Lugina e Preshevës proteston kundër diskriminimit serb

11 Dhjetor 2010, 13:12Rajoni TEMA

Mijëra shqiptarë të Luginës së Preshevës kanë protestuar të premten në Preshevë, me moton: “Ndal dëbimit të trurit”. Protesta është organizuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut dhe është përkrahur nga forumet rinore të të gjitha subjekteve politike shqiptare që veprojnë në këtë rajon. Shqiptarët e Luginës së Preshevës protestuan ndaj politikës diskriminuese të Beogradit zyrtar, për mosnjohjen e diplomave të fituara në Universitetin e Prishtinës, ndalimin e përdorimit të simboleve kombëtare dhe tw gjuhës amtare, largimin e vazhdueshëm të popullatës dhe shumë çështje të hapura. Organizatorët e protestës  i kanë dorëzuar një letër përfaqësueses së BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Catherine Ashton, përmes së cilës kanë kërkuar zgjidhjen e problemeve, ndërkohë që i kanë kujtuar se “Presheva, Bujanoci e Medvegja, nuk duhet të jenë peng të dialogut midis Beogradit e Prishtinës zyrtare”. Organizatorët kanë paralajmëruar se protestat lidhur me mosnjohjen e diplomave do të ketë në vazhdimësi në forma të ndryshme, deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi.

Lini një Përgjigje