Thaçi: Akuzat ndaj meje, propagandë naziste

21 Dhjetor 2010, 10:21Rajoni TEMA

Kryeministri kosovar, në një intervistë për “The Times”, i ka cilësuar akuzat e Dik Martit në drejtim të tij, si një propagandë naziste. Thaçi ka deklaruar se këto akuza nuk prekin vetëm atë, por gjithë popullin, sepse janë një shpifje e rëndë. “Kjo është fyerja më e rëndë që kam përjetuar si njeri, baba dhe kryeministër. Ndërkohë që bëhet fjalë për një shpifje ndaj një populli të tërë”, ka deklaruar kryeministri kosovar për “The Times”. Thaçi ka pohuar se ka mundur që t’i japë çlirimin dhe pavarësinë Kosovës dhe tashmë kërkon të përmbushë dhe synimin tjetër, atë të anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE. Sipas Thaçit, persona si Dik Marti nuk do të mund ta ndalin drejt këtij synimi. Thaçi ka ripërsëritur se do ta padisë penalisht Martin, të cilin e ka cilësuar si një njeri që mbështet idetë serbe në lidhje me Kosovën.

4 komente në “Thaçi: Akuzat ndaj meje, propagandë naziste”

  1. mirdashi says:

    o thaqi ai gishti i madh i ngritur , ketej kufirit do te thote,hip ketu te shikosh stambollin .
    kosova mund ta kete per mire

  2. leon says:

    Hashim Thaci,mos u ngut,bre burre i dheut se nuk je ne mal me kacaket,por je ne fushen e POLITIKES BOTERORE!!!Bashkepunimi yt i ngushte me ANTI SHQIPTARIN SALI BERISHA,t’i ka ulur PENDET!Nuk ke vlera si me pare,ndaj ne kemi te drejte te te PARAGJYKOJME!!!Nuk gjendet e VERTETA DUKE U ZGERDHIRE SI BERISHA,POR VETEM BEJ NJE DEKLARATE PUBLIKE DHE COJE CESHTJEN NE GJYKATEN PERKATESE!!!Populli thote:KUJT I HA MIZA ,KRUAN KOKEN!!!Nuk je para shqiptareve,por para botes!!!Nuk behet fjale vetem per TY,POR PER TE GJITHE SHQIPTARET!!!Edhe keta DALLKAUKET TANE,qe te mbrojne ty,pa asnje fakt,DUKET SIKUR E KANE MIZEN NEN KESULE!!!Cfare faji ka DICK MARTI ,KUR SALI BERISHA NUK KA LENE AKUZE KRIMINALE PA BERE KUNDER OPOZITAREVE DHE KUNDERSHTAREVE TE TIJ POLITIKE????JA,KAQ MJAFTON!!!

  3. Donika says:

    O z. Thaqi, mos ta ndin hiq, se edhe nese ti e UQK keni vepru qashtu me serb qysh po thote ky idioti Marty, mire jau kini bo shkijeve, se krejt bota e din cka na kan bo neve shqiptarve ata…une se besoj qe ti dhe UQK keni vepru ashtu, edhe nese keni vepru asisoj mire jau kini bo, UQK eshte e shenjte, edhe cdo veprim nga ana e UQK eshte e shenjte, jeni krenaria e gjithe popullit shqiptar, shendet gjithe shqiptarve kudo qe ndodhen.

  4. tulo says:

    Po dil fare nga politika, per ti shpetuar Kosoves edhe ate pak imazh qe i mbeti. Apo s’ka burra me te mire qe te zevedesojne ne parti apo gjetke? Apo e ke me kollaj ti besh bisht akuzave kur je ne pushtet.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje