Drejtuesit e Aleancës Kosova e Re kanë hedhur poshtë deklaratat e nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, i cili, duke iu referuar takimit të zhvilluar në mes të kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi dhe atij të AKR-së Behgjet Pacolli, ka deklaruar se “është arritur marrëveshja në parim për koalicion, por ende nuk janë përcaktuar për ndarjen e ministrive”. Lideri i AKR-së, Pacolli, ka thënë se ulja përballë Thaçit në një restorant në Prishtinë ka qenë vetëm një takim ku është biseduar “për proceset aktuale politike në vend” dhe jo për “pamjen” e qeverisë së ardhshme. Sipas Pacollit, takimi i tij me Thaçin ka qenë i rastësishëm. Megjithatë, ai e ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me PDK-në, por kjo mund të ndodhë vetëm pas zgjedhjeve të 9 janarit që do të mbahen në disa zona.
Comments are closed.
MEQENESE KREDIBILITETI I THACIT ESHTE I DISKUTUSHEM SOT NE BOTE PER ARSYE TE AKUZAVE TE MARTIT,DO ISHTE NE TE MIRE TE KOSOVES SHQIPTARVE DHE CESHTJES KOMBETARE TE TREGOESHIM POLITIKANE DHE NE KOSOVE TE FORMOHEJ NJE QEVERI SI LIDHJE E MUSTAFES -KURTIT-PACOLLIT-DHE HARADINAJT.KJO DO TREGONTE QE PER INTERESAT E KOSOVES DHE SHQIPTARVE NE DIME TE BEJME KURBANE,POR DHE THACI VETE PARAQITEJ PARA AKUZAVE ME I PASTER SEPSE ISHTE PA MBROJTJE SHTETRORE DHE PA IMUNITET.HARADINAJ E DHA SHEMBULLIN DHE DORZOJ POSTIN SHKOI VEHTE NE HAGE DHE BESOJ DO DALE I PASTER,KETE DUHET TE BEJE DHE HASHIM THACI DHE TE MOS KETE FRIKE SE PASTERTINE NUK E NJOLLOSIN SHPIFJET.KOSOVA KA UDHEHEQES PLOT DHE BURA TE MENCUR DHE NUK DUHET TE DJEGE JORGANIN E NDERKOMBETARVE PER NJE PLESHT.
Jam e sigurte qe nje bisnesmen si Pacolli,nuk do te beje kurre koalicion me nje trafikant armesh si Thaci,qe ne kohen kur kokemadhi ishte Kryeminister i coj ne zyre dy canta me dollare nga trafiku i armeve me shqiperine.