AKR: Më shumë vota ka fituar LDK

13 Dhjetor 2010, 10:16Rajoni TEMA

Aleanca Kosova e Re ka paraqitur rezultatet preliminare të vëzhguesve të saj për 30% të votave të numëruara. Sipas saj, Koalicioni për Kosovën e Re ka fituar 9.5%, Lidhja Demokratike e Kosovës 31%, Partia Demokratike e Kosovës 28%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 12%, Vetëvendosja 14%, Lidhja Demokratike e Dardanisë 2.2% dhe Fryma e Re 2.2%.

Këto të dhëna i publikoi nënkryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari, e cila foli edhe për arritjet e partisë në komuna të caktuara. “AKR prin në Gjakovë, forca e dytë në Hanin e Elezit, është duke qëndruar mirë në Prishtinë, edhe pse ende nuk janë numëruar të gjitha votat edhe në disa komuna të tjera në Kosovë”, tha ajo.

Kusari theksoi rëndësinë që qytetarët “të kufizohen në aspektin e festimeve dhe në hyrjen e panevojshme të konflikteve”, raporton REL. Festimet e disa partive, ajo i cilësoi si papjekuri.

Lini një Përgjigje