Nicole Kidman thotë se ajo kurrë nuk do ta harrojë Kosovën, pasi ishte pushtuar nga emocionet kur për të parën herë kishte vizituar vendin si ambasadore e vullnetit të mirë të UNIFem. Aktorja australiane, fituese e çmimit Oskar, vizitoi Kosovën në vitin 2006 dhe dëgjoi tregimet e viktimave të dhunës, që e bënë atë të lotojë. “Jam një person i tmerrshëm ndonjëherë, pasi mund të bëhem emocionalisht e përfshirë. Në Kosovë duhej të më largonin anash dhe të më thonë, ‘Kjo do të jetë një gjë shumë emocionale për pjesën e mbetur të jetës. Do të shohësh dhe dëgjosh gjëra që kurrë nuk i parë, ose dëgjuar'”, ka rikujtuar Kidman vizitën e saj në Kosovë. Kidman po ashtu ka thënë se viktimat e dhunuara i kanë dhënë asaj më shumë fuqi për t´u përballur me tregimet e tmerrshme që dëgjon kur viziton strehët e tyre.