Një ngjarje e rrallë që ka ndodhur në spitalin e Librazhdit ka shokuar jo vetëm mjekët, por edhe qytetarët që ishin prezent. Ka qenë Zenepe Kryemadhi nga Komuna e Stravajt, fshati Lëpushë, e cila është shtruar urgjent në Spitalin e këtij qytet nga mjeku neurolog, Veiz Boja.
Sipas familjareve, e sëmura është nisur në orën 02:00 të natës nga fshati dhe ka mbërritur në orën 04:00 të mëngjesit në spital në gjendje të rëndë. Menjëherë mbas ekzaminimeve nga neurologu është nisur urgjent për në spitalin e Elbasanit. Mjeku i Urgjencës, Ismet Shato, kirurg, dhe neurologu Veiz Boja kanë plotësuar urgjent kartelën e të sëmurës dhe nisjen për në Spitalin e Elbasanit.
Në orën 11:00 ishte planifikuar vizita nga mjekët e Elbasanit dhe pacientja është nisur me ambulancën e spitalit. Sapo është nisur urgjent ambulanca, një telefonatë nga drejtori i spitalit, Bledi Koçi, ka bërë që ambulanca të kthehej nga rruga. Është
debatuar goxha gjatë në oborrin e spitalit me mjekun dhe drejtorin Bledi Koçi si dhe familjarët për gati dy orë në prani të bluzave të bardha dhe qytetarëve se pse ambulanca duhej të kthehej mbrapsht. Sipas drejtorit kishte një tjetër urgjencë, ishte duke u pritur një ambulancë tjetër, por ajo nuk erdhi.
Ndërkohë që e sëmura përpëlitej në rrugë, askush nuk e vriste mendjen, ndërkohë që shumë qytetarë u habiten me sjelljen brutale të drejtuesit të spitalit.
Familjarët thonë se nuk ka pasur asnjë urgjencë tjetër. Sipas tyre, strukturat duhet të verifikojnë dhe regjistrin e shërbimit të urgjencës.
Sipas djalit të pacientes, Demir Kryemadhi, drejtori filloi të na bërtiste. “Ata nuk kishin mëshirë për mamanë që po përpëlitej e po vdiste, madje sipas njerëzve përreth, kishte thënë që “nuk harxhoj karburantin me pleq që duhej të kishin vdekur”. Më pas u
detyruam të merrnim taksi.
Madje dhe shoferi i ambulancës thoshte që kam tridhjetë vjet ne këtë zanat në spital, por si sot nuk më ka bërë vaki që të kthehet ambulance nga rruga me gjithë të sëmurin,” thotë Demiri.
Mësohet se njëra nga vajzat e pacientes është shumë sëmurë dhe ka marrë mjekim për shkak të traumës që ka pësuar si rezultat i lënies së të ëmës në mes të rrugës dhe pa ndihmë.
Mësohet se ditën tjetër mjeku Neurolog Veiz Boja ka kërkuar mbledhje urgjente dhe bërjen e analizës së këtij problemi. Mësohet se është debatuar goxha dhe pa ndonjë përfundim.
Comments are closed.
burg dhe vetem burg per drejtore te emeruar pa kompetence dhe bluza te bardha te korruptuara, nese ata do prangosen nuk ndodh ndonje hata sepse ka te tjere mjeke te talentuar te cilet jane diplomuar jashte dhe nuk i lejojne te kthehen pa teseren e partise dhe pa ushtruar korrupsion.
burg dhe demonstrata duhet te flase edhe per gjendjen mjerane te shendetesise