Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka kontestuar rezultatet që ka dhënë Komisionin Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duke pohuar se nuk është e mundur që Partia Demokratike e Kosovës të ketë një përqindje kaq të lartë.
Me këtë rast, ai nuk ka thënë nëse LDK-ja, është fituese e zgjedhjeve.
Ai gjithashtu ka kontestuar edhe rezultatet e zgjedhjeve në Skenderaj dhe Drenas, ku kanë dalë të votojnë më shumë se 90 për qind e atyre që kanë të drejtë vote.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa po ashtu ka thënë se kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi me deklarimin e hershëm të fitores së tij ka rrezikuar sigurinë e qytetareve, duke shkelur njëkohësisht rregullat zgjedhore.
Sipas tij, LDK-ja ka dërguar një sërë ankesash në PZAP dhe pritet rezultati i tyre në mënyrë që LDK-ja ta jep përgjigjen përfundimtare për zgjedhjet.
Po ashtu, Mustafa ka mohuar mundësinë e dhënies së dorëheqjes, tash kur partia e tij nuk doli fituese sepse sipas tij nuk ka arsye të jap dorëheqje pasi që partia ka pas ngritje.
Comments are closed.
Zoti Mustafa,
Mos harroni se i keni arat te mbushura me varre nga serbet per 100 vjet me radhe te pakten. Hashim Thaci munde te mos jete me i miri, por eshte vellai yne shqipetare. Takohuni si dikur ne “Lidhjen e Prizerenit” dhe beni “Beslidhjen e Lezhes” dhe mbroni Kosoven, flamurin dhe ate shqipetarin e vogel qe lindi dje ne diten e zgjedhjeve ne kosoven tone martire. O nena Kosove ! Mblidhi djemt tuaj dhe thuaju: Jeni vellezer !!!!!!. Kam besim se Lidhja Demokratike e Ibrahim Rugoves do te kete mencurine e bashkimit kombetare ne tere Kosoven e shumevuajtur. Rrofte populli dhe shteti i Kosoves.
Mos kopjoni luften politike ne Shqiperi qe i mohoj Shqiperise statusin e vendit kandidat ne per BE dhe shuma pasoja te tjera ekonomike, sociale, arsimore etj qe qytetaret nuk i konstatojne por qe realisht jane pasoje e kesaj lufte politike pa princip. Dhe nese ne Shqiperi nuk do vidheshin zgjedhjet pas vitit 90 dhe do pranoheshin rezultatet atehere Shqiperia mund te ishte me mire se Kroacia ne perparimin e saj ekonomik dhe integrues. Eshte fatkeqesi e madhe kur ne drejtimin e nje force politike vjen nje i çmendur siç eshte Edi Rama qe do te shbeje gjithcka, te shkaterroje gjithcka, te djege gjithcka mjafton qe ai te behet kryeminister i Shqiperise. Une mendoj se fundi politik i Edi rames do vije ne zgjedhejt lokale te 2011 nese politika e felliqur nuk vepron me pagesa apo kompromise te ndryshme qe jane ne kurriz te popullit.
O Agim qe spaske pritur agimin te shkruash, vet thua qe ne Shqiperi sikur mos te vidheshin zgjedhjet pas viteve 90 Shqiperia do ishte ne BE, vet je ne anen e atij qe i ka vjedhur keto zgjedhje me se shumti.Ik sqarohu njehere me veten pastaj jep komente ketu, dhe me mire prit agimin se mbase kthjellohesh.