Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto sot ka takuar krerët e partive politike shqiptare në Maqedoni, mirëpo ka dështuar iniciativa e tij për bashkimin e liderëve shqiptarë. Siç mëson agjencia e lajmeve INA, agjenda e shefit të diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto ka qenë që të ulë në një tryezë të përbashkët dhe një nismë bashkëveprimi midis krerëve të partive politike shqiptare në Maqedoni. “Kemi folur për rolin e rëndësishme që shqiptarët luajnë në Maqedoni. Kemi folur për rendësin që ka një koordinim më i madh i shqiptarëve më qëllim që Marrëveshja e Ohrit të realizohet e plotë dhe të jetë platforma e vetme e cila do të shërbej për një integrim më të madh të Maqedonisë dhe sigurisht si platforma që do të sjellë dhe do të garantoj edhe reformat e nevojshme të Maqedonisë që Maqedonia duhet të realizoj me qëllim që ajo të përfundoj procesin e saj integrues në NATO dhe BE”, ka theksuar shefi i diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto pas takimit. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti i`u shmang përgjigjes rreth misionit të shefit të diplomacisë shqiptare, ndërsa u përqëndrua në proceset e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe integrimeve evroatlantike. “Maqedonia dhe Shqipëria kanë rrugë të përbashkët rrugë shumë të rëndësishme drejtë integrimit të vendeve në NATO dhe në BE. Shqipëria më siguroi zoti Haxhinasto se do të lobojë dhe do të ndihmoj edhe më tej që edhe vendi ynë të jetë pjesë e strukturave të NATIO-s”, theksoi Ahmeti.
Lideri e PDSH-së Menduh Thaçi dhe ai i DR-së, Imer Selmani kanë shprehur shqetësime lidhur me mosimplementimin e Marrëveshjes së Ohrit, bllokimin e proceseve evro-integruese dhe problematikat e regjistrimit të popullsisë, që mund të anashkalojnë diasporën shqiptare.
Comments are closed.
Z. Haxhinasto do ti ndihmonte ne te vertete shqiptaret e Maqedonise nese do te tregonte me vepra, bashkepunimin nderpartiak ne parlamentin pacavure shqiptar. Arsyeja e refuzimit te marrjes se statusit te vendit si kandidat per BE, ishte pikerisht mosfunksionimi dhe shperdorimi i parlamentit per perfitime partiake. Per sa kohe ne Tirane sundon kjo “fryme vellazerore” ndermjet kampeve politike,, eshte qesharake ti lejosh vetvetes rolin e ndermjetesuesit per zgjidhjen e problemeve te te tjereve. “Misione” te tilla, vetem se tregojne humbjen e realitetit dhe papergjegjesine e kesaj qeverije te shthurur.
Z. Haxhinasto! Tashme e fitove betejen e pare. Mjafton te ulesh bashke disa parti shqiptaresh ne nje tavoline eshte fitore e madhe, madje qe ne takimin e pare e pa negociata paraprake. Urime. Keqardhje vetem se per shkak te gjendjes tende ekonomike vazhdon te punosh nen hyqmin e Ilir Cepanit nga Skrapari. Megjithate trego veten i paanshem dhe teknicien e jo politikan, se ate pune fale zotit mesa te njoh nuk di ta besh e eshte favor plus per ty.