Berisha e Ruli i shitën “ARMO”-n firmës që ka furnizuar me naftë diktatorin Sadam Hysein

15 Janar 2011, 21:24Politika TEMA

Nga Kledian Lula

Ata që kanë pasur mundësi të shfletojnë “dosjen ARMO”, të shitjes së kësaj kompanie gjigante të ekonomisë shqiptare, kanë konstatuar brenda dokumentacionit të saj një batërdi zyrtare anti-ligjore me shkelje, favorizime kontraktuale për firmën e paramenduar blerëse (Taçi Oil), me skema abuzive për të dalë fituese kjo firmë, e deri me falsifikime dokumentare vulash e nënshkrimesh publike ndërkombëtare. Në kohën kur bëhej tenderi për privatizimin e ARMO, u bë një zhurmë e madhe nga bota e biznesit dhe mediat shqiptare e ato të huaja, të cilat denoncuan skemat që po përdorte Ruli me mbështetjen e “heshtur” të Berishës, për të nxjerrw jashtë loje firmat e huaja serioze e konkurruese për të blerë këtë kompani dhe shpalljen blerës tw Rezart Taçit. Ky individ është pronar i ARMO, i pranuar në tender në emër të konsorciumit “Refinery Associates of Texas, Anica Enterprises & Mercuria Energy Group”.

Sot po publikojmë një tjetër “faqe të zezë” të kësaj dosjeje me “kopertinë”: Krimi ekonomik ndaj pasurisë strategjike kombëtare ARMO, realizuar prej drejtuesve të lartë të qeverisë shqiptare”.

Mashtrimet që firmosi dyshja Berisha-Ruli, për t’i shitur ARMO-n “Taçi-Toçit”

Firma “Refinery Associates of Texas, Anica Enterprises”, blerëse e ish-kompanisë shtetërore të naftës ARMO, është paraqitur me letra false si “firmë e specializuar në nxjerrjen dhe përpunimin e naftës”, ndërkohë që njihej si firmë e zakonshme tregtare karburantesh, me veprim në disa shtete, përgjithësisht si distributore (magaziniere) e blerësve të karburanteve. Edhe pse ishte “firmë-magazinë”, qeveria shqiptare nën kujdesin direkt të kryeministrit Sali Berisha e dosjes false të menaxhuar prej ministrit Ruli, “Taçi-Toçin” e shpalli zyrtarisht “blerës potencial me (gjoja) 13 herë më shtrenjtë se çmimi fillestar. Sipas “dosjes së zezë” të këtij krimi ekonomik, e cila që prej 2 vjet e gjysmë gjendet në Prokurorinë e Përgjithshme, Raporti Ndërkombëtar Vlerësues i paraqiti qeverisë shqiptare të dhëna konkrete e specifike në lidhje me kandidatët konkurrues për blerjen e ARMO. Sipas informacionit, firma “Refinery Associates of Texas, Anica Enterprises” rezultonte e evidentuar si “kompani me probleme të rënda ligjore për shtetin në SHBA”.

Raporti informoi gjithashtu, se “Refinery Associates of Texas, Anica Enterprises” ishte “kompani jo potenciale, pa mundësi për të administruar dhe vazhduar prodhim-përpunimin e naftës në Shqipëri, për arsye se nuk garanton disa kushte teknike e financiare, për të cilat duhet të jetë e gatshme për këtë blerje”.

Ky raport nuk u përfill nga qeveria, madje shkëlqesia e tij d.v., kryeministri Sali Berisha, për t’i shitur ARMO-n kësaj kompanie problematike financiarisht e ligjërisht, “lëpiu” edhe deklaratën e tij publike bërë në mediat shqiptare e në VOA (Zëri i Amerikës), nëpërmjet të cilës e quajti Rezart Taçin “Taçi-Toçi, kontrabandist e trafikant shumë i rrezikshëm ndërkombëtar”. Në kohën që kompania “Refinery Associates of Texas, Anica Enterprises” u shpall fituese e blerjes së ARMO prej “trustit korruptiv Berisha-Ruli”, kishte vetëm 5 punëtorë krahu. Sipas dosjes që gjendet në zyrën e kryeprokurores Ina Rama, firma e “Taçi Toçit” u shpall blerëse e ARMO-s pa disponuar asnjë garanci bankare publike në dosjen e tenderit për të realizuar transaksionet e këtij privatizimi strategjik.

“Vendimi Berisha-Ruli” për t’i shitur ARMO-n firmës “Refinery Associates of Texas, Anica Enterprises”, u firmos megjithëse sipas dokumenteve të ardhura nga SHBA, firma nuk kishte asnjë potencial ekonomiko-financiar për t’u përfshirë në kontratën me Shoqëritë e Rafinerisë të Teksasit-SHRT.

Berisha-Ruli zgjodhën një lobist anti-shqiptar si konsulent për shitjen e ARMO-s

Aferat e Berishës me ortak serbë nuk janë 1 e 2, por shumë në qeverisjen e tij që prej vitit 1992 e pas vitit 2005, lidhje që ndoshta ia kanë rekomanduar “miqtë serbë”, ose që i kanë mbetur aktive nga kontrabanda e naftës kur theu embargo e SHBA ndaj shtetit gjakësor të Milosheviçit. Pas emrit të “anëtarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare Shqiptare Damir Fazlliç”, rezulton se në dosjen e shitjes së ARMO ka “dorë” një tjetër personazh më “biografi” antishqiptare e pro-serbe. Ky quhet Patton Boggs. Sipas “dosjes së zezë të ARMO”, ky është përzgjedhur si konsulent prej qeverisë shqiptare dhe personalisht prej kryeministrit Sali Berisha, për të “vulosur” privatizimin e ARMO-s. Lobisti anti-shqiptar pro-serb, Patton Boggs, konsulenti i qeverisë “Berisha-Ruli” në privatizimin e “ARMO”, i rekomandoi dhe i diktoi kryeministrit Berisha si blerëse të ARMO-s firmën “Refinery Associates of Texas, Anica Enterprises” të Teksasit edhe pse “Taçi-Toçi” nuk mund të përballonte dot transaksionin e privatizimit me 200 milion USD. Kompania e “Taçi-Toçit” nuk kishte 200 milion USD që parashikonte VKM e qeverisë shqiptare, por kishte “miqtë dhe shefat” anti-shqiptar pro-serb të kryeministrit shqiptar Sali Berisha.

Cili është “konsulenti” Patton Boggs? Drejtuesi i firmës konsulente që “këshilloi” qeverinë “Berisha” për privatizimin e ARMO në favor të “Taçi-Toçit, anti-shqiptari pro-serb Patton Boggs, njihet zyrtarisht si përfaqësues ligjor i qeverisë haitiane, të drejtuar nga diktatori Duvalier. Përveç këtij angazhimi, Patton Boggs ka siguruar prova dhe këshillim ligjor në favor të Kongresit të Unitetit Serb (KUS), që në vetvete është grupim serbo-amerikan, me program të hapur dhe agresiv anti-shqiptar.

ARMO-n e blen firma që ka furnizuar më naftë pushtetin e Sadam Hysein

Po botojmë të plotë, një raport informues që i është dërguar Departamentit të SHBA dhe Ambasadës Amerikane, vetëm 1 muaj përpara se qeveria shqiptare të shpallte fituesin e tenderit ndërkombëtar për shitjen e kompanisë shqiptare ARMO:

Bazuar në një raport të “Dun&Bradstreet”, firma “Refinery Associates” (firma e “Taçi-Toçit”-shënim i redaksisë) nuk është firmë nxjerrëse dhe përpunuese e naftës dhe e hidrokarbureve, por është thjesht një kompani për shitjen e produkteve të naftës, pra një shpërndarës tregu i tyre, që ka punësuar 5 persona dhe ka shitje vjetore prej 120 milion $. Kjo kompani është themeluar në 1975 nga Kyle McAlister.

Zoti Desormeaux mori kontrollin e kompanisë në vitin 1990 dhe zotëron 100% të kapitalit të saj. Desormeaux, 58 vjeçar, ka shërbyer ne ushtrinë amerikane nga viti 1965 deri në vitin 1967, dhe më pas vazhdoi studimet në universitetin e Luizanës Jugore, nga viti 1967 deri në vitin 1971, ku më pas u diplomua në administrim biznesi. Zoti Desormeaux punoi për “Amerada Hess Corp” të New York-ut nga viti 1967 deri në vitin 1974 dhe më pas, me “Great Lakes Carbon Corp” të New York, nga viti 1974 deri më 1977. Ai u bashkua me “Refinery Associates” të Teksasit në vitin 1978. Në mars të vitit 1997, bashkimi i  firmave “LUKOIL” me 68.5%, “Zarubezhneft” me 3.25 %, “Mashinimport” me 3.25 % dhe Ministria Irakiane e Naftës me 25 %, nënshkruan një kontratë për zhvillimin e fushës së “West Qurna 2”, bazuar në ndarjen proporcionale të produktit. Kjo kontratë për ndarjen e produktit, u nënshkrua për një periudhë që do të zgjaste deri në vitin 2020.

Rezervat e “West Qurna 2” përllogariten të jenë 20 bilion fuçi dhe investimi në këtë projekt mendohej të ishte 3.7 bilionë dollarë. Por kompanitë ruse nuk kishin mundësi të nisnin implementim e këtij projekti, për shkak të sanksioneve që Kombet e Bashkuara i patën vendosur Irakut. Hedhur poshtë, gjatë muajve të fundit në pushtet të Saddam Hussein, “LUKOIL” e konsideron kontratën të vlefshme, por lidershipi irakian i vendosur nga SHBA në krye të pushtetit në Irak, nuk ka vendosur akoma nëse do ta njoh këtë marrëveshje. Shefi ekzekutiv i “LUKOIL”, Vagit Alekperov u takua në ministrin e naftës të Irakut, Ibrahim Bahr al-Ulum, i cili kishte thënë se kompanitë e naftës të vendeve të ndryshme, duhet të bëjnë biznes në Irak. Sipas tij, bisedimet me “LUKOIL” janë zhvilluar gjatë dhjetorit të vitit 2003. Gjatë takimit të 11 marsit 2004 në Bagdad, ata firmosën një marrëveshje për trajnimin e punëtorëve dhe studentëve irakianë në industrinë e naftës. Presidenti i “LITASKOS”, Valery Golovushkin është shprehur se lënda djegëse, do të transportohej më tepër nga rafineritë e “LUKOIL” në qytetin bullgar të Burgas, vendi ku është baza ushtarake më e madhe amerikane në Bullgari. Departamenti i Mbrojtjes i akordon “Refinery Associates” të Teksasit një kontratë prej 406.6 milion USD për furnizimin me lëndë djegëse për ushtrinë amerikane dhe forcat ajrore. Lënda djegëse për përmbushjen e kësaj kontrate, do të importohet nga Athina-Greqi dhe Gent-Belgjikë. Kontrata përfundon më 30 qershor 2007. Kontrata u dha nga Qendra për Suportin Energjetik të Mbrojtjes në Fort Belboir, një entitet i Agjencisë Logjistike te Mbrojtjes.

Firma “Refinery Associates” të Teksasit, ka konkluduar një kontratë prej 108 milion $ me DM për furnizimin me lëndë djegëse në veri të Irakut. Kjo kontratë u dha në mënyrë të pjesshme për të plotësuar punën që duhej bërë nga Halliburton me qendër në Houston, një nga kompanitë më të mëdha për furnizim dhe shërbime në industrinë e naftës dhe të gazit. Pentagoni po heton mbi këtë kompani, lidhjet për mbingarkesat e dërguara në Irak nga një kontratë pa oferta. Një zëdhënës i “Refinery Associates” të Teksasit, tha se është kundër rregullave të kompanisë komentimi i kontratave. Ai i drejtoi kërkesat e tjera drejt presidentit të kompanisë dhe drejtorit ekzekutiv Joe Desormeaux, i cili ndodhej jashtë vendit. Lynette Ebberts, zëdhënëse e QSEM, tha në një intervistë telefonike, se kontrata me çmim fiks prej 108 milion $ ishte për një periudhë 3 mujore, me opsionin e rinovimit 3 herë, nga 3 muaj. “Kjo lëndë djegëse do të jetë në mbështetje të drejtpërdrejtë të “RIO” Taskë Force (Restaurimi i Naftës në Irak).

4 komente në “Berisha e Ruli i shitën “ARMO”-n firmës që ka furnizuar me naftë diktatorin Sadam Hysein”

  1. ben says:

    Po per kete super hajdutin tjeter, Genc Rulin,s’ka vene neper biruca,
    apo avash-avash,do ta haje edhe ky skilja,qe eshte kampioni Ballkanit
    dhe Europes per vjedhje.

  2. huri says:

    Qe ta haje Ruli,ne fillim duhet ta haje padroni i tij Sali Ram Pall Berisha.E shihni,nje firme me vetem 5 te punesuar,mundesoi blerjen e ARMO-s.Kjo do te thote per mua.germoni Tare germoni.Kjo histori nis qe ne kohen kur firma “Shqiponja”,shpk -ja e Partise Demokratike,te cilen ne aparence e drejtonte ai gagaci anestezist qe hangri preshin nga pas ne LUshnje me 1997,por qe e kontrollonte hap pas hapi vet Presidenti i asaj kohe zoti S R P Berisha,ku te gjithe pushtetet i kishte ai me te tijet.Sot,ai po perpiqet per te njejten gje:Te kontrolloje gjithe pushtetet,si rruga e vetme qe te mos i hyje as gjemb ne kembe ,e jo me te hapet ndonje proces penal.Hapni syte dhe do shikoni po te njejten situate,president,kryeminister,kryetar parlementi,prokuror,kryetar gjykate,KLSH,KLD,E kudi une c’KQP tjeter, ne fakt ose e ka ai Sali Ram Pall Berisha ,ose njerezit e mbjelle prej tij.Kjo don me than ,na e ka fut dhe do vazhdoje te na e fuse….

  3. saimir says:

    I dashur z.Baze qe demaskon nje pjese te mafjes sot ne bote e qe tenton te nxjerresh padronet e vertete te Sali-ve ben mire por ,qe forte mire e di qe nuk jane keta padronete e vertete edhe per kete nuk kam dyshim.Nje fjale e urte popullore thote “As Isai e as Musai akoma si eshte gjendur faji”.Ndaj te lutemi mos na provoko se na vjen per te vjelle kur ndigjojme qe ky njeri,qe vret e pret,bene kontabande me te gjitha vendet kunder SHBA,furnizon Serbine pa dienine e SHBA,furnizon me nafte makinen e Sadamit pa dienine e SHBA,bene trafik armesh e s’diterka gje SHBA,furnizon me arme Afganistanin me Diverole e s’ditkerka gje SHBA,vjedh vota e njihet e para nga amb.Amerikan si fitues e s’diterka gje SHBA!Ka ikur ajo kohe kur keta njerez qe ju kurseni na u paraqiten si “Ufo” e ne fakt nuk jane gje tjeter veçse njerez si ne ,qe dine te vjedhin qe dine te shesin,qe dine te abuzojne me fjalen demokraci,qe kur u do interesi dine te mbajne edhe diktatore ne pushtet si ky i yni etj.Ka ardhur koha qe shqipetaret partneritetin ta kene reciprok e te mos presin vapora me plehra kimike kur dihet qe bujqesia nuk do te zhvillohej,ka ardhur koha qe shqiperia te kete qeverine e vete e jo te varen nga nje ambasadore apo nje eurodeputete qe nuk jane as nje e njemijta e atyre qe sot bejne politike e drejtojne vende demokratike.Ka ardhe koha z.Baze qe tu thuhet njerezve se perse mbahet kjo makine mafjoze ne pushtet ,e kjo tashme dihet mire jo nga shqipetaret por nga ata qe me teper ju interesojne keto lojra se sa jeta e nje vendi e demokracia e nje populli.Lutemi zotit te mos pranojme perseri ndonje recete te radhes ku perfundimisht shqiperia te mos quhet me shqiperi,por nje laborator per trafikim armesh,larje parash,e deri tek punet me te pista qe tashme sa vjen e dalin edhe me sheshit e per keto zbulime ky popull ,jo vetem qe quhet çakall por i deklarohet se qeveria e satraperve Sali,Fatos,Meta do te qendroje deri ne 2034.Ky eshte humori me bajat qe behet nga keta aktore me regjizor pertej detit.

  4. Ndoc Sukaj says:

    Abuzimet kolosale me pushtetin nga administrata ,,Berisha,, i ka zberthyer me se miri Z.Mero Baze me emisionin e tije te ,,Ekzekutuar,, ,,Faktori Plus,,te cilit ju be nje atentat per ti mbyllur gojen qe denonconte me force ato qe ditet e fundit filluan te shfaqen dhe me prova vidio-audio te dala nga zyra te Qeverise.Trimerine per te denoncuar kriminele te ketij kalibri nuk e kane shum gazetare pasi ngjarje te viteveve te fundit kane treguar qe njerez qe denoncojne publikisht keta dhoj aferash nuk u ndodhin vetem djegje makinash apo dhune fizike por edhe ,,Aksidente,, me pasoja te renda.Kryeministri Berisha eshte i ,,Dashuruar,,me pushtetin ne menyre te perjetshme dhe po tenton ta mbaje ate me forcen e dinakrise se tije duke dhunuar te gjitha institucionet e shtetit dhe personalitetin e shqiptareve.Nje kryeminister qe mbron korrupsionin ekstrem te zevendesit te tije i kapur mat me prova te pa kontestueshme nuk meriton te jete as magazinier kepucesh dhe jo te menaxhoje parate e shqiptareve.Ne proteste kunder Rregjimit Berisha duhet te marrin pjese te gjith shqiptaret qe e kane minimumin e kurajos dhe te forces per te reaguar ndaj ketij,,Uragani,,shkaterrues te shqiperise.Koha eshte sot pasi po dalin ne dukje prova shum serioze,neser do te jete vone…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje