Menjëherë pas dorëheqjes së Ilir Metës nga dy postet që mbante atë të Zv/kryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë janë propozuar edhe emrat e parë nga kryesia e LSI. Sipas burimeve nga LSI mësohet se është propozuar në postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Nasip Naço i cili aktualisht mban postin e nënkryetarit të parlamentit. Ndërkohë që në vend të tij, numrin dy të parlamentit të jetë Vangjel Tavo.
Ndërsa ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, propozohet që të marrë përsipër edhe postin e zv.kryeministrit. Por këto propozime do t’i paraqiten kryministrit Sali Berisha, i cili pritet që të jap miratimin e tij për këto poste, duke bërë që të mbeten sërish të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“ORA NEWS”
Comments are closed.
Po Petrit Vasilin …kush do e zevendesoje?
ne momentin qe behet haxhinasty zv/kryeminister qeveria ka ra aq poshte sa edhe nje plehraxhi mund te behet minister i mjedisit
Haxhinasto nuk eshte as deputet. Ai ka qene thjesht Shef Kabineti i Metes.
Ne historine e Shqiperise nuk ka ndonje rast kur Zv.kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme te mos kete qene deputet.
Sa keq qe sekretarin e Metes ne MPJ e ekstraduan ne SHBA, patjeter qe tani do t’i kishte ardhur radha per t’u bere zevendesminister.
Z. Haxhinasto! Te njoh personalisht dhe te respektoj per personalitetin tend. Je njeri i thjeshte dhe pa pasuri te vene ne menyre te pandershme. Te keshilloje te ndjekesh shembullin e shkokeve te tu te respektuar si Pellumb Xhufi, Ndre Legisi e te tjere qe u distancuan nga Meta kur ai shkeli idealin e tyre me bashkeqeverisjen me PD me 2009. Edhe per shkak te situates delikate te ceshtjes shqiptare, dhe si ish-ambasador i Shqiperise ne Beograd para 10 viteve jur behej lufta e Kosoves(pavaresisht se jam i bindur qe je i paster ne drejtimin e ceshtjes shqiptare), do ishte me mire te largoheshe nga ajo qeveri proserbe dhe te ndjekesh profesionin tend si diplomat karriere.
Respekte edhe nje here dhe reago me mencuri, Shqiperia me historine me te lashte te europes duhet te ekzistoje me ose pa perfitimeve te vockla qe mund te marresh ne nje periudhe te vockel te jetes tende.
Po Lefter Koka, mik i ngushte i Fatos Nanos, kur do behet minister? Apo ai nuk ka nevoje te vjedhe si koleget e tij, per t’u pasuruar, pasi eshte bere tashme i pasur, nga qenia kryetar i Bashkise se Durresit?
Zoti Teri! Vetem ti ngele (deri sot) pa e ngyer kafshaten ne tiganin e mbushur me yndyre te piset te financuar nga mafia ekonomike dhe politike qe udhehiqet nga Sali Berisha, dhe mbrohet nga “gangsteret” dhe hajdutet qe i ka pjelle politika fashiste e po ketij kryeministri.