Meta: Unë përfaqësoj moralin. Nuk do lejojmë instalimin e regjimit të spiunëve

16 Janar 2011, 18:58Politika TEMA

Deklarata e kryetarit të LSI-së, z. Ilir Meta në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LRI-së

Të dashura motra dhe vëllezër më të rinj të Lëvizjes Rinore për Integrim. Është kënaqësi të marr pjesë në këtë takim tuajin si në çdo takim tjetër, aq më tepër sot dhe dua vërtet t’ju falënderoj për përkrahjen dhe për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme në këtë betejë të re jo vetëm politike dhe morale, por edhe ligjore me krimin e organizuar të cilin unë do ta fitoj personalisht në të gjitha aspektet politike morale dhe juridike.

Sepse unë përfaqësoj moralin tuaj dhe moralin e të gjithë atyre të cilët duan të jetojnë jo vetëm në liri, por duan të jetojnë edhe në demokraci, të cilët kanë si kult për të drejtën për të vërtetën shtetin e së drejtës, të cilët kanë si kult në raportet e tyre shoqërore, njerëzore, solidaritetin e respektin për njëri-tjetrin dhe sepse ju jeni të gjithë të rinj dhe ndoshta pjesa juaj më e madhe kanë lindur pas vitit 1990. Në atë vit kur unë isha në moshën tuaj dhe kur bashkë me mijëra studentë të tjerë rrëzuam regjimin e spiunëve, regjimin e mungesës së lirisë.

E si mund të lejojmë ne të mbijë e të instalohet në Shqipëri regjimi i spiunëve sot në vitin 2011, kur Shqipëria është anëtare e NATO-s, kur qytetarët e Shqipërisë, e sidomos rinia shqiptare, falë edhe këtij koalicioni dhe angazhimit të jashtëzakonshëm të LSI-së, është sot e lirë të udhëtojë pa viza në të gjithë hapësirën Shengen të Evropës, të pranojmë të instalohet një sistem i shëmtuar moral, një sistem pjellë e reminishencave të perversiteteve të një sistemi të kaluar.

Unë e dhashë dorëheqjen i bindur jo vetëm në integritetin tim moral, politik e shoqëror, por edhe sepse nuk mund të pranoj që të komunikoj me prokurorinë, me gjykatat dhe me çdo institucion tjetër të zbatimit të ligjit në këtë vend dhe kudo tjetër, si Zv. Kryeministër dhe si ministër, pra si një njeri me pushtet ekzekutiv. Edi Rama, i cili është regjisori kryesor i montazhit të bërë, i keqpërdorimit të tij, i titrave që ka vendosur. Edi Rama, i cili me aq pasion u përpoq t’u përkthente Ilir Metën shqiptarëve nga shqipja lart me shqipen poshtë me titra.

Edi Rama, ky mjeran çimkash e ktheu Partinë Socialiste, pavarësisht se i ruajti inicialet, pra nga Partia Socialiste e Shqipërisë, përsëri i ruajti inicialet e kësaj partie, por tani ajo është nën drejtimin e Edi Ramës Partia e Spiunëve të Shqipërisë.

Sepse ajo do që ta bazojë linjën e saj politike mbi përgjime të provokuara, mbi përgjime tërësisht të montuara, mbi video të trukuara dhe video e cila u paraqit absolutisht që ishte regjia dhe trukimi i vetë Edi Ramës.

Dhe pa u bërë 24 orë nga publikim i saj, u detyruan të japin një variant tjetër. Ne jemi këtu për t’i thënë Edi Ramës se më 8 maj qytetarët e Tiranës e kanë vendosur tashmë për të marrë një vendim të madh dhe historik, një vendim për të pastruar qytetin një herë e mirë jo vetëm nga një drejtim trashmë mafioz i tij, që e ka renditur Tiranën në fund të listës së qyteteve të botës përsa i takon dhënies së lejeve të ndërtimit dhe nivelet më të larta të korrupsionit, por njëkohësisht ne kemi një detyrë të madhe.

Sot është koha jo vetëm për një ndryshim rrënjësor të kryeqytetit dhe gjithë mënyrës së qeverisjes vendore, por sot është koha edhe për dezinfektimin nga çimkat, nga spiunët e politikës shqiptare. Është koha për të forcuar dhe për të mbrojtur kultin e shtetit të së drejtës, për të forcuar dhje për të mbrojtur kultin e dinjitetit të çdo qytetari në këtë vend.

Për të mbrojtur dhe forcuar vlerat më të mira evropiane të shoqërisë sonë të kombit tonë dhe jo për të rikthyer kultin e anti-vlerave, që përmbysëm 20 vjet më parë në vitin 1990, që ishte pikërisht kulti i spiunllëkut, kulti i përgjimit, kulti i fabrikimeve, kulti i shkatërrimit të dinjitetit të njerëzve me forma dhe mënyra monstruoze si ato që përpiqet t’i kthejë sot në kult përsëri Edi Rama kryetari i Partisë së Spiunëve të Shqipërisë.

5 komente në “Meta: Unë përfaqësoj moralin. Nuk do lejojmë instalimin e regjimit të spiunëve”

  1. Epirioti says:

    Te drejte ke qe perfaqeson moralin. Por te kujt valle?! Ky qe thua zotrote eshte morali i vertete i Shqiperise se pas ’90 ku fshatar nga te gjitha trojet e vendit u turren ne Tirane duke u infiltruar nga sherbimet e huaja greko-serge-arabe, e duke lulezuar ne politike. Sollet moralin tuaj, ate te hajdutit, te imoralit, te inferiorit te shpifur, te korrupsionit. Pra, ke te drejte qe ti je vet morali. Ti je perfaqesuesi i kesaj klase fshatare qe sot ka pushtuar me plot kuptimin e fjales te gjitha institucionet e vendit. Fshatar ne prokurori, katunar ne gjykata, malok ne dogana, fshatunar ne parlament, viking ne polici, skocez ne SHISH, cecen ne mjekesi. Pra, te jape te drejte, levizjen tone qytetare te 1990 ju e kthyet ne nje revolucion kulturor te tipit kinez(1967), nje enderr te vazhdueshme te inferioritetit tuaj ndaj qyteterimit qe Tirana kishte arritur ta fitonte vet edhe nen rregjimin komunist. Do vije koha shume shpejt kur ky popull do i kerkoje falje intelektualeve qytetar te vet, kur politika do zbrazet nga fshataret e pashkolluar e injorant, kur ndergjegjja qytetare do kerkoje te ecim drejt perndimit dhe jo drejt serbise, greqise apo botes arabe.

  2. Nabukodonosor says:

    Nuk e kuptojme fjalorin e shtanges-ka thene nje here Fatos Nano,dhe e ka thene tamam.

  3. Aranit Pojani says:

    Te mesoj Sali Rrezili
    Si hidhet ne preher kopili
    Te pat then vjedhes floriri
    Mir e paska pas qafiri.
    Sa moral ka rrospia
    Aq e ndershme Leshe Lija;
    Na more birbo e horr
    Je kapur me pule ne dore.
    Kaq leshko i di shqiptare
    Ta hane rrenen pa qeruar

  4. saimir says:

    Hajduteria ka kohe qe drejton ekzekutivin ne Shqiperi e per pasoje eshte teper e veshtire qe nje hajdut ta quash pa moral.Kjo ndodh me Meten ,kjo do te ndodhi me Berin,kjo do ndodhe edhe me Nanot,kjo ndodhi edhe me Priftet(kujtoni kur u kap me 1.8 milion euro e te versulej se i kam te ligjeshme).Imagjinoni per nje moment se sa ka kryehajduti Sali qe si hujne ne sy fara keto shuma.Meta del me presh ne duar e deklaron qe jam brenda ligjit e moralit.Valle kush ka te drejte te mos i quaj te tille pasi nuk çudi qe keta te kene nxjerre edhe ndonje ligje qe i mbron nga hajduterit e tyre.Parlament trikoleshesh eshte!Nje gje me bene pershtypje ku eshte ajo kryepolicja e parlamentit qe nuk po ja digjojme zerin!Prostitucioni politik i drejtuar nga Nano,Berisha,Topalli,Meta ,e Luli i vocer duhet ti vije fundi jo nga data kalendarike por nga revoltat mbare popullore te cilat bejne te mundur qe edhe sikur te tentojne padronet e tyre e te konçensioneve te mos kene dote mundesi per pazare radhe .Perse hesht sot diplomacia e akredituar ne Shqiperi?Perse nuk prononcohet apo shikon se si do rrjedhin ngjarjet e me pas te vendose.Ku jane ata sek.Shtetesh e zv/te zv/sek qe jo me larg se 1 muaj qeverine Berishjane e kishin partneren nr.1 ne arenen nderkombetare!Ku eshte Hilari Klinton e ,z.Kantrimen ,nuk kemi deshifruar akoma theniet e tyre se kane Shqiperine partnere apo Salin!Mos valle sikur edhe Enveri (i ndjeri)te bente lojen tuaj do te quhej demokrat e jo diktator!A thua qe demokracia e mbjelle keto 20 vjete ka kriterin qe te quhesh i tille duhet:1.Te jeshe pa moral;2.Te jesh vrases;3.Te jeshe hajdut;4.Te jeshe baltoses e shpifes;5.Te jeshe agjent i ndonje sherbimi te huaj;6.Te mos duash Atedheun tend;7.Te jeshe trafikant armesh,karburantesh,etj !Ky eshte mesazhi qe kemi marre keto 20 vjete leksionesh demokracie nga ata qe demokracine e kane te shenjte per vehten.

  5. Ermal says:

    Hahaha ik o Ilir, mire hajdut qe je, por po behesh dhe qesharak.
    Te pakten ruaj klasin, te quhesh HAJDUT ME KLAS!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje