Shtatë prokurori në ndjekje të keqpërdoruesve të votës

18 Dhjetor 2010, 10:02Rajoni TEMA
Shtatë prokurori në ndjekje të keqpërdoruesve të

Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi

Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi ka angazhuar prokurorë nga shtatë prokuroritë komunale të Kosovës për t’u marrë me mbledhjen e provave për keqpërdorimin e votave në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Fillimisht prokurorët do të merren me mbledhjen e provave për keqpërdorime në këto zgjedhje, keqpërdorime këto që e shtynë Komisionin Qendror Zgjedhor të vendosë për rivotim në tri komuna të Kosovës, pas rekomandimit që kishte bërë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ky panel ka gjetur shumë parregullsi në Skenderaj, Drenas dhe Deçan, si dhe në disa vendvotime në Malishevë e Lipjan, të cilat e kanë dëmtuar procesin zgjedhor. Provat që kanë pasur në dorë gjyqtarët e PZAP-i tash do të kalojnë në duar të prokurorëve për ndjekje penale. Ndërkohë, sipas burimeve të Kohës Ditore, numri i përgjithshëm i komisionarëve në tri komunat, ku do të rivotohet, është rreth një mijë.

“Kam caktuar një prokuror në Prokurorinë e Shtetit që do t’i koordinojë punët. Kam kërkuar përgjegjësi prej krejt kryeprokurorëve të qarkut që t’i monitorojnë kryeprokurorët komunal dhe të kërkojnë raporte nga ta, ndërsa prokurorët e qarkut çdo ditë do të raportojnë në Prokurorinë e Shtetit”, ka thënë kryeprokurori Kabashi.

Ai ka konfirmuar se prokurorët komunalë nga prokuroritë e Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Ferizajt dhe Gjilanit do të kërkojnë nga KQZ-ja dhe PZAP-i provat për t’i analizuar ato dhe për të vendosur për hapat e tjerë.

“KOHA DITORE”

1 komente në “Shtatë prokurori në ndjekje të keqpërdoruesve të votës”

  1. vlora says:

    Ku je moj INA RAMA leri kutit e tualetit dhe mere ne dore situaten.I shef koleget e tu se cfar kerkojne, kan vetem 1 jave qe jan bere zgjedhjet, dhe ju perveshen punes.Ndersa ti ke 18 muaj dhe as qe e leviz fare vendit.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje