“Pjesëmarrja ime është e konfirmuar tashmë në Festivalin e RTSH-së në dhjetor. Por, këtë herë po shkoj thjesht të promovoj këngën time të re, sepse çmimi është dhënë tashmë, (akoma pa filluar festivali). Gjithsesi i uroj Çmimin e parë Alban Skenderajt dhe Miriam Canit në RTSH 2010 Respekt”.
Ky ka qenë statusi të cilin kohë më para këngëtarja Linda Halimi e kishte vënë në Facebook-un e saj, e që më pas këto fjalë të saj u shfrytëzuar nga gazetarët dhe mediat, u shtrembëruan dhe keqintepretuan, madje shkuan shumë më larg saqë mund të pritej.
Të gjitha këto të thëna dhe deklarata për Festivalin e RTSH-së, ajo ka vendosur t’i sqaron, me të vetmin qëllim t’i tregojë audiencës së gjerë të vërtetën dhe asgjë më tepër pos të vërtetës.
“Qëllimi im mbi deklaratat e bëra në Festivalin e RTSH nuk ka qenë viktimizimi i këtyre dy artistëve, për të cilët kam shumë respekt. Në momentin kur unë kam bërë këto deklarata rreth asaj se kush do jetë fituesi i festivalit, unë kam qenë në momente tensioni sepse u lodha më nga fjalët që qarkullonin dhe nga shoqëria (kolegët) që qeshnin me mua kur u thosha se do të jem pjesë e festivalit këtë vit në RTSH, duke më thënë që fituesi dihet tashmë dhe se lodhem kot (e që secili hyjmë me pretendime në një festival të tillë). Edhe vitin e kaluar tre muaj përpara qarkullonin fjalët gjithandej se Juliana Pashën do jetë fituese atë vit, dhe doli e vërtetë (e ne konkurrentët tjerë nuk thoshim asgjë sepse s’donim ta humbim të drejtën për pjesëmarrje)… Thjesht, sikur u lodha nga fjalët dhe u mërzita shumë kur të njëjtat gjëra filluan të rrjedhin edhe ketë vit se Albani dhe Miriami do fitojë, dhe disi u binda se fituesi zgjidhet shumë më herët, dhe ne të tjerët jemi aty sa për të përmbushur spektaklin… Dhe unë u tërhoqa nga mllefi dhe dëshpërimi!”, ka deklaruar Linda për Zhurnal
Ajo ka thënë se ka pasur diçka personale me Albanin dhe Miriamin, të cilët, sipas saj, kanë qenë favoritët e saj për çmimin e madh. “Alban Skenderaj është një këngëtar me shumë vlera dhe artist i merituar, dhe siç dihet Miriami ka qenë anëtare e një grupi shumë të njohur në Gjermani, Preluders dhe do kishte qenë diçka shumë speciale sikur ky qift të ishte fitues. Duke mos lënë anash as këngën fituese të Aurela Gaçes të cilës i uroj shumë sukses në Eurovizion 2011”, ka thënë Linda.
Ajo e pranon se në moment të tensionuar ka bërë “gabim dhe ka shkruar statusin në Facebook, dhe gazetarët morën avantazh nga kjo gjë dhe e kanë bërë bujë të madhe, duke bërë shkrime dhe “zbukurime” gjithandej.
“Unë kam kontaktuar dhe me çiftin Skenderaj-Cani dhe i konsideroj miq shumë të mirë sepse kam gjetur mirëkuptim nga ata për çdo gjë tashmë! Gjithçka ka qenë një keqkuptim”, sqaron këngëtarja e talentuar. Zhurnal
Comments are closed.
sidoqofte linda ka gabuar fituesen por qe behen pislliqe nuk ka gabuar