ka!

Nga ministrat, edhe dy te tjere moren cmime, – sigurisht nga organizata qe financohen prej buxhetit te institucionit qe ata vete drejtojne, ose nga institucione te varesise! Ne kulmin e krizes ne shendetesi dhe ne ekonomi, dy ministra, perkatesisht ai i shendetesise dhe i industrise/energjitikes ia dolen qe personalisht te fitojne cmime: i pari nga OBSH, per meriten e suksesit ne ndalimin e duhanit, – i dyti nga nje akademi ne Itali me argumentin e kontributit te jashtezakonshem ne fushen politike dhe ekonomike!

Cmimi per suksesin ne menaxhim ju dha dy zyrtareve, te cilet gjate 2015 shenuan shifra rekord “suksesi”!. Njera, per here te pare ne historine 100 vjecare te shtetit mbylli institucionin e vetem shteteror mjekesor dhe nxorri te semuret nga spitali sepse … nuk kishte uje! Tjetri, mbetet rekord per faktin e vetem se permes padive ndaj qytetareve te varfer qe nuk kishin mundesi te paguanin energjine, ia arriti te dergoje ne burg 574 qytetare, dhe se vdekja e gruas ne vetmi e pa drita perben kulmin simbolik te suksesit te tij!

Ne kulture dhe art cmimi per artin e “vrimes” eshte konsumuar saqe nuk ka me nevoje per koment! Edhe ne muzike lajm kryesor i cmimeve u be rrahja midis kengetareve ne ceremonine e cmimeve. Nje tjeter cmim iu dha nje shkrimtari me motivin e suksesit artistik vetem 48 ore pasi ai kishte publikuar librin, 24 ore pasi ishte shperndare ne kioskat – librari te qyteteve kryesore! Nje poet fitoi cmim per nje liber, te cilin sic thote vete, e kishte shkruar rreth 17 vjet me pare, dhe se organizata te mediave fituan ca cmime dhe dhane ca te tjera edhe ne njesi njesi vendore, ku ose nuk ka media ose ku gazetaret nuk marrin rrogat prej muajsh! Ne ceshtje arkitekture cmime dhe tendera i fitoi e njejta kompani, – madje perpara se te behej konkursi…

Ne ceshtje bletesh te arta, ne listen fituese rezultoi edhe nje kompani, e cila jo shume kohe me pare ishte nder firmat me te akuzuara per evazion fiskal dhe qe gjysmen e kohes kalon ne procese ende te hapura gjykate dhe gjysmen ne aktivitetin prodhues. Cmim per uljen e tarifave telefonike (qe ende nuk jane ulur) e mori AKEP, institucioni pergjegjes per mos-uljen e tyre, kreu i FSHF u zgjodh qytetar nderi ne Vlore dhe ca qytete te tjera, kombetarja mori qytetarine e nderit edhe ne Kamez…!

Ka plot te tjera, qe e bejne edhe me grotesk raportin tone me vlerat qe refuzohen dhe antivlerat qe nderohen, sesi piramida ngrihet mbi mitet dhe simbolet negative, jo per vlerat dhe modelet pozitive, sesi rendim te nderojme ata qe na sundojne, pushtetet e radhes – gjithesesi jemi te ngushelluar nga fakti se te huajt, – jo ne, por te huajt, – kane nderuar kete vit Ismail Kadarene, Fatos Lubonjen, Nene Terezen, dhe nje numer artistesh e sportistesh qe kryesisht jetojne e punojne jashte shtetit!

12 komente në “(Zh)vlerësimet me çmimet e fundvitit”

  1. katunari emancipur says:

    Flm. Ke nder vlerat e paketa qe vazhdon te rezistosh ne kete vend antivlerash.
    Do behet ndonjehere ky vend?

    1. VENECIA = MEDALJE NR-1 PER KRYE NDYRESI says:

      NQS DO JEPEJ NJE CMIM PER NDYRESINE ME TE MADHE KETO 25 VJET…DO JA JEPJA

      REFORMES NE DREJTESI & KOMISJONIT VENEQIAS
      DHE PERZIERJES TE VENE-CIAS ME KETO AMBASADORE QE JANE PRAKTIKISHT BOSSAT E SHQIPTAREVE

      ( KUJTONI MENTOR COKUN NE TRIESTE NE 1992 DHE SAN EGIDOS NE 1997)QE JANE TRADHETI ME TE MEDHA SE TE HAMZA KASTRIOTIT APO ESAT PASHE TOPTANIT

      “””””””””””””””””””””””””””””

      sovraniteti i shqiperise ra ne shkurt 1992 kur Rajersoni mori pjese ne fushate elektorale krahas MONTRES BERISHE..dhe vazhdon dhe sot.

      KETO VRIMAT E VENCIES DUAN TE PAKTEN 2 VJET QE TE MBYLLEN..NDOSHTA ME SAKTE DITEN QE DO NGORDHE MIKU I DOANALDIT..SALIQENI.
      KETO PERRALLAT E” VENE CIA S ” JANE NJE SKENAR IDEAL PER TA FUNDOSUR ATE VEND PERGJITHMONE

      Nqs ka kundravajtes me te madh sot ne shqiperi ..ai eshte GOVERNORI LUL. dhe ROMANA VLAHUTIN

      Nuk ka ne historine boterore nje rast te tille si raporti shtet shqiptar-ambasade amerikane.as koloni,as protektorat,,as puppet state,,,as stateless..as vend I pushtuar….por dicka si BLACK HOLE..

      Ne saj te kesaj lidhje Shqiperia mund te quhet si VRIMA E ZEZE E RITA PETROS ku nuk ka ngel diplomat,ambasdor,zyrtar,kongresmen,titullar sherbimesh,analiste nga cdo vendi botes qe nuk kane provuar shijen e saj.
      Eshte fat I madh qe Shqiperia u lidh fort ne 1991 me Ameriken…por akoma me I madh eshte zhgenjimi I shqiptareve me dipllomate amerikane qe merren me Shqiperine.

      CFARE GABIMESH FATALE KANE BERE ZYRTARET AMERIKANE..DHE PO VAZHDOJNE AKOMA ME KETO BARCALETAT E DON LUSE ??.

      1-KRYEGAFA eshte emrimi I ambasdorit te pare amerikan W.E.R nga strofulla e Beogradit,vendit me armiqsor te shqiptareve.

      2-Ne vend te nje pajtimi dhe armpushimi me qeverine e kohes, drejtuesit antshqiptare dhe antiamerikane rajerson-biberaj erdhen si “clirimtare” dhe filluan genocidin e panevojshem antikomunist duke rekrutuar komunisttet me te felliqur si berisha-hajdari-elezaj etj

      3-Ne krye te ketij genocide u vu dhendri serb Berishovic ku sot prej tij eshte instaluar serbizimi,greqizimi,islamizimi dhe mafja nderkombetare tash ben ligjin

      4-Marrja pjese ILEGALISHT e amb.amerikan Rajerson ne votimet E 1992 praktikisht eleminoi SOVRANITETIN E SHTETIT SHQIPTAR..qe vazhdon dhe sot.

      5-Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per 1996-1997 ku u vrane 4000 mije vete dhe u zhduk shteti shqiptar

      6- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per grushtin e shtetit 14 shtator 1998..por biles ata e bene ambasaden zyre per drejtesine shqiptare ku krimineli berishe dha “deshmine”

      7- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per gerdecin ku ishte implikuar familjarisht.

      8-Dhenia e vizes Amerikane ndaj gjeneralit LUAN LEPUR HOXHA edhe pse ishte I denuar nga drejtesia..edhe pse ishte kercenuar me jete nga bossi I gerdecit-skerdhen berisha

      9-Implikimi I disa ekperteve te “virxhinias” ne mbulimin e vrasjes mafjoze te Kosta Trebickes

      10-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke I thene NY-TIME..leter highenike.

      11-Barazimi qe I beri amerika zyrtare krimit fashist te 21 janarit me protestuesit me duar ne xhepa

      12-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke fshire prapanicen me ekpertizat e FBI

      13-Perversiteti I Arvizuse qe dekoroi dy vrases..njerin burre shteti,tjetrin yll ne ngjitje

      14- Perversiteti I Arvizuse qe lejoi ti shkele vizen e kuqe Lul Serbasha me rastin e LHL ne 15 Nendor

      15-Perversiteti I Arvizuse qe ne bodellot e Arjan canit merret me Enver Hoxhen.
      Lista e bemave te padeshirueshme deri antishqiptarete disa ambasdoreve eshte akoma me e madhe por aq sa jane rrjeshtuar mjafton te themi se DIPLLOMACIA AMERIKANE MORALISHT E KA HUMBUR BESIMIN E SHQIPTAREVE DUKE ABUZUAR NE MENYRE KOZMIKE.

      KJO FUSHATA E LU-SE PER REFORMEN NE DREJTESI TREGON SE DIPLLOMATET AMERIKANE QE MEREN ME SHQIPERINE DHE PERDORIN KETE LU-NE SI LEXUES
      FERMANESH PO KALOJNE DITE TURBULLTA..SE NJE SHQIPERI ME MONSTREN BERISHE JASHTE BURGUT,,NUK I DUHET AS SHQIPTAREVE..AS AMERIKANEVE,,DHE AS DREQIT
      Mendoj se ka ardhur koha qe administrate amerikane te korigjoje gafat e saj cerek shekullore ne Shqiperi.

      Me sakte:
      Duhen vendosur mardhenie dipllomatike korrekte USA-ALBANIA midis shtetesh..dhe jo si deri me sot SHQIPERI-AMBASADE AMERIKANE..qe vazhdon nga koha e serbofilit EDWIN RAJERSON.

      JEPNI DHE MEDALJE DHE PER NDYRESI…

      ESHTE E LEHTE TE GJENDET VENDI I PARE:

      KOMISIONI I KARNAVALEVE TE VENEQIAS….

  2. MEMEDHETARI says:

    …”nje kompetence qe personi ne fjale as nuk e ka pasur dhe as nuk e ka”…(!)
    S’e kuptoj,cfare kerkon pjeseza mohuese “nuk” ne kete paragraf???
    Ja,sa bukur do lexohej e do kuptohej:
    …”nje kompetence qe personi ne fjale as e ka pasur dhe as e ka”…
    Ose,le te tregohemi “zemergjere” me “nuk”-un ? dhe ta mbajme:
    Atehere,cfare kerkon “pjeseza “as”???…
    Ja,le ta lexojme edhe kete rast:
    …”nje kompetence qe personi ne fjale nuk e ka pasur dhe nuk e ka”…

    Sa e bukur qe eshte gjuha jone!…

    Per permbajtjen e shkrimit,PERGEZIME AUTORIT!

  3. Prel dedaj says:

    I paske ra pike oi Nderuar.

  4. adi says:

    Prof. Krasniqi, jeni nder te paktet intelektuale aftesi superiore analitike dhe me integritet.
    eshte kenaqesi te lexosh analizat tuaja.

  5. eri eri says:

    si perhere i ftohte dhe i sakte. analize e shkelqyer.

  6. lekua says:

    Te drejte keni zoti Krasniqi, por per mua keto çmime qe permendet ju nuk kane rendesi fare. Une do te permendja çmimet Per Ahmet Zogun, çmimet per Xhafer Deven, çmimet per Sali Berishen, po permend vetem Arsidin, por edhe Nishanin qe i dha çmim heren e fundit mbas gjithe ketyre krimieve monstruoze, mafjoze, shtetrore qe ka bere bashke me ca amerikane te qelbur…Keto do pare me seriozitet qe kane te bejne me çeshtjen kombtare shqiptare, ndersa ato çmime jane si SSSSSSS ne aksionet ne hekurudhe qe s’kishin asnje vlere.

  7. veterani says:

    Shume e drejte analiza Profesor.Por une do te shtoja edhe shperblimin ndaj tatimoreve.Atyre qe duhet te zhduknin informalitetin por qe kurre se moren seriozisht kte reforme te qeverise dhe kte e them nga eksperienca ime.Une jam i vetpunsuar si familje ose si i thon kta biznes i vogel.(kam 7 kompjutra dhe nje printer).Por kta mytebere gjobat po neve qe jemi te rrregullt na i kane vene dhe kontrollet dy her ne jave po tek ne i bejne.PSE! Kur i pyesim do justifikojm rrogen,do mbajme punen pa pike turpi – jo do bejn reforme po shkojm te kapim ndonje berber apo kepucar thone jo te zhdukim informalitetin qe ne te vertet e deshiruam shum ne qe kemi qene gjithmone ne rregull me shtetin.Por te flasesh o PROFESOR kush te degjon prandaj ta gezojn shperblimin nga qeveria.

  8. milingonat e Rames dhe elefandet e sali monstres says:

    Duket me sy te lire qe artikull shkruesi ka vene mikroskopin per keto gjera “te tmerreshme” qe po ndodhin ne kohen e Edi Rames.

    Shembujt qe jep Krasniqi edhe pse kane nje prapavije te erret tregon se shoqeria shqiptare & mediat me Aferimin tone ka kaluar ne perversitet..shikohen milingonat me mikroskop dhe harrohen elefandet qe duken me sy te lire.

    Me terhoqi shprehja
    “Antivlerat qe nderohen sot”
    dhe le ta zvillojme me tej kete tog fjalesh.

    Keto antivlera qe thote Afrimi ne kete dacibaon e tij jane mikroskopike me realitetin 25 vjecar dhe le ti permendim disa antivlera horror qe nderohen sot:

    -Jam dakort qe hoqem monumentin e enverhoxhes por te ngrihej ai i Ahmet Zogut eshte poshtrim kombetar.Nuk e shoh te nevojeshme te argumentoj kush ishte ndyresira Zog pasi dihet.

    -Nqs hiqet pikerisht tabela e 4 shkurtit dhe vihet emri i Rugoves nje fansi te Xhaferr Deves,,bej pjese te ata njerez qe mendoj se nuk hoqem simbolet komuniste per ti vene me fashiste.

    -Nqs vihet Azem Hajdari ne varrezat e deshmoreve dhe nderohet me monumente dhe tituj me te larte qe u vra si qen rrugesh per pazare armatimi dhe droge..dhe hidhe ne plehra heronjte e luftes n-cl si ndodhi me heronjte e vigut…nuk ka fjale te shqipes ta pershkuaj kete horror

    -nqs i hiqen dekoratat pa vlere te enverhoxhes ne dhjetor 2015 dhe dekorohet kryemonstra berishe nga monstra nishani..mund te mendojme se ai vend ka shkuar per lesh….aq me shume kur ca ambasdore si Lu,Hofman,Vlahutin po e kthejne ate vend si vrima e RITA PETROS qe eshte zhvlerismi me i madh keto 25 vjet..eshte poshtrim me i keq se cdo lloj pushtimi..

  9. o viktima says:

    I nderuar profesor po ju pse u larguat nga Topi na e sqaroni se gojet e liga thone qe keni patur dhe ju semundjen e dobesine per nje bicim cmimi

  10. Juristi says:

    Ja nje shkrim i guximshem.
    Mero mos e fsheh te lutem se eshte dhe me i komentuari.
    Te dime per trim e per ate te lexojme.

    http://www.gazetatema.net/web/2015/12/30/gazetaret-vrasesit-me-pagese-te-reformes-ne-drejtesi/

  11. patriot says:

    Kujt i takon cmimi per eksodin e 100 000 shqiptareve pas 25 vitesh d(em)okrraci,po per 200 000 te tjere qe presin te ikin “me leje” pertej oqeanit?!….cfare cinizmi ekstrem!!!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje