Nuk është kurrë vonë për t’u martuar

3 Janar 2011, 12:51Lifestyle TEMA

Nëse mendoni se është vonë për t’u martuar, e keni gabim. Një 101-vjeçar në Malajzi kishte deklaruar në një revistë se kërkonte të martohej. Dhe nga fjalët, kaloi në vepra. 101-vjeçarit Ahmad Isa i është përgjigjur një 82-vjeçare, nënë e nëntë fëmijëve, e cila ka mbetur e ve që prej 30 vjetësh. Sanah Ahmad është “goditur” nga 101-vjeçari, për shkak se i ngjan shumë ish-bashkëshortit të saj dhe është e gatshme që të martohet me të. Tashmë dy familjet e të moshuarve janë duke diskutuar për detajet e martesës. Ahmad është shprehur se e trembte vetmia dhe për këtë arsye ka vendosur që të martohet. “Kam frikë të fle vetëm natën”, është shprehur ai. 101-vjeçari ka 5 fëmijë, 20 nipa dhe 40 stërnipa.

2 komente në “Nuk është kurrë vonë për t’u martuar”

  1. beni says:

    gjeja e vone gezon te zone

  2. Ermal Komini i vertete says:

    sikur te futej kollovar ky plaku i rjedhur andej nga xhunglat do shpetonte shqiperia

Comments are closed.

Lini një Përgjigje