Kosova: Paneli zgjedhor anullon zgjedhjet ne rreth 50 qendra votimi

16 Dhjetor 2010, 16:35Rajoni TEMA

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të anulojë votimet në 21 qendra votimi, në pesë komuna, dhe t’i përsëris ato.

Arsyet, sipas PZAP-it, janë se gjatë procesit të votimit të zgjedhjeve të 12 dhjetorit, ka pasur parregullsi dhe si i tillë, procesi i votimit në këto qendra nuk mund të konsiderohet i vlefshëm.

PZAP-i ka urdhëruar KQZ-në që të shkohet në rivotim në 12 qendra votimi në Skenderaj, pesë në Drenas, një në Malishevë, dy në Deçan dhe një qendër votimi në Lipjan.

Gjithashtu, PZAP ka urdhëruar KQZ-në të bëjë ndërrimin e komisionerëve të qendrave të votimit dhe të shtojë mbikëqyrjen e procesit të rivotimit.

Lini një Përgjigje