Kryetarja e Gjykatës së Lartë reagon për videon: Distancohem nga përfshirja në këtë çështje. Meta: Mu dhimbs vajza e saj se kishte probleme shëndetësore

14 Janar 2011, 13:05Politika TEMA

UPDATE- Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, ka reaguar pas publikimit të videos së përgjuar mes Metës e Priftit, ku shfaqet emri i saj. Becaj tha se distancohet nga përfshirja në këtë çështje. Ajo tha se ajo nuk ka kompetencë për të favorizuar ndonjë çështje. Ajo tha se Gjykata e lartë funksionon me panele gjyqtarësh.

Meta pati deklaruar se i ka punët mirë me kryetaren e Gjykatës së Lartë pasi i ka rregulluar vajzën në ambasadë. Prifti e konfirmoi një gjë të tillë kur tha se vajza e Becajt është në ambasadën tonë në Vienë. Vete Becaj tha se emerimi i vajzes se saj ka qene konform ligjit. “Emërimi i vajzës sime në ambasadë është bërë në respektim të ligjit. Emërimi i vajzës sime nuk është bërë për favoret e pretenduara, por nga profesionalizimi i saj”, ka deklaruar Becaj.

Por ish-Ministri i Jashtem, Ilir Meta, pati deklaruar ne intervisten e dhene ne TV Klan ne emisionin “Opinion” se e kishte punesuar vajzen e Becajt me kerkese te kesaj te fundit. Meta tha se vajza e saj plotesonte kriteret, por shtoi se ishte prekur per shkak se ajo vuante per probleme shendetesore.

9 komente në “Kryetarja e Gjykatës së Lartë reagon për videon: Distancohem nga përfshirja në këtë çështje. Meta: Mu dhimbs vajza e saj se kishte probleme shëndetësore”

  1. huri says:

    Kur pushtetet e pavarura behen lemsh, atehere nuk ka zot qe i shthur.Bota kesaj situate i thote nyja gordiane.Te cilen e shkokoleps vetem shpata.Dakord?

  2. Flamurtari says:

    Po moj zonje e nderuar,tani te gjithe duan te distancohen, por si do t’ia besh hallit se ti ishe aty, e ulur ne preher te Ilir Metes (ndoshta dhe te Berishes)! Po c’paska qene kjoambasada jone ne Vjene! Cerdhe miqsh e dere qokash te politikes! E mbani mend se aty “e degdisen” edhe djalin e zotit Ceka kur ia moren i kembim voten per Presidentin? Se desh harrova Parisin ku cohen “dhenduret”! Hajde bllok, hajde!

  3. ben says:

    Sa bukur,alamet deklarate,.

  4. Lex says:

    Reagim i turpshem, me mire te kishte heshtur.

    Kryetarja e Gjykates se Larte permend ne deklarate se emerimi i vajzes se saj ne Ambasaden Vjene eshte bere sipas rregullave, ndersa ne fakt eshte bere duke shkelur ligjin (prandaj edhe Meta e permend ne video kete nder mafiozesh qe i ka bere asaj).

    Ne baze te ligjit perkates, ne sherbimin e jashtem duhet te futesh me konkurs dhe me pas te punosh 2 vite ne Ministrine e Puneve te Jashtme, ndersa vajza e Znj. Becaj eshte katapultuar ne Ambasade.

  5. Falcon says:

    u mbyt gjemija me federale
    o burra lum kush mund te dale
    pacet fashizmit e vinceremos
    se iku koha e baba qemos

  6. arsen says:

    Moj ti Zonje e nderuar,
    Kur ditkerke kaq shume, perse nuk e pret ti nje Flete-Arresti per ket horr?
    Kur ditkerke kaq shume, perse thua qe kolegjet jane prej 5 vetash dhe ti nuk nderhyn dot?
    Perse nuk i kerkon qe vajza jote te kthehet ne atdhe me motivacion : E SHFRYTEZUAR PER KORRUPSION QEVERITAR?? Pra te dorehiqet me nder?!!

  7. xenilirise says:

    Nese vertete do te kishte “integritet moral dhe pavaresi profesionale”, Zonja Kryetare, nuk do ti bente para disa kohesh presion opozites per miratimin e ligjit organik per funksionimin e Konferences Gjyqesore, me thirrje per vete mbledhje te ketij institucioni edhe pa Ligj, ne sinkron me thirrjet e Zhozefine BonaTopallit!
    Ne emer te ketij integriteti ajo se paku do te duhej te jepte DOREHEQJEN nga posti qe mban, jo se ka faj per sa u fol ne video, por sepse implikimi qe i ben matrapazi, do te ndikoje ne paragjykimin politik te c’do vendimi qe ka marre apo do te duhet te marre Gjykata e Larte, ndaj personazheve politike.Pleksur kjo edhemerrezimin e vazhdueshem te Dekreteve te Presidentit nga maxhoranca e Liut dhe Ilir Kryemetes.
    Ky institucion ka vendosur pushimin e hetimeve per Bashen dhe Mediun!

  8. Epirioti says:

    Kryetarja e Gjykates se Larte kerkoka favore per vajzen per ta larguar nga ky vend qe ajo bashke me politikanet po e bejne nje vend te pajetueshem. Jep doreheqjen sa me pare se ky popull pa buke nuk le me as Berishe e as Edvin Rama te bashkepunoje me me ju per favore politike, familjare e korruptive. Mos harro se nje njeri qe nuk ka buke te ushqej femijet nuk do vrasin e helmojne veten sic po bejne deri me sot por do ju fusin thonjte ne gryke ju o kusar, se nuk kane me c’te humbasin.
    Shikoni vilat qe kane prokurore, gjyqtar e avokate ngjitur e ngjitur me politikanet e te dy kraheve ne Malin e Dajtit, Ne gjirin e Lalezit, ne Sauk e Lunder, mbi kopshtin Botanik, ne Malin e Robit dhe plot prona ne bregdetin e jugut. C’doni me fakte, apo i doni me video te gjitha ju, e quani se jeni bere perendite e Olimpit e nuk iu arrin dot populli. Tufe zagaresh te paditur e injorante, fshatar e katundar, antishqiptar e antikombetar, njerez imoral dhe pa dinjitet, gje e gjalle qe nuk respektoni as veten tuaj

  9. Patriot Kodra says:

    Bravo Epirioti !!!!!!! Te gjithe strukturat shtererore si : Prokuroria, gjykatat e te gjitha niveleve, doganat e cfar te te them o vlla , jane te korruptuar.Constatimet tuaja jane te sakta. Pike !!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje