Monitorimi i Kuvendit për një 1 vit, shkeljet, deputetët më aktivë dhe ata më të pasur

24 Dhjetor 2010, 14:31Politika TEMA

Raporti Unë Votoj përgatitet nga lëvizja Mjaft dhe pasqyron periudhën shtator 2009 – korrik 2010 shënon publikim e parë të Skuadrës së Monitorimit të Kuvendit të Shqipërisë, për legjislaturën e re parlamentare (legjislatura e XVIII).

–   Një nga problemet e vërejtura gjatë dy sesioneve të para parlamentare në punën e Kuvendit të Shqipërisë lidhet me nivelin e ulët të qasjes së veprimtarisë parlamentare të partive me premtimet elektorale, për realizimin e të cilave këto parti u votuan nga qytetarët. Kështu, Partia Demokratike, me anë të grupit të saj parlamentar ka arritur t’i përmbahet premtimeve dhe angazhimeve të saja elektorale në masën e vetëm 9.8%-ëve. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka bërë asgjë për realizimin e një sërë premtimesh në sektorin e bujqësisë, arsimit dhe shëndetësisë, ku madje në kundërshtim të plotë me angazhimin elektoral për rritjen e buxhetit alokuar këtyre tre sektorëve, në vitin 2010, me propozim të Ministrisë së Financave dhe aprovim të deputetëve të kësaj partie, që përbëjnë së bashku me aleatët e LSI dhe PDU mazhorancën parlamentare, u miratua shkurtimi i fondeve për këto sektor.

Sa i takon aleates më të madhe të Partisë Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, ajo ka arritur të realizoj, përmes veprimtarisë parlamentare të deputetëve të saj, vetëm 7.7% të premtimeve elektorale, duke qasur 11 nga 143 nisma ligjore të diskutuara dhe më pas miratuara në Kuvendin e Shqipërisë.

Së fundi, Partia Socialiste ka treguar një performancë të ulët në realizimin e premtimeve elektorale, kjo për shkak të vendimit partiak për bojkotimin e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë. Në këto kushte Grupi Parlamentar Socialist ka mundur të qas me ligjet, për të cilat ka shprehur qëndrimin e tij, vetëm 1.4% të premtimeve elektorale.

–   Mjaft shqetësuese edhe gjatë kësaj periudhe raportimi shfaqet respektimi i Rregullores s Kuvendit, si kuadri ligjor rregullator brenda së cilit duhet të funksionoj ky institucion. Kështu, nga monitorimi janë evidentuar një seri rastesh të cilat konfliktojnë me disa nene mjaft të rëndësishme të Rregullores. Gjatë dy sesioneve parlamentare, rezulton të jenë miratuar në kushtet e dhunimit të nenit 57 mbi votimin në seancat parlamentare, 16 nisma ligjore, të cilat së pari, duhet të ishin shpallur të pavlefshme dhe së dyti, ndaj deputetët që kanë shkelur këtë përcaktim imperativ te Rregullores duhet të ishte dhënë masë disiplinore. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar rastet e shkeljes së Rregullores sa i takon respektimit të etikës parlamentare, ç ’ka përcaktohet në nenin 62 të saj.

–   Gjatë këtyre dy sesioneve parlamentare, është vërejtur shkelja flagrante e nenit 45 të Rregullores së Kuvendit, një përcaktim procedural që saktëson se “Para fillimit të rendit të ditës çdo deputet mund të diskutojë për çështje të ndryshme që ai i konsideron se duhen bërë publike në seancë plenare, brenda një kohe prej 5 minutash. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë , duke dal plotësisht nga kompetencat që i atribuohen nga neni 7, pika 2 e Rregullores, si drejtuese dhe moderatore e debatit parlamentar, është pozicionuar politikisht duke u prerë fjalën deputetëve të opozitës para përfundimit të minutazhit të përcaktuar.

–   Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë konstatuar shkelje te pikës 1 dhe 2 të nenit 34, i cili përcakton vlefshmërinë e mbledhjeve të komisioneve të përhershme parlamentare. Në raport figurojnë të paktën 20 raste kur mbledhjet e komisioneve janë zhvilluar në mungesë të kuorumit të nevojshëm prej më shumë se gjysmës së anëtarëve. Brenda këtij konteksti duhet theksuar dhe fakti që në disa raste procesverbalet e mbledhjeve të komisioneve, të publikuara në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit të Shqipërisë, nuk paraqesin prezencën e saktë. Disa prej këtyre rasteve, janë të dokumentuara me foto nga skuadra Unë Votoj.

–   Një problematik tjetër e vërejtur në mbledhjet e komisioneve të përhershme parlamentare lidhet pikërisht me shkeljen e nenit 38, për shqyrtimin e çështjeve në komisionet e përhershme. Ky nen i Rregullores kërkon që çdo çështje e cila kërkon miratimin e komisioneve parlamentare duhet të shqyrtohet me kujdes sipas disa fazave të përcaktuara, fillimisht në parim e më pas nen për nen, procedurë kjo që nuk është respektuar në disa raste nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare.

–   Së fundi, mjaft problematike paraqitet çështja e transparencës së institucionit që presupozohet të jetë bartës dhe përçues i zërit dhe vullnetit të qytetarëve në vendimmarrje ndaj grupeve të interesit. Kështu, nga monitorimi rezultojnë të paktën dy raste në të cilat përfaqësues të grupeve të interesit janë ankuar në Komisionin e Ekonomisë dhe atë të Edukimit për mos marrjen e materialeve dhe dokumenteve nga Kuvendi.

Deputetët më të pranishëm në seancë

Enkelejd Alibeaj 143-143

Ledina Aliolli 143-143

Ilir Bano 143-143

Fatos Beja 143-143

Gerti Bogdani 143-143

Rajmonda Bulku 143-143

Astrit Bushati 143-143

Igli Cara 143-143

Kreshnik Cipi 143-143

Gezim Dibra 143-143

Mesila Doda 143-143

Adriana Gjonaj 143-143

Viktor Gumi 143-143

Sybi Hida 143-143

Deputetët që kanë munguar më shumë

Sadri Abazi 0-143

Andis Harasani 0-143

Rudina Seseri 0-143

Ndue Kola 1-143

Fidel Ylli 1-143

Shegush Ligori 2-143

Tom Doshi 3-143

Vangjel Dule 3-143

Agim Leka 3-143

Armando Prenga 3-143

Gjovalin Kadeli 4-143

Pirro Lutaj 4-143

Arben Malaj 4-143

Blendi Klosi 5-143

Deputetët më pak aktivë

1 Kreshnik Çipi

2 Bedri Hoxha

3 Mark Marku

4 Ndue Paluca

5 Paulin Sterkaj

6 Tom Doshi

7 Lefter Koka

8 Sadri Abazi

9 Astrit Beci

10 Marko Bello

11 Bashkim Fino

12 Artan Gaci

13 Hazir Gashi

14 Fidel Ylli

15 Arben Isaraj

Deputetët më shumë aktivë

1 Ridvan Bode

2 Erion Braçe

3 Edmond Spaho

4 Sali Berisha

5 Gramoz Ruçi

6 Sajmir Tahiri

7 Jemin Gjana

8 Osman Metalla

9 Dashnor Sula

10 Sokol Olldashi

11 Sherefedin Shehu

12 Mesila Doda

13 Tritan Shehu

14 Edi Paloka

15 Vangjel Dule

Deputetët më të pasur

1. Tom Doshi- PS- 3.082.004.354 lek

2. Ndue Kola- PS- 959.327.777 lek

3. Fidel Ylli- PS- 933.884.134 lek

4. Sadri Abazi- PS- 718.852.823 lek

5. Hazir Gashi- PS- 646.808.070 lek

6. Dritan Prifti- LSI- 267.953.302 lek

7. Gjovalin Kadeli- PS- 205.204.496 lek

8. Ilir Meta- LSI- 69.706.343 lek

9. Dashamir Peza- PS- 57.350.721 lek

10. Paulin Sterkaj- PD- 48.296.167 lek

16 komente në “Monitorimi i Kuvendit për një 1 vit, shkeljet, deputetët më aktivë dhe ata më të pasur”

  1. Vezhgusi says:

    Monitorim bajat….

  2. i permbyturi says:

    Pse s’pergjigjen para kuvendit ku,si,kur,i gjten milionat keta pushtetare? a kane pasuri te tjera vec ketyure qe lexojme, keta duhet ta deklarojne para Kuvendit keto pergjigje,pse i mbuloni ,pse i mbroni?

  3. Teodor Nushi says:

    Mire keta deputetet qe kane qene apo jane akoma biznesmene, pra kane patur apo kane aktivitet ekonomik, ata vete ose familjaret e tyre, kane miliona (apo miliarda, ne se flasim me te vjetrat), po Ilir Meta qe nuk ka punuar asnje dite dhe nuk eshte marr fare me bisnes ekonomik, ku i gjeti milionat? Me sa di une, ai eshte bere deputet dhe me pas Kryeminister dhe minister, pa pasur fare libreze pune. Kjo pyetje eshte retorike, nuk ka nevoje per pergjigje. Dihet. Biznesi i tij i vetem ka qene dhe eshte KORRUPSINI.

  4. Teodor Nushi says:

    Mire disa deputete kane qene biznesmene, dhe kane miliona (apo miliarda, ne se flasim me te vjetrat), po Ilir Meta qe nuk ka punuar asnje dite dhe nuk eshte marr fare me bisnes ekonomik, ku i gjeti milionat? Me sa di une, ai eshte bere deputet dhe me pas Kryeminister dhe minister, pa pasur fare libreze pune. Nuk ka nevoje per pergjigje. Dihet. Biznesi i tij i vetem ka qene dhe eshte KORRUPSINI.

  5. RRAMAZAN says:

    PAULIN STERKAJ eshte ne opozite tani
    Sipas ketyre deklarimeve PD qenka shume e varfer

  6. vlora says:

    Duhet hapur nje numer llogarie per te ndihmuar keta deputetet e PD se qenkan fukarenj.

  7. ardian osmani says:

    Nuk jane keta me te pasurit.te pakten kane treguar nje pjese te pasurise. Jam i bindur se te tjere mafioze kane grumbulluar miliarda por i kane kamufluar, i pari Sal-iu.

  8. enovl says:

    Sa qesharake qe jane more , keta qe na paraqiten ne ket format me te pasurit, keta do jen me te varfrit, ujqerit i kane diku tjeter te mbyllura , nuk e kuptoj kaq injorat jemi ne shqiptaret per keta politikanet tane , kaq idiot popull na pretendojne te jemi ne keta flliqesira ….

  9. SHQIPERIA MBI TE GJITHA says:

    KETA BOSSAT E SOTEM NUK I KANE PASTRUAR AKOMA LEKET …..I KANE NE LAVATRICE !!!!! PER 5-6 VJET DO SHIKONI NJE LISTE KREJT NDRYSHE .

  10. Kujtim Rudina says:

    ZBOR,(PARLAMENTAR)

    …!
    Carmatosem veteranet,
    Armatosem deputetet ,
    Gjatoshat ,japin komanden,
    Secili ,rrjeshton te vetet.

    S’ka stervitje si me pare,
    Ne transhe e poligone,
    Militarizem modern,
    S’kemi pare k’so loje !

    Dy kompanite,perballe,
    Demo… e Socialiste,
    -Per luftim….:-Gati !
    Nuk u beka ndryshe .

    S’ka gje me’u cudite,
    E kane firmosur ujdine,
    Ne,te ruajme karriget,
    NATO-ja,Shqiperine .

    Dicka si qesharake,
    Ju,hajrin ja pafshi,
    Jete , ne grepacim,
    Dje-Sot,mbas Tashi !

    Europa sjell domate,
    Dhe Rusi,na sjell gaz,
    Nga lindja ne vdekje,
    Me te njejtin avaz !

    Diktatura,na mbyti,
    Ne liri,gazi i Botes,
    Duartrokasim Hicet,
    Dhe i biem,Qemones !

    ./.

  11. A.PASHA says:

    KROACIA, MALI I ZI FILLUANE “Arrestimet” …Patjeter ne SHQIPERI me qindera arestime sa nuk do te kete vend ne burgjet e shqiperis,Kurse me Saline,Lirin,Argiten,Shkelzeme e njejta si ne rumani Me Causheskun-Ilenem, DHE ME KEQE,AJO QE DO TE NGJAJE NE SHQIPERI, NE FILLIM TE VITIT 2011, GRAT SHTATEZAN NGA TMERI QE DO TO,(SHOHIN) DO TE DESHTOJNE….Viti 2011 viti i HIDHUR DHE I ZI per qevritaret dhe deputete e emeruare….FILLIMI I VITIT 2011 VITI ME I BARDHE MI I PASUR PER SHQIPETARET E VERTET NJE SHQIPER E MADHE..

  12. Petrit Kola says:

    http://vertet.blogspot.com/2010/12/cmenduri.html

    Friday, December 24, 2010
    C’menduri

    Fotot e diteve te fundit ku shfaqet Sali Brisha me djalin e Enver Hoxhes, Sokolin provojne jo vetem pikat por edhe presjet e mia te vendosura gjate 20 vjeteve, se Berisha eshte vegla me e talentuar dhe pasuria e vertete e klikes kriminale komuniste. Vegla dhe garancia e grabitjes dhe superpasurimit te klikes komuniste ne kurriz te Shqiperise dhe shqiptareve.
    Per cudi duke pare keto foto shqiptaret kerkojne ngjalljen e Enver Hoxhes e ne te njejten kohe deshirojne vdekjen e sherbetorit te tij besnik Sali Berishes!!! E mua me kujtohet Reshat Arbana ne nje interpretim ku ai perserit; te c’mendur, te c’mendur, te c’mendur…!!! Si ka mundesi valle kjo gje? Berisha nuk eshte gje tjeter vecse dora e zgjatur e Enver Hoxhes, e ta kerkosh ate njekohesisht edhe te gjalle edhe te vdekur eshte pa kutpim, c’menduri-thote Reshat Arbana.
    C’fare ka bere sherbetori i klikes komuniste qe i deshirohet vdekja? Ai i zbatoi pike per pike detyrat qe i kish ngarkuar PPSH-ja dhe Sigurimi i Shtetit. Ai me zellin dhe besnikerine e nje superqeni te bllokut ( vete thote bllok-qen) i superpasuroi ata ndersa shqiptaret vazhdojne te kullojne gjak. C’fare beri Berisha? Ku mekatoi ai?
    Frymezuar nga procesi i superpasurimit te pronareve te tij, bllokqeni Berisha vendosi ti thyej zinxhiret e qenit sherbetor dhe te dale qen i lire e te kafshoje sipas deshires dhe interesit te tij. Kjo nuk ishte parashikuar ne kontraten qe qeni Berisha kishte bere me bllokun kriminal qysh ne vitin 1986-te ne vilen nr.4. Kjo ishte e pafalshme. Bllokmenat kriminela vendosen te hakmerren ndaj sherbetorit te tyre duke manipuluar turmat dhe ato therrasin Rrofte Enveri! Poshte Berisha!, e Reshat Arbana- vazhon te recitoje; C’menduri, c’menduri, c’menduri…

    Petrit Kola
    [email protected]

  13. Claus says:

    Kujt i hyne ne pune keto te dhena? Bejne, c`bejne hajde levizim deren. Pse nuk bejne ndonje proteste keta te Mjaftit ashtu skur benin kur ishte ne fuqi F.Nano? Eshte frika ajo qe te ben inpotent, ashtu sic i pershkruan M.Nano ne shkrimin e djeshem. Ai vend ka probleme qe kerkojne zgjidhje radikale ndersa faqelemuarit merren me cingerima, te thena e sterthena.

  14. ladi says:

    Me te varfer qenkan keta te majtet qe mbajne sigurisht anen e te varferve,te cilet nen udheheqjen e zotit Sali jane pakesuar ose nuk ekzistojne(te varferit pra).Me siguri keta deputetet duhet ti kene patur eterit ose gjysherit ne Amerike qe jane pasuruar nje çikez.

  15. skaran says:

    Levizja Mjaft….ahhahahaha mos me beni per te qeshur… po kemi arritur deri ketu sa te marrim per mireqene monitorimin e nje shoqate pa vlere, nje shoqate te shitur….

    Me vjen keq qe mediat ne pergjithesi kane publikur kete monitorim…..

  16. Emig Ranti says:

    Deputetet nuk diskutohet qe jane te pasur,por me vjen keq qe gazeta Tema, per te cilen kam shume respekt,sikur kerkon te mbuloje parate e vena nga korrupsioni te familjes kryeministrore me ndihmen e babait dhe bashkshortit ,Sali Berisha.Nqse deputetet kane qindra miliona ,po keta spurdhjake ku i gjeten keto pasuri qe zoterojne ne kete moshe “adoleshente”? A me ndihmoni dot qe ta kuptoje edhe une?

Comments are closed.

Lini një Përgjigje