Serbia “reflekton”, shkon në ceremoninë e Nobelit

10 Dhjetor 2010, 12:16Rajoni TEMA

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vensan Dezher ka përshëndetur sot vendimin e Serbisë që të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të Çmimit të Nobelit për Paqe, në Oslo.

Dezher ka shfaqur shpresën se Serbia do të vazhdojë në këtë drejtim dhe kur bëhet fjalë për votime të ndryshme në Kombet e Bashkuara rreth rezolutave me të cilat bëhet thirrje për respektimin e të drejtave të njeriut në shtetet siç është Irani, Koreja e Veriut dhe Mjanmari.

“Shpresojmë se Serbia do t’i bashkohet politikës që bëjnë të 27 vendet e BE-së, por edhe shtete tët tjera të botës që kanë perceptim të ngjashëm mbi demokracinë dhe të drejtat e njeriut,” është shprehur Dezher në një takim kushtuar medieve dhe të drejtave të njeriut, sot në Beograd, bën të ditur FoNet.

Serbia kishte vendosur të bojkotonte ceremoninë e dorëzimit të çmimit Nobel për disidentin kinez, Lu Xiabao. Por pas presionit të Bashkimit Europian, Serbia vendosi që të marrë pjesë në ceremoni, edhe pse më një rang shumë të ulët përfaqësimi. Serbia po i kthente kështu nderin Kinës pas dhënies së çmimit Nobel Marti Ahtisaarit.

Lini një Përgjigje