Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp ka vlerësuar Ilir Metën për aktin e dorëheqjes. Berisha tha se dorëheqja është në interes të koalicionit dhe të vetë LSI dhe se e pranonte atë. Kryeministri deklaroi se dorëheqja e Metës është e parevokueshme. Berisha u shpreh se Meta ishte i gatshëm që në fillim për të dhënë dorëheqjen e për ta ndjekur si qytetar çështjen. Kryeministri u shpreh se Meta ka besim tek drejtësia, por nuk “harroi” të bëjë presion ndaj drejtësisë duke thënë se videoja ishte e manipuluar nga kryeçimka. Kryeministri deklaroi se nuk bën fajtor median për videon. Berisha tha se Prokuroria do zbardhë manipulimin me videon.
Berisha vlerësoi koalicionin me Metën si më të suksesshmin e u shpreh se Meta ka kontribut në heqjen e vizave. Kryeministri u shpreh se LSI do mbajë të gjitha postet. Ai deklaroi se ende nuk është biseduar për emra.
Berisha deklaroi se Rama i ka bërë të gjitha ofertat e mundshme Metës për të lënë qeverisjen me Berishën. Berisha tha se koalicioni PD- LSi do të shënojë fitore më 8 maj në zgjedhjet lokale e do e largojë Ramën.
Comments are closed.
Specialistët filmografikë të qeverisë kanë analizuar filmimin framë për framë duke dëgjuar me kujdes cdo fjalë dhe më në fund kanë arritur të transkriptojnë bisedën e plotë dhe të vërtetë si dritë hidrocentrali e cila ishte krejt ndryshe nga ajo që doli në Fiks Fare.
Biseda ishte kjo:
Zv/kryeministri Ilir Meta shkon ne zyren e ish-ministrit Dritan Prifti dhe ulen ne poltrona.
Dritan Prifti: Si je Liro, ca ke bo mër plak? Si të shkojnë punët?
Ilir Meta: Punë plot. Mbledhje, vendime. Jam bërë telef duke punuar 24 orë pa pushim. Skam kohë të ha bukë rehat.
Dritan Prifti: Shyqyr që ke punë. Po a ke kap ndonjë lek?
Ilir Meta: Cfarë thua Dritan? Nuk është nga ata Ilir Meta. Unë lekun e nxjerr me djersë. Unë borxh marr dhe shtetit nuk i vjedh. (Ilir Meta nxjerr nje bllok nga xhepi) Ja shihi hallet dhe borxhet e mia. Më vjen turp të dal në rrugë se më kapin borxhlinjtë nga xhaketa.
Dritan Prifti: Po ty mirë ta bëjnë se ske mend për punë. Tani ma thuaj troc, do lekë apo do rrish si pabuks?
Ilir Meta: Po të jetë në rrugë të ndershme dhe me duar të pastra, pse jo.
Dritan Prifti: A ti qenke k… fare. Të paska ikur truri ty. Po pse erdhëm në pushtet ne?
Ilir Meta: Për të mirën e atdheut, për një Shqipëri më të mirë.
Dritan Prifti: Më plasi b…tha mua për atdheun. Ku të jetë leku, aty është atdheu. Tani që kemi postet të bëjmë lek sa ti q…më robt se nesër nuk na jepet ky rast.
Ilir Meta: Sa paske ndryshuar Ilir. Nuk po të njoh. Më lëndohet shpirti kur të dëgjoj të flasësh kështu.
Dritan Prifti: Mos më caj t..pin me moral mua pizeveng! Do të më kryesh një punë, more vesh?!
Ilir Meta: Si urdhëron!
Dritan Prifti: Kam një mik, i detyrohem. Të ma bësh inspektor.
Ilir Meta: Patjetër. A ka diplomë?
Dritan Prifti: Ik e q..hu me gjithë diplomë. Po pse po të them ty? Për cfarë të kemi kryetar për të bukur? Se ke një zakon të keq ti, i zvarrit punët.
Ilir Meta: Mirë, si të thoni ju.
Dritan Prifti: Dhe dicka tjetër. Kam një mik dua ti japim tenderin e hidrocentralit.
Ilir Meta: I ka në rregull letrat?
Dritan Prifti: Letrat e by…thes! Po të kishte letrat në rregull pse do vinte tek unë. Ai jep deri ne 700 që të fitojë tenderin.
Ilir Meta: Po si tja bëj unë i ziu. Ta shpall tenderin që ta fitojë ai në mënyrë të pandershme?!! Po sikur ta hedhin në gjyq ata të firmave të tjera.
Dritan Prifti: Kujt i plasi k…ri për gjyqet. Kam folur me Shpresën. Është muhabet i mbaruar. Ore ti k…ar unë për ty e kam, të marrësh ndonjë lek, se u bënë vite që s’ke parë plazh me sy. Do e zgjidhësh?
Ilir Meta: I shkreti unë cmë gjeti! Po do ta zgjidh, pa merak. Obobo po sikur ta marrë vesh doktori?!!!
Dritan Prifti: Me doktorin kam folur unë, për një jave mbyllet kjo punë.
Ilir Meta: Si te thoni ju.
Dritan Prifti: Mirë. Ik tani qaraman se na cave t…pin se kam punë. Dhe ha pak bukë se je bërë si skilipec, një grusht njeriu. Ik, thyej qafën.
Ilir Meta: Po iki. Mirupafshim. Punë të mbarë.
Dritan Prifti: Dale mor bo…le ti them shoferit të të dërgojë në shtëpi me makinë..
Ilir Meta: Jo jo, iki me autobus se dje bleva abonenë e Janarit.
Dritan Prifti qesh ndersa Ilir Meta del nga zyra
————————————————————————–
Keshilli i Ministrave.org njofton se ka kontaktuar kryeministrin Sali Berisha dhe i ka vënë në dispozicion bisedën e zbardhur. Gjithashtu i bëjmë thirrje Edvin Ramës dhe bllokmenëve të tij që të kërkojnë falje publike ndaj zv/kryeministrit Meta per shpifjet e ndyra ndaj figjures se tij.
Version patriotik nga skrapari:-)
Ironi e thelle me patriotizmin e zv.kryeministrit.
Sa i gatshem ishte,Iliri jot ta jepte dorheqjen e pame mbreme,kur ju tha buza per nje pike uje.Ishalla vjen shpejt ajo dite te te thahet dhe ty buza per nje pike uje ,si zevendesit tend…
ore po keta qenkan k…. fare video e manipuluar thone prandaj dha doreheqen plera por po te ishte e manipuluar pse duhet te ikte ai , pse po te ishte e vertete do rrinte?
ky ka ikur per lesh fare mjere ne qe na zuri me kete berishe psikopatin thuaj.hajt te cohemi ta shporrim kete plere njehere e mire.
Mos more Sali,po tani si do ja besh?Mbete pa krahun tend te majte.Krahun e djathte e ke po vet.Po me mire do ishte te hapje krahun.I bej thirrje zotit Ilir Meta,meqenese dha dorheqjen,te dorzoje edhe parate qe ka perfituar padrejtsisht gjate kesaj kohe.Eshte me mire ti dorzoje leket vete,dollaret dhe eurot nuk ja duam,se jane pare te pista…
Po para ca ditesh ,a e pate more,zonjen Monika Kryemadhi,se cfare zonje e madhe qe ishte?Tamam si ato zonjat e renda te Europes,me shtepi te madhe,me guzhine perendimore,Po asaj mo, si i thoshin,HAVIJNAR apo HAJNIVAR ,asaj mo qe e benin nga vezet e peshkut te liqenit te Baltikut te Rusise.?Qysh e gatuante ,mo ajo?E vinte mbi buke te thekur,dale mo,se u ngatrrova.Katundari shtate lekure,s’behet qytetar kurre,si puna ime…
Nje dite se,c’na u faneps dhe zoti Ilir Meta ne TV,bashke me te bijen 7 a 8 vjece ,po qe nga qillot rendonte ca goxha me shume se ime shoqe.Aq mire foli more?Kur e pyeti xhaxhi gazetari ,se cdo te behesh kur te rritesh?Ajo e shkreta u pergjigj:Ministre e Jashtme”Skishte faj e gjora.Sikur ja kishte dhene me tapi Ilir kokemadhi….
teknikisht qeveria Berisha eshte e rrezuar… ceta e katalve po shkaterrohet..po hane koken e njeri tjetrit..
Neser avazi!!!
Saliii!! Neser do shohim videon tendeeee…!
Leri ekspertet amerikane! Ca kujton ti? Shqipetaret jane ne epoken e internetit. Skane nevoje per ekspertiza per gjerat qe bejn muuuuuuuuuu….
Vete e ke fajin! Ctu desh ty, te cosh internet deri ne skajet me te larget? Budalla ishte Enveri, qe conte vetem gazetat dhe Radio-Tiranen?
Disa jave me pare ky i rrjedhuri kerkonte nga opozita fakte,grup fakte dhe prova per hetimin e zgjedhjeve!sot na del e na thote(pa fakte,grup fakte,e prova)se videoja na qenka manipuluar nga kryecimka!je bere aq shume qesharak,dhe genjeshtar Sali sa dhe pinoku do te kishte zili!ku dreqin studiove qe na dole kaq i ditur,sa mbulon cdo fushe?do per mjeksi(doktori bllokmenve),do per avokat(i Metes ne kete rast)do per arkitekt(i rruges kombit,dhe shkaterrimit te shqiperise)apo dhurues tokash,malesh,dhe ujrash sikur keto te fundit ti ka pas lene yt tate trashegim,dhe jo sikur te jene prone e gjithe shqiptareve!sahati po bie dhe per ty sic ra per komardaren qe ste la te fundosesh,edhe ti si kokelopa do jepni llogari per mekatet qe keni bere,jo se do prokuroria,perendimi po e kerkon nje gje te tille…
…ore po tani qe do dale videoja e Monikes kush do dorehiqet?
Dje kryeministri na tha qe D.Prifti i kish ofruar videon por ai s’e kish pranuar, pra ai s’e ka pare videon, sot na thote qe video eshte e manipuluar, nga e di ky qe eshte e manipuluar kur videon e ka pare vetem Dr. i TOP CH. dhe prokuroret? Si gjithmone ky jep verdiktin e prokurorise pa filluar hetimi. Dje Meta na tha qe do jepte doreheqjen ne 2013 ndersa ky na thote: “dua te jem i hapur me ju… me ka kerkuar doreheqjen qe pardje. Pse s’e pranoi, apo priten nje here te shihnin si do shkonte situata pastaj tuj pa tuj ba. Per D. Priftin si individ s’ndjej asnje lloj respekti ndersa e cmoj gjestin e tij. Dje deklaroi se ka dokumente te tjera dhe une duke analizuar rastin e pare ku ne “Top Story” akuzoi Meten se i kish kerkuar favore per miqte e tij mendoj se do kete ndonje gje tjeter te incizuar a xhiruar lidhur me deklaraten e djeshme ne te cilen akuzoi Berishen, Meten, Bashen dhe ndonje tjeter se po pergatitin rrezimin e Rames dhe marrjen e PS nga Meta. Qofsha i gabuar.
Sidoqofte ditet e Berishes po shkurtohen. Populli im te mos rrije me syte ne televizor e te prese c’do ndodhe por te derdhet shesheve dhe ta shporre komunistin e fundit ne Europe qe eshte akoma ne pushtet. Koha ka treguar se ai eshte ne gjendje te rrije gjithe jeten ne pushtet me manipulime votash. Pas ketyre skandaleve Europa s’do ta mbeshtese me.
Le t’i japim fund lengimit 20 vjecar nen zgjedhen e Nanos dhe Berishes. Le te fryje era e ndryshimit ashtu si ne Kroaci edhe ne Shqiperi. Le ta zhdukim kete fare vampiri nje here e pergjithmone.
Me thenien e fundit se prokuroria do ta zbardhi shume shpejt çeshtjen Berr isha do te na tregoje :Ose edhe prekuroria eshte nje institucion i koruptuar e ai ja di si edhe Iliri (Gjykates se Larte)telat e holle,a thua qe edhe Berr isha ti kete bere ndonje nder Ines qe ja keput shpirtin si barby qe eshte.A mos valle pasi u sigurua qe kaseta ka ikur ne drejtim te paditur(ekspertet)eshte i bindur qe e verteta nuk do te dali kurr ne shesh.A thua qe edhe kesaj rradhe miqte se Sala u ka sherbyer per rreth 28 vjete te mos e lene ne balte!A thua qe ku monstruoz te qendroje prape ne kembe?N.q. e tille te gjithe shqipetaret qe kane mbaruar shkollat e mesme e te larta duhet te kerkojne azile politike ne vendet e europes pasi mbreteria e shpellarakeve ata qe duan te drejtojne duhet te kene 2 karakteristika ose te mos kene mbaruar shkollat fillore ose te kene nga
nje deshmi burgu.
Ku jane ata kryetaret pa parti qe perbejne Koalicionin?
Perse nuk ndjehet Mediu?
Po ay Spahia i LZHK-se?
Po Arjan Starova?
vetem Nikolla u tregua burre.
Koalicioni per integrim, u dizintegrua! U shpartallua me duart e veta
Uron: Paqe dhe Lumturi gjithe shqipetareve!
Do Zoti tju kene ardhur mendte me gjithe keto qe mesuan haptazi!