Propozimi për fejesë në stadium, tifozi refuzohet

29 Dhjetor 2010, 10:50Lifestyle TEMA

Një tifoz i Cercle Brugge në Belgjikë ka menduar mënyrën më origjinale për t’I propozuar për fejesë të dashurës së vet. Ai këtë gjë e ka bërë përpara tifozëve të ekipit të tij të zemrës, para fillimit të ndeshjes së Cercle Brugge. Ai ka marrë të dashurën dhe ka shkuar në mes të fushës. Aty është ulur në gjynjë dhe i ka lexuar asaj një letër dashurie, me anë të së cilës i kërkonte të fejohej. E dashura e vet ka mbetur e habitur dhe përgjigja e saj ka qenë negative, pasi ka ikur me vrap, duke qarë. Megjithatë, edhe pse humbi të dashurën e vet, të paktën për tifozin e Cercle Brugge ndodhi diçka pozitive, pasi ekipi i vet arriti ta fitonte ndeshjen.

1 komente në “Propozimi për fejesë në stadium, tifozi refuzohet”

  1. r m says:

    Ishte nje serial televiziv jo ngjarje e vertete.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje