Rikthehet Enciklopedia skandaloze maqedonase

10 Dhjetor 2010, 12:48Rajoni TEMA

Redaksia e Enciklopedisë së Maqedonisë ka ndërmarrë një nismër për rikthimin e Eciklopedisë maqedonase, e cila një vit më parë shkaktoi një skandal të vërtetë. Kjo, pasi në të jepeshin fakte të pavërteta për shqiptarët. Redaksia e Enciklopedisë u ka kërkuar instancave më të larta të Akademisë së Shkencave zhbllokimin e botimit të parë, por këtë herë me një kaptinë të bashkangjitur me sqarime lidhur me kontestet që kanë shkaktuar pjesë të veçanta të saj. ”Me shumicë votash vendosëm, në fakt, propozuam përpunimin e një Enciklopedie të re dhe zhbllokimin Enciklopedisë, si dhe të bëhet një libër i plotë në bazë të të gjitha materialeve që kemi në të, që të dihet se cili është qëndrimi i Akademisë së Shkencave lidhur me këtë çështje. Gjithashtu, ky libër të ketë edhe një shtojcë me kritikat lidhur me përmbajtjen e saj. Por, është shumë e rëndësishme që këto dy vendime – përpunimi i Enciklopedisë së re dhe zhbllokimi, të shkojnë në pako. Pra, ne nuk jemi për zhbllokim, nëse nuk merret vendim për Enciklopedi të re”, deklaron kryetari i redaksisë, Mitko Maxhunkov.  Por ky vendim, e në veçanti ai për rikthimin e Enciklopedisë së vjetër, ka bërë që pas Ramiz Abdylit, nga redaksia të largohet edhe anëtari tjetër shqiptar, akademiku Alajdin Abazi. “Opinioni është i njoftuar se para një viti, Kuvendi i Akademisë e tërhoqi Enciklopedinë nga shpërndarja, për shkak të reagimeve të ashpra, për ofendimet, jo të vërtetat dhe për shtrembërimin e fakteve historike. Unë mendoj se nuk ka zgjidhje tjetër për Enciklopedinë e vjetër, përveçse të ngelë atje ku është”, thotë Abazi. Në Enciklopedinë e vjetër thuhet se shqiptarët në Maqedoni janë ardhacakë, të zbritur nga mali në shekullin e XVI, me qëllim pushtimin e territoreve të banuara nga maqedonasit. “Vërshimin e tyre drejt Maqedonisë e ka mundësuar Ali Pashë Tepelena, kurse shteti i parë shqiptar është formuar nga Gjermania fashiste, e cila kufijtë e këtij shteti i zgjeroi në rajonet e Maqedonisë perëndimore…”, thuhet në këtë Enciklopedi.

1 komente në “Rikthehet Enciklopedia skandaloze maqedonase”

  1. shqyptar says:

    Ja do e kthwjne dhe do e terheqin prape se serisht skandal do shkaktoje…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje