Thaçi: I gatshëm për koalicion me të gjithë, veç Vetëvendosjes

15 Dhjetor 2010, 13:55Rajoni TEMA

Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, ka thënë se është i hapur të bëjë koalicion me secilën parti politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje.
“Unë do t’i zgjedh partnerët më të mirë që i përshtaten konceptit tim dhe vizionit për një Kosovë euro-atlantike. Unë jam për një rajon pa kufi në Evropën e bashkuar”, ka thënë Thaçi, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.
Ndërsa PDK-ja ka dalë e para në zgjedhjet e para pas pavarësisë, partitë tjera dhe vëzhguesit e pavarur janë ankuar për parregullsi në dy bastionet e Thaçit, ku pjesëmarrja ka qenë më shumë se 90 për qind – shumë më tepër sesa 48 përqindëshi i mesatares kombëtare.
“Kjo ka qene politikisht e planifikuar për të tërhequr vëmendjen prej fitores së thellë të PDK-së… në 20 komuna”, ka thënë Thaçi.
Ai ka thënë se do të respektojë çdo vendim që vjen nga institucionet, ndërkohë që Komisioni Qendror Zgjedhor ende nuk ka vendosur nëse duhet të ketë përsëritje të zgjedhjeve të pjesshme.
I pyetur nëse pas zgjedhjeve pret hetime nga EULEX-i për korrupsion, ai ka thënë se nuk as informacione e as indikacione.
“Por, në asnjë rrethanë, njerëzit që janë të korruptuar, s’do të jenë pjesë e qeverisë sime”, ka thënë Thaçi.

“KOHA DITORE”

5 komente në “Thaçi: I gatshëm për koalicion me të gjithë, veç Vetëvendosjes”

  1. xhoni says:

    Tani,qe EUROPA i nxorri bojen ketij TRAFIKANTI BERISHIAN,deklaron patutpesisht se bej koalicion me te gjithe ,vecse me VETVENDOSJEN JO!!!!Haaaaa!!!A e kuptoni,o KOSOVARE TE DASHUR,se kush jane ATDHETARET E VERTETE TE KOSOVES???JA,pra VETVENDOSJEN E KANE FRIKE,SE JU NXJERR BOJEN,NDERSA TE TJERET E DUAN KOSOVEN VETEM per ta MJELE SI LOPE!!!

  2. Bonvenuto says:

    Vazhdo punen o hero i Kombit shqiptar se neve jemi me ty ne cdo situate dhe ne cdo kohe.Qeria e re e kosoves duhet te filtroj qe ne gjirin e saj te ket te gjith patriotet shqiptar se pa patriotizem me devotshmeri nuk ka ndryshime dhe nuk ka ecje perpra.Zoti Thci puno me ndergjegje ashtu sic keni punuar gjrme tani se ky Komb do ta e shperblej ate punen tende me nderimet me te medhaj qe i bahen nje Heroi te kombit te tij.Kosova ka shum nevoj per Vende pune,Ekonomi dhe vetem Ekonomi,investime dhe vetem investime,mos keni turp ti kerkoni ndihma financiare Be se ato po i japin Afrikes,e Mongoleve dhe jo me neve qe na kane ne dere te shtepise,Lobim per dhenie ndihma financiare,ka nevoj per njehje te reja qe duan vendosmeri,vazhdueshmeri dhe bashkerendim me shqiperine dhe te gjith shqiptaret epatriote ne Bote edhe me Lobime te paguara.Unamiku duhet te shqelmohet nga kosova me cdo kusht ,ato vet nuk largohen por atentati i kryfajtoreve te ndonjerit nuk duhet te perjashtohet si mjet kercenimi qe ato te largohen ,kete praktike e perdor e gjith bota,Cfar ndodhi ne Irak kur ato irakijanet e hodhen ne Ere ate seline e OKBne bagdat? ato iken si qeni me bisht nder shale.Karrotat me Dajakun jane dy arme qe duhen perdorur,Integrimi Kosoves me BE heqjen e vizave,Kandidatsia,Hyrja ne nato etj.Zoti t bekkofte kosoven dhe te gjith kombin shqiptar dhe zoti te bekofte ty zoti Thaci dhe te gjith lideret patriote Kosovar shqiptar.

    1. pellazg says:

      duket sa patrot eshte kur nuk ben koalicion me te vetmit patriote te pakorruptuar qe ka ne te dy shtetet shqiptare me VETVENDOSJE.i ben nder albin kurtit kjo gje.

  3. Kalciani. says:

    Te tjeret e kane ngjyer nga pake ne hajduteri,Vetvendosja qe nuk eshte perzier,s’do mende qe nuk eshte e lakmuar per koalicione.

  4. h. muça says:

    hashimi eshte i gatshem te bej kualicjon me vetvendosjen qe te maskoj hordhiqet e veta , por vetvendosja nuk ka ndermende te behet pjes e çorbes se gatuar keqe , dhe thaçi imiton dhelpren _nuke dua , nuk e dua se do gjeje dike tjeter.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje