Ish kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, që gjendet në paraburgim në Salzburg, sot përmes një videolidhjeje do të merret në pyetje në lidhje me akuzat penale për shpëlarje parash që kundër tij i ka ngritur një bankë nga Tiroli.
Lajmi u bë i ditur nga Prokuroria shtetërore për luftën kundër korrupsionit e Austrisë.
Ish kryeminsitrin e Kroacisë një ditë më parë m po ashtu me videolidhje e kanë marrë në pyetje anëtarët e një komisioni parlamentar që po merret me aferën e bankës Hypo.
Sanader ka mohuar se është i përfshirë në aferë, duke thënë se në Kroaci “po shkilen të drejtat e njeirut dhe se është viktimë e një persekutimi politik”.
“RFE”