Një 26-vjeçar duhet t’u falet plehrave për jetën e tij. Të dielën, ai u rrëzua nga kati i nëntë i pallatit ku jetonte, por mundi të mbijetonte pikërisht falë plehrave. Policia e Nju Jorkut pohoi se 26-vjeçari u rrëzuar nga një pallat në Manhatan, por fatmirësisht ra mbi qeset e plehrave, të cilat nuk hiqeshin që prej 26 dhjetorit, për shkak të reve që kishin pushtuar qytetin. Tashmë i riu gjendet i shtruar në spital në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.