Këngëtari i grupit “Boney M” vdes në të njëjtën ditë si Rasputini

30 Dhjetor 2010, 12:26Lifestyle TEMA

Hollandezi Bobby Farrell, 61 vjeçar, është gjendur i vdekur në dhomën e hotelit. Lajmi i vdekjes së tij është një shok për botën e muzikës. Akoma nuk ka një shkak për vdekjen e tij, por përjashtohet dhuna. Ai u bë i njohur për hite të tilla si „Rivers of Babylon”, „Brown Girl in the Ring”, „Daddy Cool” dhe „Kalimba de Luna”.

Por nje nga hitet me te njohura te ketij grupi ishte edhe “Go Rasputin”, qe i kushtohet nje figure shume interesante te Rusise. Farrell ka vdekur me 29 dhjetor ne Shen Petersburg. Edhe Rasputin ka vdekur ne kete date, pikerisht ne kete qytet. Ne kengen e Boney M, thuhet se Rasputin eshte i dashuri i Mbretereshes. Rasputin mbahej si njeri i shenjte me shume ndikim ne oborrin e Carit Nikolla II. Ai ishte dhe dashnor me nam. Penisi i tij mendohet se ruhet ende edhe sot. Ai u gjet i masakruar dhe i hedhur ne lume.

Lini një Përgjigje