Komisioni Europian: Hetojeni vetë videon

17 Janar 2011, 19:49Politika TEMA

Komisioni Europian ka reaguar sërish ndaj çështjes së hetimit të videos. Reagimi i tyre vjen pasi prokuroria shqiptare ka kërkuar asistencë nga jashtë për videon. Komisioni Europian ka deklaruar se Shqipëria duhet ta hetojë vetë videon. “Komisioni Europian nuk mund të ndërhyjë në një lloj të tillë kërkese afatshkurtër, siç është bërja e ekspertizës së një videoje. I takon Shqipërisë tashme të dëshmojë se sistemi i tyre ligjor i ka të gjitha mjetet për ta trajtuar në një rrugë të ndershme dhe efikase këtë çështje”, ka deklaruar zëdhënësja e Komisionit Europian e pyetur nga televizioni Top Channel. Për t’u kuptuar sa më mirë vërtetësia dhe ironia brenda kësaj përgjigjeje, vlen të theksohet se pjesa më e madhe e buxhetit europian për Shqipërinë shkon, ndër vite, në ndërtimin e institucioneve shqiptare, e kryesisht për forcimin e kapaciteteve të atyre institucioneve që merren drejtpërdrejt me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Këtu përfshihen edhe mjetet e ndryshme teknike të ofruara nga BE, si dhe trajnimet e panumërta për raste të tilla apo dhe për raste të tjera hetimesh më të komplikuara se ai i origjinalitetit të një videoje.

4 komente në “Komisioni Europian: Hetojeni vetë videon”

  1. Claus says:

    Nuk mund te gjesh pergjigje me te mire. Tani topi eshte tek bukuroshja Rama. Pra 21 janari eshte i ligjeruar. Te pregatisi valixhet, nese nuk do te prese vullnetin e zotit.

  2. Epirioti says:

    Prokuroria jone nuk ka by… te tregoje te verteten dhe te kryeje detyren e saj. Ajo po perpiqet te fshihet pas fustanit te europes plake per te larguar pergjegjesine ndaj vetes. Ky eshte shteti i formuar nga fshataret e pas ’90. Frikacake, te paditur, me shkolla 6 mujore ose me diploma te blera. S’ka me sarkazem te bukur qe europa i paska thene Ina Rames. Po pse mo keta prokurore do luftojne krimin e organizuar, keta nuk dine te degjojne dhe te shikojne nje video qe gjithe populli e kuptoi qe para dhjete diteve dhe vetem me nje te pare.

  3. LORA says:

    Shkelqyshem,lajm me te mire se ky nuk doja sot.
    Tu treten alibite Ina Rama,hajde bej detyren ose qerohu.

  4. dymi says:

    Po c’kuptim ka qe te vijne te tjeret qe te na thone ne se eshte nje regjistrim origjinal apo jo. Ketu ka vetem nje arsye:prokuroria ka frike nga Qeveria dhe jo me kot ne nuk kemi asnje sukses ne luften kunder korrupsionit. Europianet na vune edhe nje here ne prove, ose beheni vete luften kunder korrupsionit ose nuk jeni gati per ne Europe,prandaj i gezofshi autokratet, hajdutet, matrapazet dhe kriminelet e tipit Topalli-Berisha- Meta bashke me bemat e tyre. Me qe ra fjala tek Topallja a e pate cfar sharabajke ishte sonte, si kalonte ne orgazem kur fliste ai burri. Ju kane ikur nga veshet ato hihihihi- te e saj. Mua jo.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje