Koalicioni për Kosovë të Re mohon të ketë shprehur gatishmëri për bashkë qeverisje me PDK-në. Nënkryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se ky koalicion qëndron prapa deklaratës së dhënë gjatë fushatës se nuk mund të qeverisë me njerëz të inkriminuar. Por, Kusari-Lila ka thënë se do të hynin në koalicion qoftë më PDK-në apo LDK-në nëse ajo qeveri, përveç që duhet të jetë më duar të pastra, duhet të pranojë edhe zbatimin e programit të AKR-së. Por drejtuesi i E15, Muhamet Mustafa ka deklaruar se programi i tyre është shumë më i përafërt me LDK-në se sa me PDK-në. Koalicion për Kosovë të Re ka thënë se pa u certifikuar zgjedhjet nuk mund të flitet për asnjë koalicion. Ky koalicion ka kërkuar urgjent që të nisin hetimet për të zbardhur të vërteta e ditës së zgjedhjeve, ku thuhet të jenë manipuluar votat.
Comments are closed.
nje vote e manipuluar,do te thote nje mafje ne pushtet.mbroni voten tuaj megjithse shumica e popullit nuk ju votoje,ju duhet te reagoni.Mafjozet,pra pjellat e krimit po qeverisin Kosoven dhe te gjithe Shqiptarine.Kujde,Prof.Sami Repishti nga USA ka thene “nje krim i pa ndeshkuar eshte nje krim qe vazhdon