Vetëvendosje: Edhe në Dukagjin ka pasur manipulime

13 Dhjetor 2010, 10:29Rajoni TEMA

Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se manipulime zgjedhore nuk janë bërë vetëm në Drenicë, por ka pasur edhe në Dukagjin manipulim të votave nga AAK-ja.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se kjo lëvizje do të bëjë publike bëjmë faktet për shkelje të procesit zgjedhor dhe se nuk do të pranojnë asnjë rezultat në asnjë qendër të votimit ku janë të bindur se ka pasur manipulime.

Konjufca ka thënë Vetëvendosje është dëmtuar në këto zgjedhje nga partitë e mëdha.

“Vazhdojmë të punojmë dhe të shfrytëzojmë mekanizmat e vërtet për të vazhduar një luftë që e kemi filluar para pesë viteve dhe do të dëshmojmë se si qeveriset”, tha Konjufca.

Ai tha se gjatë zgjedhje kanë vepruar strukturat parapolitike të PDK-së që janë shërbyer me metoda të shantazhimit të votuesve.

“TELEGRAFI”

Lini një Përgjigje