Isa Mustafa kërkon rivotim në gjithë Kosovën

16 Dhjetor 2010, 09:32Rajoni TEMA

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në të gjithë vendin.
Ai në emisionin Rubikon të  KTV-së, ka deklaruar se së paku në 7 komuna ka nevojë për rivotim e jo vetëm në Skenderaj e Drenas. Kreu i LDK-së ka akuzuar edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë se vetë ata e kanë thirrur në telefon për të denoncuar shkeljet dhe vjedhjet që po i bëhen LDK-së, por, sipas tij, pastaj ata  kanë dalë vetëm me vlerësime të përgjithshme. Mustafa ka propozuar formimin e një qeverie teknike deri në një vendim konkret për situatën, lidhur me zgjedhjet. Për këtë ai ka deklaruar se do të flasë me ushtruesin e detyrës së Presidentit, Jakup Krasniqi. Por ka theksuar se e gjithë kjo që ka ndodhur ka qenë e përgatitur nga një skenar ku ka kontribuar edhe një televizion pa e përmendur emrin e tij. Ai ka përsëritur se në asnjë rrethanë nuk do të hyjë në koalicion me PDK-në, madje as në nivel lokal siç është rasti  për zgjedhjet e së dielës në Rahovec, ku kandidati i LDK-së është në balotazh me atë të AAK-së.

Lini një Përgjigje