PD: Publikimi i videos nga Top Channel përbën vepër të rëndë penale, por ne nuk do e padisim

16 Janar 2011, 19:02Politika TEMA

Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike

Edvin Kristaq Rama pasi shndërroi televizionin Top  Channel në hanxharin e tij politik dhe nën psikologjinë e çimkave të bllokut, montoi dhe fallsifikoi videon duke krijuar të ashtuquajtura prova me qëllim për të dëmtuar imazhin e Kryeministrit të vendit e për ta akuzuar atë, tashmë ka vendosur e urdhëruar një çensurë të plotë në këtë media për Partinë Demokratike dhe për deputetët e saj, në deklaratat e tyre.

Ky është një akt i shëmtuar që Z. Edvin çensura ndërmerr me nënshtrimin dhe poshtërimin e mediave kombëtare.

Partia Demokratike i bën thirrje stafit të televizionit Top Channel, të mos pranojë aplikimin e çensurës dhe të mos çensurojë forcën politike kryesore të vendit dhe të gjithë mazhorancën, sepse shndërrimi i institucionit në një dritare vetëm të Edvin Ramës dhe partisë së tij përbën një dëmtim të rëndë të profesionalizmit dhe lirive të mediave.

I Kujtojmë sërish televizionit Top Channel mbi të cilin Edi Rama ka vendosur çensurën, se ndonëse transmetimi i videos së manipuluar nga Edvini dhe çakalli i tij përbën vepër të rëndë penale, Kryetari i Partisë Demokratike dhe Kryeministri i vendit Z. Sali Berisha ka deklaruar se ndaj mediave të cilat publikojnë e transmetojnë gjithçka, nuk do të ketë asnjëherë proçes gjyqësor civil apo penal nga Qeveria dhe administrata shqiptare.

1 komente në “PD: Publikimi i videos nga Top Channel përbën vepër të rëndë penale, por ne nuk do e padisim”

  1. brace1 says:

    I dine mire sekretari i byrose se jane fakte,te gjitha ato qe pame ne televizor,dhe si gjithmone me mashtrime thote:zdo ti padise kurre mediat,po te ishin te pa verteta imagjinoni se c/do te bente ky komuniste i fundit ne rajon,si kulceder do te nxirte prallat e tija te zakonshme,me shpifje e kunder venje,si e si te mbroje pisllikun,me klyshte e partise tije,e ortakun e LSI,qe u kape me preshe ne dore,hajdute te ndyre,te pa cipe,ju eshte turpe tju shohin populli,ky eshte karakteri juaj,sju bene pershtypje.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje