Thaçi bisedon me Pacollin për formim të koalicionit

18 Dhjetor 2010, 16:55Rajoni TEMA

PDK dhe AKR kanë filluar edhe zyrtarisht negociatat dhe planet për formimin e koalicionit qeverisës. “Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi dhe kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli janë takuar sot për të diskutuar lidhur me formimin e koalicionit të ri qeveritar”, thuhet në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga PDK-ja.“Të dy liderët e partive politike respektive kanë shprehur vullnet politik që të punojnë së bashku për formimin e qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës, menjëherë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga KQZ-ja”, vijon komunikata.Për më tepër, thuhet në këtë komunikatë, “të dy liderët u zotuan se do të punojnë së bashku për të krijuar një qeveri efektive, transparente, demokratike dhe multietnike, për t’i siguruar Kosovës të ardhmen saj euro-atlantike”.Që nga zgjedhjet e së dielës dhe publikimi i rezultateve preliminare, kjo ishte hera e parë që një takim i tillë, ku synohet arritja e marrëveshjes për koalicionin qeverisës, bëhet publik edhe për opinionin.Përveç AKR-së, PDK-ja shpreson që në qeverinë e ardhshme të përfshijë edhe komunitetet pakicë.Në një komunikatë të AKR-së, të lëshuar nga Zyra për informim e kësaj partie thuhet se “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, janë takuar sot  në një vend publik në qendër të Prishtinës dhe me atë rast kane diskutuar edhe për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.
Të dy liderët e partive politike respektive kanë shprehur vullnet politik që të punojnë së bashku për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve që dalin nga zgjedhjet e në këtë kuadër edhe për formimin e qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës, menjëherë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga KQZ-ja.

“KOHA DITORE”

1 komente në “Thaçi bisedon me Pacollin për formim të koalicionit”

  1. TR online says:

    po ju desh ndonje kandidat per President ne Kosove te marrin Fatos Nanon se ka vite qe po vdes per ate fare posti

Comments are closed.

Lini një Përgjigje