BBC: Provat për trafikun e organeve mund t’i ketë dhënë Shqipëria

16 Dhjetor 2010, 14:17Rajoni TEMA

Rrjeti britanik BBC, në një shkrim të gazetarit Nick Thorpe, thotë se Dik Marti ka siguruar prova të forta për trafikun e organeve.

Në shkrim ai pyet se nga mund të jenë siguruar këto prova, pasi ka qenë shumë e vështirë të hetohet kjo çështje, siç pranon edhe vetë Marti. Sipas gazetarit të BBC, Marti e ka shtyrë këtë raport deri sa e ka plotësuar atë me prova të pakundërshtueshme.

Por ku mund të jenë siguruar ato? Sipas gazetarit, për shkak se aktiviteti zhvillohej në Shqipëri, mundet që provat të jenë siguruar nga autoritetet shqiptare.

Sipas BBC, Shërbimi Informativ Shtetëror mund t’i këtë dhënë prova Martit, pasi në atë kohë ai ishte i implikuar në këtë trafik. Nuk përjashtohet mundësia, shkruan BBC, që edhe vetë qeveria shqiptare të ketë bashkëpunuar, pasi po kërkon të gjejë aleatë në Europë, për shkak se kërkon integrimin e vendit në BE.

Më tepër në gazetën Tema të ditës së nesërme.

8 komente në “BBC: Provat për trafikun e organeve mund t’i ketë dhënë Shqipëria”

  1. enovl says:

    nese kjo eshte e vertete, qeveria shqiptare eshte tradhetarja e ceshtjes, shpif dhe ben gjithcka per te integruar vendin ne europ. pra del qarte nje tradheti vllazerore e shqiperise , turp turp, te na haj dheu.

    1. mirdashi says:

      a presim gazeten e neserme?

  2. Ermal Komini (Vlore) says:

    Po….ka mundesi dhe kjo. Se ne kemi ne Shqiperi “forca” qe jo vetem me paret e serbit por madje falas munde te kene dhene fallco informacione ne sherbim te Serbise. Keto forca i tremben kosolidimit te shtetit te pavarur te Kosoves dhe madje mundesise se nje dite Kosova munde te bashkohet me Shqiperine. Atehere demografia e pushtetit do te ndryshoje rrenjesisht.

    1. robi says:

      Jam ne nje mendje me ty Ermal.Nga banda mafioze e Sali gabel serbit dhe e jozefine buces,gjithcka ben vaki.Ne Shqiperi nuk behet fjale per vlera.

  3. Albo says:

    Eshte tjeter gje se ccfare shkrujn mediat andej dhe tjeter gje sesi interpretohen ketej. Nga kjo qe shkruan BBC duket se gazetari se ka idene sesi funksionon polika ne ballkan. Po kjo tema me shume zell e ka marre kete cceshtje. Ok, shume mire qe jepni lajmin, po minimumi nuk po shoh nje qendrim per ceshtjen. nuk besoj se ka shqiptare qe ka ndjekur ngjarjet e 99 qe te mendojne se UCK ka bere trafik organesh dhe kjo gje behej ne nje shtepi ne Mat apo burrel

  4. luli says:

    prandaj e hoqen trimin e burrelit sot ne tirane,eliminim deshmitaresh?

  5. Epirioti says:

    Nuk eshte cudi qe linja farefisnore jugosllave e Sales te ndikoje kunder interesave tona kombetare e pro interesave te tij kombetare(serbe). Kurioz te shohim faktet e Trap Martit, ndonje pinjoll i Sales do jete servirur deshmitare, por jo per organet se eshte perralle por per trafikun e armeve(kujtoni vrasjen e Azemit) dhe per heroine.

  6. lexuesi says:

    Serbija me bashkëpuntort e vetë po mundohet me cdo kusht ti ashpërsoj raportet shqipri kosovë, këtë e kërkon serbija prej bashkëpuntorve të vetë në tiranë dhe prishtinë, ka shumë bashkëpuntor në shqipri si dhe kosovë e mos të flasim për europë.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje