Nga Mero Baze
Dëgjova dje Eduard Selamin, ish- kryetari karizmatik i Partisë Demokratike, i zbuar nga PD në vitin 1995, në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës. I rikthyer në Tiranë pas gati 15 vitesh mungesw fizike, dhe i painfektuar nga mjedisi i këtushëm politik, ai bëri një përpjekje të mundimshme për të qenë korrekt me të gjithë, dhe larg baltës së politikës shqiptare. Kishte teza të rëndësishme siç është mungesa e demokracisë funksionale në vend, mungesa e zgjedhjeve të lira dhe tranzicioni i gjatë shqiptar. Kishte një sinqeritet për t’u admiruar për Lëvizjen e Dhjetorit dhe rolin real të asaj lëvizje në ndryshimin e historisë së Shqipërisë. Kishte dhe një edukatë që e ka si dimension të tij personal në raportet e tij delikate me Sali Berishën.
Por çfarë kishte që nuk shkonte në paraqitjen publike të Selamit?
Asgjë dhe gjithçka mund të thuhet në mënyrë të turbullt në këtë rast. Nuk kishte asgjë që nuk shkonte pasi të gjitha ato që tha Selami janë gjëra parimore, reale dhe të domosdoshme për demokracinë shqiptare. Nuk shkon asgjë nga ato që tha, për shkak se ato kanë një shkak thelbësor që kanë mbetur në ngërç dhe ai është Sali Berisha.
Eduard Selami, jo vetëm që e ka edukatën dimension personal, por dhe jeta e gjatë në SHBA e ka bërë atë të ruajë etikën në raport me shkaktarin e kësaj situate. Ai, por dhe mbështetës të tij brenda PD-së, që tashmë janë mënjanuar prej Berishës, vazhdojnë të ruajnë ndaj Berishës një etikë politike, që i bën ata realisht të jenë jashtë loje në politikë. Unë e kuptoj se ata mendojnë se duke ruajtur etikën dhe duke mos vënë hapur gishtin tek plaga, i japin vetes iluzionin të jenë pjesë e mbështetur nga PD e Berishës. Në të vërtetë Berisha funksionon në mënyrë shumë të qartë. Për aq kohë sa këta do të përpiqen të jenë brenda etikës së mosprekjes së Berishës, por dhe jo shumë aktivë, ai nuk do të merret me ta. Në momentin që këta do të bëhen aktivë, ai do ta ndajë vetë historinë, duke i sulmuar dhe duke i bërë palë në konfliktin politik. Për këtë arsye mendoj se kompleksi i ruajtjes së etikës politike me Berishën duhet të tejkalohet nëse do të duan të konkurrojnë Berishën. Partia Demokratike është thjesht një sh.p.k e Sali Berishës, e cila një vit më parë, si në këtë javë, ka bërë Kuvendin e saj dhe sot e një vit ende nuk ka zgjedhur nënkryetarët dhe kryesinë e partisë. Pra, është një parti që edhe formalisht ka vetëm kryetarë dhe anëtarë. Nuk ka nënkryetar, nuk ka kryesi, nuk ka sekretarë, nuk ka forume. Ajo parti nuk konkurrohet më për arsyen e thjeshtë se aty s’ka garë dhe s’ke me kë konkurron. Berisha konkurrohet vetëm në një mënyrë, duke i kërcënuar pushtetin ekzekutiv, i cili e ka bërë arrogant dhe të pacipë në raport dhe me partinë e tij. Asnjë iluzion nuk duhet pasur që të ruhet etika me Berishën. Nëse Bamir Topi e ruan këtë etikë për shkak të pozicionit të tij si president, të tjerët nuk kanë arsye ta bëjnë. Ajo parti nuk edukohet më duke u ankuar për Sali Berishën. Ajo parti edukohet duke e shpëtuar prej Berishës.
Në sfond janë zgjedhjet lokale dhe pak më vonë zgjedhjet parlamentare. Energjitë opozitare me Berishën në të djathtën shqiptare duhet të bëhen funksionale, dhe e vetmja mënyrë është që të jenë një frymë e qartë kundër Berishës për të bllokuar riciklimin e tij në pushtet. Ashtu si në Shqipëri nuk ka demokraci funksionale për shkak të imponimit të pushtetit mbi institucionet, ashtu nuk do të ketë as politikë funksionale në të djathtën shqiptare, nëse nuk formohet profili i një lidershipi të qartë pro-perëndimor dhe konkurrues me Berishën.
Eduard Selami është rikthyer dhe unë shpresoj të rrijë gjatë në këtë vend për të riprovuar fuqinë e tij për të bërë funksionale demokracinë në të djathtën shqiptare, e cila në një farë mënyre është bërë shkak për mungesën e një demokracie funksionale në gjithë Shqipërinë. Por bashkë me të janë jashtë PD njerëzit më të aftë që ajo parti ka prodhuar këto 20 vite, të cilët janë zëvendësuar me eunukë dhe njerëz të marrë hua nga administratat e korruptuara të Fatos Nanos dhe Ilir Metës. Është mirë që nëse kjo betejë fillon, të kihet parasysh se është betejë me Sali Berishën, dhe jo me Sara Palin në SHBA.
Comments are closed.
se pari,te uroj per shkriminZ.Baze,qe si gjithenje percillni mendime te pjekura e serjoze per shpresen e munguar….Se dyti i uroj zotit Selami,T’a gezoi Partin Demokratike neser,me se s’bene,me hir apo me pahir…..Pse?,Sepse Selami tashme eshte burreruar dhe eshte bere nje mendje madh,(Ne kuptimin mendje ndritur) Une besoj !
Zoti Pelivan,a te dukej Mero Baze kaq i mire kur na e ngrinte ne qiell Sali Berishen para pak viteve?Nuk besoj…
po edhe dukej i mire, se Berisha ne opozite nuk vidhte dhe nuk hidhte ne ere…
Si nuk hidhte ne ere? Po shtyllat e tensionit te larte andej nga veriu, kush i hidhte ne ere? Njerezit e Berishes i hidhnin qe te mos kishte drita, te shtohej pakenaqesia ne popull e ti behej presion qeverise se atehershme te PS-se. Nuk ka gje me makabre. Ai eshte perbindesh, si ne qeveri si ne opozite.
Z Baze.E lexova komentin tuaj dhe ndaj te njejtin opinion.I lexoje me shume interes komentet tuaja ne lidhje me jeten e brendeshme te PD pasi ato jane komente te nje gazetari qe ka qen afer atyre a ambjenteve.Ka ardhur koha qe me Sali Berishen nuk duhet shume politese .
z.Mero i vleresoj opinionet tuaja dhe pergezime per librin per vitin 97. Pergezime gjithashtu per faqen e re dhe ju uroj pune te mbare.
Me respekt Avni Muzaka,
Berat
NE SHQIPERI THUREN LAVDE PER ATA QE NUK I KA PROVUAR HISTORIJA DHE SHAHEN E PERBALTEN E DENIGROHEN ATA QE VAZHDOJNE TE PUNOJNE E DREJTOJNE.
SA PER KETE SELAMIN: AI QE MENDON E THOTE SE PO TE ISHTE SELAMI GJERAT DO TE KISHIN SHKUAR NDRYSHE, THOTE GJERA PA VLERE DHE TE KOTA.
NEQOFTSE PUNET DHE VEPRAT DO TE MATESHIN ME “SIKUR” ATEHERE DO TE DILNIM TEK PROVERBI SHQIPTAR QE “PO TE KISHTE HALLA… DO T’I THOSHIN XHAXHA!
KUSH NA SIGURON OSE SI DO TA VERTETONI SI DO KISHTE PUNUAR KY SELAMI? NDRYSHE ESHTE TE THUASH LLAFE DHE NDRYSHE ESHTE TE PUNOSH E TE DREJTOSH!
Mero Baze eshte me te gjithe ata qe jane kunder Berishes.Dje ishte me te gjithe ata qe i serviloheshin Berishes.Sa e sa here Mero pas 2005-es dhe te tjere para tij e kane lutur Selamin qe te shfryje kunder Berishes por nuk kame arritur.Germo Tare, germo…
Mero Baze eshte figura me e zeze e ketj kombi.Nuk mund te gjesh shpifes si ai,mashtrues,Jago,shpirt zi dhe dashakeq ne qenien e tij te ndyre.Me thoni o miq se per ke nuk ka folur keq ky njeri ngatrestar dhe sherbetor i njerzeve ne pushtet.Cilin intelektual nuk ka perdhosur,per ke nuk flet keq,per ke nuk shpif? Mos i besoni atij ne ato qe thote,mos i lexoni ato qe shkruan ky fshatar qe vuan se ne kete vend ka akoma njerez te ndershem,te cilet Mero nuk ka mundur ti perdhose akoma.Ke kohe Ymer,jepi ,nga ty presim akoma me shume…o personifikim i te keqes.
Te pakten Mero ka ndryshuar e perpiqet t’ju hape syte ca qorrave si ty. Kurse ju mbetet te njejtet, truthare.
Me sa duket ky do jete ndonje kloun e Saliut. Mero Baze ishte krahu dhe mbeshteTja e tij me e madhe ne ditet me te veshtira. Ai ishte dhe mbetet gazetari me i guximshem ne te gjitha trevat etnike. Gazetar qe si ben terr syni perballe cdo sulmi qe marrin klounet e marsur te saliut
Sh.P.K.Berisha eshte trusti me i fuqishem politik.Ai funksionon ne baze te ligjeve te kupoles,prandaj “bijte””familja”ka ate bindshmerine absolute ndaj “babait”dhe kjo Sh.P.K. te ngjall nje frike,nje rrenqethje,nje dridhje zemre fatale,qe sado te mendosh se dicka eshte e pa drejte nuk kee forcen ta ndryshosh se mund ta pesosh ose duke humbur jeten ose duke humbur kuleten…!
ore,fatos,edvin ruci!!po,edhe njerezit,ndryshojne!!dhe kane te drejte,te ndryshojne.ashtu,sic ndryshoi,prijesi juej,legjendakar,sal berrisha!!po,,ndiz nje qiri(parafine me nje fitil ne mes),iluminohu(ndricohu),se,po u permbyte prap,do shkojsh per lesh!!ene,Mrika s’ka me t’gjet ma!!te,pakten,na,jep destinacionin.ku ,i ke te gjithe ata qe ishin ne dhjetor????jam,42,bej pak hesap(llogari matematikore),sa kam qene ne 91???hajt,djale(???)lirohu nga,shpergenjt(rripat,qe lidhin foshnjen ne djep).ah,,foshnje,dmth(femi nga0-1 vjec)asnjehere,nuk eshte turp,te thuash:ME FALNI MIQT E MI UNE,,KAM GABUAR.mbi te gjitha eshte,fisnikeri(nobel).po nuk e thame kete te njeri tjetri(te harrojme historite e lopes; jo ,po,,jepja,ketij,,jo,po,,mue!)kurre,s’kemi per te bere perpara(ndritur,ashtu sic,historia ka shkruar dikur per ne!).edhe nje gje personale;;;debimi i Selamit9PAS SHUME E SHUME TE TJEREVE),ishte,,,,,thjesht,,,trapllek!!
Kush te ndryshoje o Neritan?Pret te ndryshoje Mero Baze? A mund te behet ndonjehere Bazja kur ka lindur i tille,sinonim i te keqes???
Posi, ndryshon ore po cfare. PO harroi ky qe i lepin sot bythen Edi rames dhe Gramoz Ruccit, qe ishte nipi gramozit ai qe e rrahu dhe e beri peshk ne 2005 ne gjirokaster. Sec vjen ere kjo pune or neritan, se ska idealizem ne kete mes. merooooo ke mbet si peshku pa uje, per dy para spec u prishe me doktorin, mos kujton se te do fort Edi Rama. Ah si je bere a ditezi, si mashe per te nxjerre prushte. Ore pse nuk botojne ato shkrimet kur mero i thoshte Rames qe djalin e ka kopil
Ore lereni Bazen te mos ndryshoj, po ju kaq k…jeni qe nuk ndryshoni dhe u mbani ere brekeve et Argites
Edi po vjen si pellumb i shkruar te shpetoje memedhene.Kriza ekonomike po i le emigrantet papune dhe tani po kujtohen per vendin.Ka dicka ironike ne kete mes. Edi pas 15 vite mungese do te vihet me katapulte ne krye te atyre qe gjate ketyre 15 vjeteve mire a i keq i kane qendruar besnike PD ne te mira e te keqija.Kete e quan vendosje te demokracise se vertete.Njerezit qe perbejne partine kane te drejte te thone :me c’te drejte?Ku e gjen ti te drejten te vish nga ana e anes e te na komandosh neve?Mos valle fakti ke shitur makina ne shba te ben me mencem se ne tjeret a me dije te ndertosh shtetin?
eshte e vertete se ti u ndodhe para 20 vjetesh ne kohen e duhur e ne vendin e duhur por kjo s’do te thote se duhet te te veme ne krye te vendit.Ne na duhen shtetndertues e ti s’ke asnje kredenciale se di te ndertosh shtetin.
mero, ti je bere me keq se c`mendohej, ke probleme me veten.
Mero po te mos ishte se dikur ne nje kohe,ke shpifur ne menyren me te paskrupullt dhe per mua qe po ti shkruaj keto dy rrjeshta,them se me pelqeu shkrimi(analiza)per selamin,por duke ndier akoma ne “kurriz”shpifjet e tua me lind e drejta te mendoje,sa i besueshem je tani?!nuk flas per kete shkrim,por per te gjitha ne pergjithesi dhe qe te behesh i besueshem te na kerkosh falje me sinqeritet te gjithe neve qe na ke akuzuar me pa te drejte..nuk je i detyruar ta nxjerresh ne faqen e komenteve.
Nuk do te merrem me E.Selamin pasi nuk kam ndonjë shprese se ai do te kete forcen te dale kunder(apo edhe perballe) Berishes.
Jam nje lexues i rregullt i gazetes Tema dhe uroj dhe pergezoj z.Baze per kurajon me te cilen prononcohet ndaj pushtetit te pakontrolluar te Berishes.
Ne zhbërjen e mitit te “pastertise” dhe ne fografimin e pisllëkut te korrupsionit qeveritar,z.Baze ka merite te padiskutueshme.
Vetem nje rruge ka per largimin e Berishes nga qeverisja:Denoncimi pa asnje hezitim i korrupsionit qeveritar,çdo dite e çdo minute.Kurajo z.Baze..
…per sa foli Eduard Selami nuk mu duk se tha te verteten. Studentat nuk kane pase iniciative te veten per me u cue kunder rregjimit komunist. Kjo nuk do te thote se shumica e tyne nuk ka kene te sinqerte. Por pikerisht Selami me shoke nuk jane te besueshem. Te gjithe kane kene te organizum per me ba ndryshimin e kontrollum. Pra z. Baze, nuk kishte aspak sinqeritet ne fjalet e Selamit per situaten e Dhjetorit. Dhe ti vet e din fort mire. Sic duket nuk asht pjeke koha ala me thane te verteten, si p.sh. Azem Hajdari ishte i futun i sigurimit te shtetit, fraze kjo qe veshtire se mund te thohet sot. Sepse Azemi na doli hero demokraciet e tane dojne me perdore emnin e tij si mburoje per objektiva personale ne politike. Kur te shkrush te verteta ke me u ba i besueshem…
Kush eshte Selami?!?! Cfare meritash ka? Cfare paraqiti dhe cfare premton? Te gjithe keta qe nga Topi e Selami kane meriten qe zbythen si pula para cdo fjale te Sales…cfare them une…para nje shikimi te tij….Selamin e keshilloj te vazhdoje te bej ate jete te zakonshme ne USA se nuk i kemi pa asnje hajer dhe asnje benefit!!! Mos e lodhni dhe genjeni popullin….
Mero Baze ka shume epitete percmues. Kam menduar gjithnje se i ka merituar. Keshtu mendoj edhe sot. Gjithnje e kam lexuar. Nuk me kane penguar as pavertetesite ne shkrime as epitetet percmuese per ta lexuar, megjithese ndiej keqardhje te thelle sa here e lexoj. Keqardhja ka te beje me faktin qe nje talent i madh ne fushen e gazetarise, nje stilist i shkelqyer ne perdorimin e fjales i perdhose dhuntite dhe aftesite e tij duke thurur intriga. Meros ia lexova edhe librin e fundit. Nje rrefim i gjate qe te rremben dhe nuk te le ta leshosh librin nga dora. Sado qe te mendosh keq per te eshte e pumundur te mos pranosh talentin e tij te padiskutueshem. I zgjuar deri tek Zoti, do thosha pa asnje rezerv. Njekohesisht them: sa keq qe ky njeri nuk i ve talentin dhe aftesite e tij ne sherbime te se vertetes, keshtu do t’i shebente shume shoqerise.
Ndoshta i vlen dicka kjo konsiderate e pjesshme.
Mos harro tropojan se i zgjuar eshte dhe djalli,por eshte djall ama.Virtyt eshte te jesh i mencur!
Ne qofte se Mero Baze ka shkruajt te vertetat e 20 vjeteve, kjo nuk do te thote qe eshte djallezi, por eshte i vetme qiri ne mediat shqiptare qe po muindohet te ndricoje te vertetat e partive qe drejtohen nda Sali berisha dhe Fatos Nano, qe po e shesin Shqiperine ma lire se cua kerkojne. Kjo nuk eshte djallezi po nje patriotizem i vertete. Zoti Mero Baze vazhdoni te shkruani sa me shume te verteta qe gjithe shqiptaret te dine se ku fle lepuri i korrupsionit.
une e lexoj me kenaqesi gazeten tema per nji arsye se mendimet e mia shume here aty shkruhen dhe perputhen ne tersi
Zoti Baze vazhdo me ate kurajo dhe kulturen qe te karakterizon dhe te kujtoj ate thenjen: – ……,le te lehin,karvani te caj perpara! = Tani po i pergjigjem Z.Edvin….. Po vertet qe Z. Baze nuk me eshte dukur keshtu me pare dhe sinqerishte,s’e kam dashur. Por sot e dua edhe per kohen qe s’e kam dashur,(Me mire von se kurr !) Dhe Baze edonte Bishen,me falni,Berishen,por kur pa qe Sales i mori te krisur kashuni dhe bleta mori arratin dhe sakaq vershuan grerzatbrenda dhe jashte kashunit iku dhe beri shume mire…….
Pershendetje!
Persa i perket riaktivizimit te zotit Selami ne politike, mendoj se ende nuk eshte koha. Realisht, jam i mendimit se baza e PD e kohes kur z. Selami ishte kryetar, ne masen me te madhe eshte larguar nga PD. Baza e anetareve te sotem te PD eshte nje baze e re te cilet nuk jane aq familjare me Selamin. Nga ana tjeter, mendoj se z. Selami po pret qe Berisha te humbase zgjedhjet dhe atehere te hidhet ne veprim, ndoshta me nje aleance Selami – Topi – Biberaj etj…
Nga ana tjeter, personalisht jam i mendimit se kjo aleance nuk mund te arrije te fitoje drejtimin e PD. Kryetari i ardhshem i PD nuk mund te jete tjeter vecse z. Basha. Me kapital politik te klasit te pare dhe zgjedhja logjike e cdo lideri partiak me sadopak pervoje politike.
Dua te shtoj, se mbetem i mendimit qe PD duhet te riorganizoje statutin dhe te riorganizoje tere strukturen partiake. Ndryshe nga sa perceptohet, mendoj se eshte partia me potencialin me te madh strukturoro-organizativ dhe me pak pune organizative mund te kthehet ne force politike te klasit te pare. Z. Selami e di fare mire kete. E vetmja gje qe do ti nevojitej per ta bere kete eshte doktrina partiake e cila i mungon teresisht. Dhe per kete nuk e ka fajin z. Berisha, nga i cili i tere aparati i PD pret gjithcka me gojehapur. Qe nga viti 1995, nga tere aparati i PD, as edhe nje person i vetem nuk ka dhene absolutisht asgje. I vetmi kontribues, per aq sa vlen, eshte vetem z. Berisha.
Jam i bindur se nese z. Berisha do ti kushtonte qofte edhe vetem pak kohe idese se riorganizimit dhe riorientimit te Partise, me siguri qe kapitalet politike te drejtimit partiako-shteteror do te ishin shume me te medha.
Me respekt
MASCARIDENS
Z. Baze, sinqerisht nuk mund te harroj kurre ate qe hodhet atehere per Z. Rama dhe vertetesine e atesise se tij ndaj te birit, e lidhjes se te atit me nusen. Por kjo s’do te thote qe njeriut nuk i jepet nje shans tjeter ne jete. prandaj me vjen mire qe keni reflektuar( keshtu duhet ta mendoj ?). Dhe ajo cka eshte me e rendesishme eshte qe stili juaj ne perdorimin e fjales eshte unik. Ju lutem mos e perdorni me per hakmarrje apo servilizma por vetem per te thene te verteten. C’ka perben ne fund te fundit rolin e nje gazetari te vertete.
ky (Q) BENI nga shkrimi me ngjason me ushtaret e fahri balliut,dhe sandrit te klanit,dallimi mes gazetes tema te mero bazes dhe te koha jone te sandrit,qendron ne faktin se komentet ketu sdhe se shan botusin e gazetes ke fatin te lexosh ate qe shkruan!mos flasim pastaj per letren higjenike (te bythes)se fahri qyrrashit,ajo cdo gje mund te jete por jo gazete!!!ndersa ky tropojani ben mire qe lexon librat me vlere te bazes,por nuk largohet dot nga kompleksi qe ka ajo zone per jugun e shqiperise,sa per ed selamin do isha dakort qe partise demokratike i mungojne te tille intelektuale,jo se nuk i ka patur,por saliu i deboi nga frika karriges qe ve prapanicen,dhe me qe jemi tek kjo pjese do i thoja kryeministrit ate qe i madhi kadri roshi tha:o SALI(GERDECI)protopapa shtepite na i
ruan i nga zjarri,femijet nga gjermani,po bagetine po na e shton,vendi po begaton,para se te shkoj ne boten tjeter a nuk ma puth njehere kete mbrapa(dhe i tregon bythen,ku bie,ne sy pantallonat
e arnuara) prapanicen…
Une tropojani nuk kam asnje kompleks per jugun. Meron, Sali Berishen dhe cilindo shqiptar tjeter nuk i vleresoj nga vendi ku kane lindur, por per ate qe jane. Eshte mire qe kur japim mendim per dike te mos nisemi se prej cili fshat eshte. Une nuk jam prej Vicidoli, por nuk do me vinte keq nese do isha prej atij fshati, sepse nuk eshte fajtor Vicidoli pse atij lindi Saliu, por eshte Saliu qe me bemat e tij dhe te bashkpunetorve te tij (Merua dhe Fahriu ishin nga bashkpunetoret e tij me te ngushte ne ditet me te veshtira te vendit, sot Fahriu vazhdon t’i sherbeje ashtu si ti thua dhe jam dakord qe ai s’ka vlerat intelektuale te Meros) i ve ne veshtiresi te gjithe shqiptaret.
Duhet ta kesh ditur, i nderuar bashkekombas se, edhe atje ne fshatin apo qytetin tend ne juge, ka te marre, budallenj, genjeshtare, shpifes, vjedhes e vrases. Keshtu edhe ne Vicidol ka inteligjent dhe burra te vertete qe respektojne kodet, ka edhe shpifes, genjeshtare e vrases. Saliu do kohe me pare permendi bashkefshatarin e tij Dautin, qe kercenonte nene e vete se do vidhte komshiun, si te keqen e madhe. Ne te vertete e keqja e madhe eshte Dauti qe qeverise Shqiperine, qe nuk kanos por vepron cdo dite, jo vetem per te vjedhur…
Librin e Meros ben mire ta lexosh se vertete ia vlen, por eshte mire te lexosh edhe libra te tjere per te kuptuar se cfare u ka bere Saliu me ndihmen e Meros, Fahriut, Yllit dhe ndonje tjetri disa familjeve shqiptare.
Tropojani e thote bukur: Dauti i Vicidolit sot eshte ne qeveri. Jo vetem kercenon por edhe vepron dmth vjedh.
Po, une e pelqej E. Selamin, llogjika e tij, analiza qe u bente ngjarjeve e ecurise ne Shqiperi ishin per mua realiste. Te krijon respekt nje foles i tille, pa eksese, pa sharje e teresisht me kembe ne toke, intelektual. Por a ka vlere right now.?.Them se jo, vet logjika e tij qe “une nuk mund te kandidoj per bashkin e Tiranes sepse kam munguar per mbi 15 vjet” apo “te zgjidhesh ne keshillin kombetar te PD e te mos flasesh as edhe njehere (sepse nuk ekziston) thone shume”. Atehere perse duhet te diskutojme per kete gje kur edhe ne diskutimet e siperme me shume shohin Meron se sa cfare ai shkruan. Lerene te qete kete popull pa gjak, pabuks ne lumturine e tij te histerise e simpatise politike qe kjo e fundit t,a kenaq ne gjetje muhabeteshe e te beje cfare te doje me te pergjithmone.
Po mire ky shkrim eshte per te komentu kthimin e selamit apo bazen se cka bere qe nga lindja e tij deri me sot?
Selami ore Selami bir zeneli i Nones ke te qaj me pare!!!!!!!!!!! Selamiu ka ikur per ……..! Nuk eshte as per politike dhe as per te ndihmuar as veten e tij.Berisha eshte Mali i Tomorrit qe asnje nuk ka as takat dhe as bythe te matet me ate.Berisha eshte jo vetem Inteligjent por ai eshte nje puntor shembullor dhe mbi te gjitha ka ndershmerine qe nuk e ka asnje politikan shqiptar tjeter pa lere Patriotizmin e tij te pakontestueshem.grini sallat grini ,karvani ecen perpra kurse qente si zakonisht lehin mbrapa karvanit.
“Gabimet” e Selamit dhe Gabimet e Sokol Balles mbreme ne Top Story
Ne daljen publike te Eduard Selamit tek Top Story i S.Balles ra ne sy qartesisht synimi i ish-demokratikasit Selami per nje rikthim ne politiken shqiptare.Megjithe kujdesin e treguar jo vetem nga Selami,por dhe nga Balla ne moscenimin e njelloj pakt “mossulmi” gjate intervistes.
Duke e ndjere dhe ditur pafuqine e vet ne nje angazhim origjinal dmth me ndonje force te re politike,zoti Selami perdori me takt nje etike te shtire ndaj Sali Berishes me shpresen se me ne fund ky do “e fale” per plangprishjen e dikurshme.Ne nje fare menyre ishte nje qendrim i kalkuluar pragmatik ku me siguri llogarite jane bere duke pasur edhe parasysh eksperiencat e disa ish-kolegeve “plangprishes”,sot ministra si dhe duke ditur nevojen e Berishes per figura te pakonsumuara ne valen e korrupsionit qe ka perfshire shume prej bashkpuntoreve te tij te afert dhe aferave te bera publike tashme per ta.
Keto ishin “gabimet” e Selamit,keto spjegojne intervisten me teper amorfe,siperfaqsore se sa etika reale politike e tij.
Por me teper se Selami gaboi moderatori Balla.Ai la rastin te ikte qe kete interviste ne fund te fundit te daleboje,te njetrajteshme ta transformonte ne nje bashkbisedim theres qe do i vinte pratagonistet ne nje pozite delikate ndaj njeri-tjetrit,ata qe jetojne dhe ndonje qe ka vdekur,duke e bere protogonist vete Top Story-n qe eshte ne fund te fundit dhe qellimi i ekzistences se tij.
Ne vend te pyetjes rutine se “a e keni takuar Berishen?”,formulimi duhej te ishte qe ..”A ndihet i fyer ish-Kryetari i PD-se dhe nje nga protogonistet e levizjes per Demokraci qe ne menyre permanente refuzohet te pritet nga Sali Berisha,kryetari aktual i PD-se?”
Dhe mbas kesaj nuk kishte si te vazhdohej me “me the-te thashe” e larje-lyerje ngjarjesh dhe pershkrime te sternjohura per auditorin.
Nje pyetje tjeter qe nuk mund te anashkalohej ne kete aspekt do te ishte:
Cili ishte nenteksti i vertete i vizites se planifikuar te Selamit te Berisha ne shkurt 1997?
Çfare fshihej mbas atij mesazhi misterioz dhe kush ishin aktoret?
Do te ishte e pamundur qe Selami te vazhdonte me formulime te pergjitheshme e te kujdesshme qe i vijne per shtat Berishes dhe nqs po,pyetja tjeter do vinte ballperballe jo vetem Selamin me Berishen,por dhe Berishen me Azem Hajdarin,bile me gjere.
Dhe pyetja tjeter:
A eshte e verete dhe si e komentoni qe ne prani te disa funksionareve te larte te PD,Azemi ju ka thene juve (Selamit) :Po ke ardhe me e ngjalle ate kufomen (Sali Berishen),e ke gabim.Ai do te marre me vehte….kjo kufoma nuk duhet ndihmuar…
Selami do te ishte i detyruar te pronocohej duke nxjerre bllof qendrimin e tij te deritanishem as mish as peshk,ose duke nxjerre bllof gjithe personalitetin e tij ne rast te shmagies se pergjigjes qe duhej te ngulmohej te ishte e derjtperdrejte.Publikut nuk i intereson fort karrierizmi i mundshem shqiptar i Selamit,por ndriçimi i skutave aq te shumta e te erreta te politikes shqiptare.
Pune tjeter nqs para takimeve apo intervistave te tilla qe lidhet ndonje pakt ku te percaktohen kufijte te cilet nuk duhen kaluar me intervenimet e moderuesit te emisionit.Ashtu si ka ndodhur nje here nje politikane e larte e PD mbas pyetjes se nje gazetari te pranishem ju drejtua Fevziut qe “keto pyetje nuk i kishim ne program”.
Ne rast te nje mareveshjeje te tille Sokol Balla mund ta quaje emisionin e tij “Story” te çfaredolloji,por jo Top Story.
Do ti sygjeronja Meros per te marre dimensionin e vertete te gazetarit dhe analistit serioz e te besueshem te jete ne ekuiliber me te miren dhe te keqen, me Berishen dhe Ramen, me Meten e Nanon etj. E them se sinqerisht, me pelqen qendrimi i tij kritik por kur nuk eshte i cunguar dhe i njeanshem.
Jam dakort me shkrimin tuaj.une e pashe intervistene ai me dukej se fliste me frike se mos kushedi i permendej emri Saliut.
Nuk me pelqeu menyra se si ai e shikon perpjekjen e opozites per zbardhjen e zgjedhjeve.Ai ecte me teorine e Saliut se perderisa zgjedhjet kete here u quajten me te mira se heren e pre ,le te mos meremi me kete gje por te leme prape saliun te vjedhe.Ne cilin vend te botes demokratike do te lejohej qe meqenese zgjedhjet duken me te mira le te leme hajdutin te vazhdoje te qendroje ne krye.Nuk e di por mu duk nivel i dobet i tij si politikan.ndoshta puna e lodheshme si agjent per shitje makinash e ka lodhur e larguar nga realiteti ne shqiperi.
Sokol Balla eshte nje Blendi FEvziu,por me i shfryre!!Eduart Selami u trgua ne TOP-STORY nje axhami frikacak,qe nuk mun di te thote dy fjale me teper nga cfare di cdo shqiptar me 2 klase fillore!!Shkaktari i tere MIZERJES SE DEMOKRACISE ne Shqiperi eshte Sali Berisha,por Selami nuk ka kellqe per ta levizur nga vendi ate dhe gjeti rrugen me injorante duke i thurur lavde AZEM HAJDARIT ketij ushtari bandit te banditit Berisha,qe me URE NE DORE I VURI FLAKEN SHQIPERISE!!!
Pershendetje z. Baze! Vazhdo ne rugen tende. Populli i thjesht ka nevoje te dije ato qe nuk duken,qe per fat te keq pak jane burra dhe i thone pa pasur frike. Une personalisht te konsideroj nder ata gazetar qe e meriton kete nderim. Gjithmone ne opozit me ate qe nuk qeveris mire vendin. Kjo duhet te jete vepra jone Milano
E kam fjalen per Z. Selami. Ai do te bente mire te mos kishte dale fare tek Top Story me Z. Balla. Nuk mund te presesh donje gje me vlere nga nje njeri qe ka frike nga hija e Sali Berishes. Nese Sali Berisha eshte derr, ai e do plumbin ne koke dhe jone ajer. Edhe nese ky eshte derguar nga Amerika per te bere ndonje gje ketu, kunder Sales, e nisi keq, madje shume keq. Ajo qe eshte evretete dhe qe eshte thene edhe nga komentues te tjere, dhe per me teper nga Z. Baze, eshte dalja kunder drejtperdrejt ndaj Sali Berishes, dhe jo me doreza. Per doreza, ai jeton edhe nja 30 vjete te tjera. Besniku
Ore komentues po pse ore derzinj i gjith ku helm per berishen qe pa berishen as ju sot nuk do te kishit mundesi te komentonit.Harruat se vetem 5 vjet me pare ne kohen e PS ju nuk mund te kritokonit Fatos Nanon sepse ju a e shkerdhente ate…. zotin e juaj dhe tani qe berisha i ka len te lire te diskutojne jane hedhur si Ceronat e brazilit per te ngrne te gjall Berishen ,njeriun qe i dha Lirine.Ore flisni pak per ate kryetarin e PS e te bashkise se ka bere 1000 te zezat me Buxhetin e Tiranes dhe e ka pedhosur ate PS ne te gjitha drejtimet duke u shoqeruar me Mafiozet e pallateve te betonizimit te Tiranes etj,me hajdute si Erion Ve.liaj qe ai me te vellane kane vjedhur miliona euro per te hapur bizneset e tyre private etj.Po hapeni ore gojen kuir e shikoni se PS qe eshte edhe partia e juaj nuk ka demokraci dhe ju kerkoni demokraci tek Berisha qe berisha ka 6 vjet qe ka krijuar Mazhoranca me pakicat dhe me Opozitat qe do te thot eshte nje tolerant dhe demokratik.Rregulloni me pare ate PS se mme ato Xhaketat e vjetra qe ka ne krye (Ruci,Milo,Gjinushi,Ngjela,Zogaj,Majko0 etj nuk eshte parti qe ka demokraci te mbrendshme dhe harroje ato do te vendosin demokraci ne shqiperi po qe se ato do te vijne ne krye te pushtetit shqiptar (God forbit) zoti i ndalofte,
Mero ka te drejte ne kete shkrim. Selami dhe ajo ish-studentja Ferra qe kishte dale dje ne foto me Selamin, nuk e di pse me kujtuan Don Kishotin me Sanco Pancen qe ishin jashte kohe e luftonin me mullinjte e eres. Keshtu edhe keta te dy. Si 2 njerez jashte realitetit politik ne Shqiperi. Do diskutojme me Berishen thone, do pastrojme qelbesirllekun tek PD-ja, tha ajo tru-thara Ferra. Cfare do diskutojne keta me Berishen? Berisha eshte vete qelbesirlleku i PD-se, eshte e keqja jo vetem e PD-se por e gjithe Shqiperise ne keta 20 vjet. Nuk mesuan te pakten kaq gje keta te dy sa ishin ne emigracion? Akoma nuk e kane kuptuar keta Berishen? Apo hajde se u be deti kos e duan edhe keta ndonje llokme si Ben Imami, Neritan Ceka e te tjere se ndoshta kane mbetur pa pune andej nga ishin.
I dashur Mero sa te kam urrryer aq te vleresoj tani,pasi koha tregoje se ju e kishit ne dore qe te pranonit te neperkembeshit nga Sulltani por te mbushje xhepat si plehra Farhiu. .Kjo tregon se dinjiteti juaj flet shume per gjithe kritiket e tu.E lexova me nje fryme librin tuaj.Ne gjinin e tije nje liber i rralle per realitetin shqiptar.Dua te di nga ju nese Azem Hajdari e ftoi ne Vain te Lezhes Jozefinen per ate sqarimin……………??????!!!!!!!!!!!!
sh.p.k S. Berisha nuk ka konkurrente. eshte ne gjendje te vjedhe, vrase perdhunoje trafikoje ne sy te tere botes dhe te mos i hyje gjemb ne kembe. ai nuk eshte vetem kush ka pune me te, ka pune me mijera Al Capone shperndare neper gjithe boten. mos ju genjeje mendja.. askujt nuk ia mban te matet me te me te vertete.