Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka deklarata kontradiktore nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka deklaruar shumën 160 mijë dollarë për lobistët amerikanë të Dutko Worldwide, ndërsa në KQZ-në e Shqipërisë ka deklaruar shumën 30 mijë dollarë, pra pesë herë më pak. Dyshime për pastrim paresh në SHBA ose fshehje shpenzimesh zyrtare në Shqipëri
Lobistët amerikanë, që janë financuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë vënë në pozitë të vështirë ish- zëvendëskryeministrin Ilir Meta për deklarata të gënjeshtra lidhur me financimin e fushatës së tij elektorale në vitin 2009. Së paku dy kompani amerikane lobimi, të cilat paguhen nga Ilir Meta, kanë dhënë shifra të ndryshme në Departamentin e Drejtësisë në SHBA në raport me ato që Ilir Meta ka deklaruar në KQZ për financimin e fushatës elektorale.
Rasti më flagrant është ai i kontratës me kompaninë Dutko Worldwide, së cilës LSI i ka paguar një shumë prej 160 mijë dollarësh, ndërsa në KQZ në Tiranë ka deklaruar se e ka paguar atë 30.000 USD (FAKSIMILE 1). Skandali i deklaratave të gënjeshtërta të LSI dhe Ilir Metës ka të bëjë me gjithë shumën e fushatës elektorale, që kanë deklaruar si shpenzim. Ata thonë se gjatë fushatës së vitit 2009 kanë harxhuar rreth 30 mijë dollarë gjithsej, por nëse marrim raportin e gënjeshtërt vetëm për Dutko Worldwide, i bie që ata të kenë deklaruar vetëm 1/5 e shpenzimeve reale. Kjo është një deklaratë zyrtare e gënjeshtërt dhe drejtësia shqiptare në bashkëpunim me atë amerikane duhet të çojnë para drejtësisë Ilir Metën dhe zyrtarët e LSI që kanë bërë këtë deklaratë (FAKSIMILE 2).
Gazeta Tema po boton sot dy kontrata të nënshkruara nga Lëvizja Socialiste për Integrim me dy kompani lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të përmirësuar imazhin e kësaj partie në sytë e ndërkombëtarëve.
Nga burime amerikane po botojmë kontratën e Dutko Worldwide. Bëhet fjalë për një kontratë që nis në mars të vitit 2009 dhe është nënshkruar nga vetë Ilir Meta, të cilin kompania lobuese në kontratë, ndoshta më përkëdheli e quan kryeministër, dhe për të cilën Ilir Meta ka gënjyer zyrtarisht shtetin shqiptar, ose shtetin amerikan (FAKSIMILE 3). Nëse ka gënjyer shtetin shqiptar, drejtësia duhet të vihet ne veprim, nëse ka gënjyer shtetin amerikan, ai rrezikon të vihet nën akuzë për pastrim paresh nga qeveria amerikane dhe do të kërkojë bashkëpunim të drejtësisë së dy vendeve.
I njëjti problem qëndron dhe me kontratën e deklaruar nga Greenberg Quinlan Rosner, për të cilët po shikohet nëse kjo e fundit ka bërë ose jo deklarata për të ardhurat e saj nga LSI.
Sipas detajeve të kësaj kontrate lotuesit kanë marr përsipër lobimin për të monitoruar zgjedhjet dhe për të përgatitur raporte për to në varësi të rezultatit, por kur LSI hyri në pushtet, e përdori kontratën për të lobuar kundër problemeve që patën zgjedhjet.
Ndërkohë në vitin 2010 LSI ka nënshkruar një tjetër kontratë lotimi në SHBA me Blue Star Strategies, e cila po ashtu është depozituar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA (FAKSIMILE 4). Mbetet të shikojmë nëse për këtë kontratë Ilir Meta ka bërë apo jo deklaratë zyrtare për shpenzime në organet tatimore të Shqipërisë.
Një detaj tjetër interesant të bie në sy ndërsa lexon kontratën e nënshkruar mes palëve. Amerikanët, si një shtet që njeh lobizmin, kanë një klauzolë në kontratë që thotë se këto para nuk duhet të dalin nga fonde publike. Çka nënkupton se këto duhet të jenë para që nuk u përkasin taksapaguesve. Por e vërteta është se këto para nuk kanë nga dalin përveçse nga paratë e taksapaguesve. Në një mënyrë ose në një tjetër, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, janë shqiptarët që paguajnë që LSI të përmirësojë imazhin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mjaftojnë pamjet e fundit të Ilir Metës si një taksambledhës i paligjshëm i përfitimeve të pushtetit në zyrën e Dritan Priftit për të rinisur hetimet dhe në SHBA mbi origjinën e këtyre pareve.
Por, pavarësisht kësaj, drejtësia shqiptare duhet të hetojë deklaratat e gënjeshtra zyrtare të LSI për financimin e fushatës së vitit 2009.
Kontrata e parë
Kompania: Dutko Worldwide
– Pagesa 160 mijë dollarë.
– Kontrata nis në mars të vitit 2009
– Kontrata nënshkruhet nga “kryeministri” Ilir Meta dhe Drejtori i Përgjithshëm i Dutko Worldwide, Mark Irion
Kontrata e dytë
Kompania: Blue Star Strategies
– Pagesa mujore, 22.500 dollarë
– Kontrata nis në mars të vitit 2010
– Kontrata nënshkruhet nga një zyrtar i autorizuar nga LSI dhe nga një drejtues i kompanisë Blue Star Strategies, Sally Painter
FAKSIMILE 1: Deklarimi zyrtar i LSI pranë KQZ, ku thekson se ka paguar vetëm 30 mijë dollarë për kompaninë Dutko Worldwide. Deklarata gjendet në linkun http://www.cec.org.al/2004/rap_auditimi%20ne%20pdf/lsi.pdf
FAKSIMILE 2: Kontrata me Dutko Worldwide dhe shuma prej 160 mijë dollarësh që LSI u ka paguar atyre
FAKSIMILE 3: Dokumenti i Departamentit të Drejtësisë së SHBA për kontratën e parë mes Dutko Worldwide dhe LSI, nënshkruar nga vetë Ilir Meta
FAKSIMILE 4: Dokumenti i Departamentit të Drejtësisë së SHBA për kontratën e dytë mes Blue Star Strategies dhe LSI, nënshkruar nga një zyrtar i LSI
Comments are closed.
Ky injorant i politikes dhe i verbuar nga uria per abuzim, per para e per pushtet, ende nuk e ka kuptuar se nga kush po luftohet. As Iliri e as padroni i tij, Saliu, nuk e kane kuptuar akoma se po iu zhvishen te tera lekuret e hajduterise e te abuzimit nga nje usta i vjeter, nga vete ShBA. Me kot i hakerrehen Priftit, ca me kot i sulen Rames, krejt pa kuptim kapen me shtypin. Jane vete amerikanet, te cileve mesa duket u ka ardhur ne maje te hundes, qe kane vendosur ta heqin qafe zgjatimin e fundit te komunizmit ne Shqiperi! Tani ska as kush ti mbroje, se Berluskoni eshte i zene me proceset e veta!
Kur te bien aksionet ne burse, te tjeret fillojne te shesin aksionet e tuaja sa me shpejte….
Sa me lart te jete cmimi aq me shume humbet.
A erdhi koha qe Sali Ram Pall Berishen,Ilir Kryemadh Meten,dhe skoten e KOP-ave,skoten e hazganeve te Forumit Rionor per Integrim qe i sherbejne Monika Kryemadhit,ti hetoje CIA?A po vjen ajo dite e bekuar?Mjafton te marre dosjet tumllas mbi te cilat flen per koker te qejfit zonjeza kryeprokurore ,ti verifikoje me data based e veta,dhe u krye.Burgu i tyre i perjetshem eshte i garantuar.
FBI arrestoi dhe ekstradoi sekretarin personal te “luftetarit anti-mafie” ish-ministrit te jashtem Ilir Meta, me akuza per pjesmarrje ne Organizate Kriminale, per te cilat ai rrezikon deri denimin kapital.
Zoti Baze, jam kurrioz te di nesekeni hetuar:
Lidhjen e tij me familjen Meta-Kryemadhi?
Menyren e rekrutimit te tij ne postin e sekretarit te I.Metes? Sa dhe si jane zbatuar kerkesat e ligjit?
Ç’fare dokumentacioni klasifikuar, ka rene ne doren e ketij personi gjate kohes kur ka ushtruar detyren e sekretarit te Ministrit te Jashtem?
Kjo e fundit eshte me shqetesuese, duke pasur parasysh natyren e informacioneve te klasifikuara, kombetare dhe nderkombetare, me te cilat duhet te njihet Ministri linjes!
Sa eshte demi qemund te jete shkaktuar nga rrjedhja e mundeshme e ketyre informacioneve, vecanerisht atyre qe lidhen me veprimtarine goditese ndaj krimit te organizuar, perfaqsuesi i te cilit, ndodhej ne paradhomen e ketij fare Ministri?