Për herë të parë në shumë vjet, Fatmir Sejdiu është kursyer nga dritat e kamerave dhe blicët e aparateve, kur ka zbritur në Aeroportin e Prishtinës, në kthim nga SHBA. Indeksonline mëson se pas disa javësh qëndrim tek të afërmit në Amerikë, Sejdiu është kthyer në Kosovë.
Sejdiu është kthyer në vend, në kohë për të marrë pjesë në tubimin përmbyllës elektoral të Lidhjes Demokratike të Kosovës në orën 13:00 në Sallën “1 tetori” në Prishtinë. Para disa javësh, Sejdiu shkoi në SHBA për vizitë familjare tek të afërmit e shumtë që ka atje. Pikërisht, në New York, Sejdiu mori lajmin që Kushtetuesja e kishte shpallur shkelës të Kushtetutës. Pas humbjes bindëse në Kuvendin Zgjedhor , ish-presidenti është Kryetar Nderi i LDK-së.