Sipas të dhënave nga numërimi i deritashëm i votave, del se shumë pretendentë për deputetë të Kuvendit të Kosovës, por edhe deputetë të legjislacionit të fundit do të ndahen të zhgënjyer nga votimet e 12 dhjetorit.
Siç ka raportuar në ditarin qendror Klan Kosova, Bujar Bukoshi, ish-ministër i Shëndetësisë në Qeverinë Thaçi, para disa javësh edhe një ndër kandidatët për kreun e LDK-së, që më pastaj formoi “Listën Ibrahim Rugova” dhe iu bashkëngjit AAK-së në koalicion për zgjedhje, nuk ka fituar vota të mjaftueshme për të qenë deputet në legjislacionin që do të dalë nga zgjedhjet e 12 dhjetorit. Thuhet se vota të mjaftueshme nuk kanë fituar as Ahmet Isufi dhe Naim Maloku të AAK-së, ndërkohë që të sigurt nga kjo parti dhe “Lista Ibrahim Rugova” janë Ramush Haradinaj dhe i vëllai Dauti, Ukë Rugova, Donika Kadaj-Bujupi, etj.
Nga PDK-ja merret vesh se nuk kanë fituar vota të mjaftueshme ish-gazetarët Ilir Mirena dhe Petrit Selimi, ndërkohë që Berat Buzhala është shumë pranë të qenit deputet.
Në LDK, po sipas të dhënave nga numërimi i votave, del se Arben Gashi është një ndër më të votuarit, përkatësisht ai ka fituar më së shumti vota pas Isa Mustafës dhe Sabri Hamitit.
“Koha Ditore”
Comments are closed.
Bukoshi mos eshte ai qe Vodhi 3% e Kosovareve ne Mergim , apo eshte ai qe do Vinte me 200 trupa ushtarake te Pushtonte Vloren ne Vitin 97 ,
Nese keto jane te Verteta ,Bravo Kosova qe se keni Votuar kete Njeri .