Presidenti i Kosovës mund të bëhet një serb

10 Dhjetor 2010, 11:01Rajoni TEMA

Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale serbe, Sllobodan Petrovic ka thënë për të përditshmen “Danas” të Serbisë se presidenti i ardhshëm i Kosovës mund të jetë serb.
Sipas tij, Parlamenti i Kosovës, i cili ka 120 deputetë dhe mund të këtë në përbërjen e tij 30 deputetë serb nëse në zgjedhje dalin serbët e Kosovës.
“Kjo praktikisht do të thotë se një parti serbe mund të jetë kryesore në Kuvendin e Kosovës dhe se pa të asgjë nuk mund të vendoset”, ka thënë Petrovic, që është kryetar i Partisë së Pavarur Liberale.
Ai ka thënë se nëse në zgjedhje dalin votuesit serb atëherë është e sigurt që presidenti i ardhshëm i Kosovës mund të jetë një serb.
Parlamenti i Kosovës ka 20 ulëse të cilat janë të siguruara për minoritet në Kosovë. Ndërkaq, minoriteti më i madh, pra ai serb, shumicën e herëve nuk janë dalë në zgjedhje pasi që Beogradi zyrtar ju ka sugjeruar atyre që mos ta bëjnë këtë.

Lini një Përgjigje