Organizatori i zgjedhjeve ka pranuar sot se ka pasur parregullsi në votimet e së dielës. Pa lejuar pyetje dhe pa e zgjatur muhabetin, drejtues të KQZ-së kanë konfirmuar se procesi është karakterizuar nga keqpërdorime të llojeve të ndryshme, shkruan Koha.net.
Në mbledhjen e sotme është prezantuar raporti lidhur me procesimin e materialeve zgjedhore nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Materiali zgjedhor i ardhur në QNR nga komunat është pranuar, ka raportuar IndekzOnline. Kryeshefi i SKQZ-së, Xhemajl Peqani, njoftoi anëtarët e KQZ-së me kërkesën e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP-it), për sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm, duke përfshirë kopjen e Listës Përfundimtare të Votimit, kopjet e Librit të Votimit dhe kopjet e Formularit të Përputhjes së Rezultateve nga qendrat e votimit në Deçan, Skenderaj dhe Drenas, janë vendosur në karantinë
Votat e 63 vendvotimeve janë të vendosura në karantinë, u bë e ditur në mbledhjen e sotme të Komisionit Qëndrorë të Zgjedhjeve.
Kryetarja Valdete Daka tha se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka kërkuar dokumentacion shtesë për 22 qendra të votimit nga komunat Drenas, Skenderaj dhe Deçan.