Sërish është shtyrë gjykimi për çështjen e Gërdecit, duke rrezikuar që procesi të katandiset. Për këtë arsye ka reaguar edhe vetë nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Ai kërkoi që gjyqtarët të aplikojnë parimin e gjykimit të pandërprerë.
“Vetëm në çështjen Gërdeci gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë ka realizuar një rekord seancash gjyqësore. Për shkak të një numri pazakontë të pandehurish të cilin në këtë gjykim arrin numrin 29 personash nën akuzë, gjykata ka realizuar deri më tani 103 seanca gjyqësore me një frekuencë 1 ose 2 seanca në javë por që mbi 30 prej tyre janë shtyrë për mungesë ose kërkesë të avokatëve dhe në shumicën e rasteve pa shkaqe të arsyeshme duke penguar ecurinë e procesit dhe përfundimin e gjykimit të kësaj çështje.
Nuk shoh dhe nuk gjej asnjë justifikim përse Gjyqtarët të cilët aplikojnë drejtësinë penale, nuk zbatojnë parimin e gjykimit të pandërprerë, por aplikojnë shtyrjen deri në afatin maksimal 15 ditor, apo në raste të caktuara përtej këtij afati, duke krijuar në këtë mënyrë gjykime të zvarritura dhe probleme me afat e paraburgimit,” tha Spahiu.
“Në radhë të dytë, Është e nevojshme që të këtë ndryshime të shpejta dhe efektive të dispozitave procedurale penale që lidhin me administrimin e procesit gjyqësor penal,” vijoi më tej nënkryetari i KLD.
Sipas Spahiut, vonesat në dhënien e drejtësisë paralajmërojnë një drejtësi të cunguar.
“Duke iu përmbajtur parimit se “Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar” dua të theksoj me forcë se vonesat e pajustifikuara dhe zvarritjet e mëtejshme të proçeseve penale, jo vetëm që nuk mund të tolerohen, por ato janë duke rrezikuar dhënien e drejtësisë, si në drejtim të garantimit të ligjshmërisë së proçesit penal dhe të drejtave të palëve pjesëmarrëse, ashtu edhe në vënien përpara përgjegjësisë të shkelësve të ligjit,- prandaj reagimi i përbashkët ndaj situatës duhet të jetë i menjëhershëm. Vonesa në dhënien e drejtësisë për disa çështje penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, paralajmëron një drejtësi të cunguar e cila rrezikon dështimin e vetë proceseve penale, asgjësimin e provave, zbehjen e shqyrtimit gjyqësor, mosinteresimin e dëshmitarëve dhe në disa raste lirimin e të pandehurve për shkak të skadimit të afateve të paraburgimit,” tha Spahiu.
Comments are closed.
Me keto monstrat e antidrejtessise si Spahiu dhe gjykatesit e shkolles se Plepave ne Durres, nuk ka sesi te kemi ndonjehere drejtesi
Si te mos shtyhen seancat,kush do te denohet,fajtoret e vertete jane,sekretari,mediu e xeni ,kta jane vrasesit e gerdecit,edhe gjykatat e dine se edhe kjo pjese e vogel qe jane ne burge jane fajtore,e duhet denohen,shtyrjet ndollin,nga friga e sekretarit,gjyqtaret duan te zbatojne ligjin,por mendojne pasojat qe ju vijne,nga pushteti mafioz,me vota te vjdhura,i drejtuar nga sali komunisti,e ilir hajduti,kta jane plehrat e kombit.