Athina zhytet në dhunë, protestuesit përleshen me policinë

15 Dhjetor 2010, 14:03Rajoni TEMA

Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës para ndërtesës së parlamentit, pas përleshjeve me protestuesit që kundërshtojnë masat e kursimit të qeverisë.

Protestuesit hodhën mbeturina të djegura para dy hoteleve luksoze në qendër të Athinës, ndërsa policinë e gjuajtën me gurë.

Në demonstratat që u thirrën nga sindikatat dolën rreth 15 mijë vetë.

Më herët gjatë ditës, parlamenti i miratoi masat dhe reformat e nevojshme si parakusht për paketën e BE-së dhe FMN-së në vlerë prej 110 miliardë euro.

“RFE”

Lini një Përgjigje