Zbulohen llogaritë bankare sekrete të Sanaderit

16 Dhjetor 2010, 10:28Rajoni TEMA

Interpoli i ka gjetur paratë, të cilat ish-kryeministri kroat Ivo Sanader ilegalisht i ka larë në Kroaci, publikoi mbrëmë Televizioni kroat (HTV).

Në dy llogari sekrete në dy vende të huaja Sanaderi ka vendosur rreth 1,35 milion euro, bëri të ditur HTV, duke theksuar se për shkak të hetimit, hollësi të tjera nuk ka.

Sanaderi ka biseduar dje në burgun në Salcburg me gjykatësin hetues, i cili e ka pyetur nëse është dakord me riatdhesimin e tij në Kroaci.

Pritet që vendimin e tij sot në konferencën për shtypi ta bëjë të ditur përfaqësuesi i Prokurorisë Shtetërore në Salcburg.

“KOHA DITORE”

4 komente në “Zbulohen llogaritë bankare sekrete të Sanaderit”

  1. Shqipoja says:

    Keto te politikaneve tane kur do ti gjejne?

    1. mirdashi says:

      TE SANA DERRIT TONE THUAJ

  2. Patrioti says:

    Zbulimi i parave te fituar me korrupsion nga ish kryeministri kroat,nje zile per miljona euro te fshehura apo te konvertuar te mafjes politke shqiptare,qe diligjohet nga riciklimi i botes se korrupsionit e te krimit ne te kater pushtetet.Dita e gjykimit po afron Besoni bandat e Berisha-topalli-nano-metes me shoke shume shpejt do te perballen me drejtesine.Zoti vonon por kurre nuk harron te ndeshkoje ato politikane qe ushqyen dhe po ushqejne boten e korrupsionit e te krimit ne Shqiperi dhe jashte saj.Jane mijra viktima qe kerkojne drejtesi,jane qindra nena e gra te veshura me te zeza qe kerkojne denimin e krimineleve te veshur me pushtet.Besoni dita e gjykimit po afron.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje